Saturday, November 17, 2018

Ajo çka dua

Në vetmi,ajo çka dua është të lexoj për të mprehur mendjen...më pas, të shkruaj për t'i dhënë jetë shpirtit.
Në shoqëri,kërkoj lexues më të mirë se vetja,për të bërë e dëgjuar kritikë të drejtë me qëllim për të përmirësuar jetën.
Dhe në fund të jetës të shkruaj librin tim për të lënë gjurmë për të tjerët të cilët dëshirojnë të jetojnë në të vërtetë!