Sepse nuk mund te mohojme qe jemi njěkohësisht edhe mekanike edhe intelektualě. Prej ketej rrjedh qe mjeti i bindjes nuk eshtē demostrimi i vetem. Janë vertet pak gjëra të demostruara! Provat bindin vetëm intelektin, është zakoni qe provat tona i ben me te forta dhe me te besueshme. Ajo orienton mekaniken, qe zvarrit intelektin pa e menduar fare ky i fundit.Ç'demostrim ka qe neser do te beje dite dhe neser do te vdesim, por ka diçka qe e besoj me shumë?
Eshte pra, zakoni qe na bind. Eshte ai qe ka bere kaq të krishterë,budistë,turq, pagane, profesione, ushtare etj...
Se fundmi, tek ai duhet te rendim sapo qe intelekti ka pare ku eshte e verteta pèr te shuar etjen dhe per tě mbushur me kete besueshmeri që ne çdo moment na largohet, do te ishte vertet teper e mundimshme te kesh githmone provat perpara. Duhet fituar nje besim me i thjeshte, siç eshtě ai i zakonit, i cili pa dhune, pa truke, pa argumenta na ben ti besojme gjerat dhe drejton çdo impuls tonin drejt ketij besimi, keshtu qe shpirti yne ti jepet spontanisht. Ndersa vertet besohet veçse prej
forces se bindjes, ndersa mekanika shtyn ne drejtim te kundërt, nuk eshtë e mjaftueshme.
Duhet pra, ti bejme te besojně te dyja pjeset tona, intelekti me arsyet qe mjafton t'i kete pare qofte edhe nje here ne jete dhe mekaniken me
zakonin, duke mos i lejuar te shkojne ne drejtim te kundert.
Arsyeja vepron ngadaltesisht dhe ne shume perspektiva tē themeluara mbi shume parime, qe duhet te jene gjithmone te pranishme, qe ajo
pergjumet vazhdimisht ose humbet, kur i mungojnë te gjitha keto parime te pranishme. Ndjenja nuk sillet keshtu; vepron menjehere dhe gjithmone eshte e gatshme te veproje. Duhet pra, ta vendosim besimin tonë ne ndjenje, perndryshe do te jetë gjithmone i pasigurtë.