Natyra e dashurise per veten dhe e unit njerezor qëndron ne dashurine vetem per vetveten dhe ne te konsideruarit vetëm te vetvetes. Por çdo te mundej te bënte?
Nuk do te dinte të ndalonte qe objekti, qe do te jete plot difekte dhe mjerim; déshiron té jete i madh dhe e sheh vetveten tě vogel; deshiron
te jete i lumtur dhe ndihet fatkeq; deshiron te jete i persosur dhe e sheh veten plot me te meta; deshiron të jete objekt i dashurise dhe vleresimit te njerëzve dhe e sheh se te metat e tij sjellin vetëm zemerimin dhe perçmimin e tyre.Konfuzioni, ne te cilin gjendet, prodhon tek ai pasionin me te padrejté dhe me kriminal, qe eshtë e mundur te imagjinohet pasi ushqen njé
urrejtje vdekjeprurése kundër késaj te vertete, e cila e qorton dhe e bind per te metat e tij. Do te deshironte ta asgjesonte por, duke mos mundur ta shkaterrojë ne vetvete, për aq sa mundet e shkaterron ne ndërgjegjen e vet dhe ne ate te te tjereve; kjo do te thote qe merr çdolloj mase per te fshehur te metat e te tjereve dhe te vetvetes dhe nuk duron faktin, që
ato te duken dhe as deshiron t'i shohe.
Sigurisht eshte e dhimbshme te jesh perplot me difekte, por eshte një dhimbje edhe me e madhe te jesh perplot dhe te mos deshirosh t'i
njohësh, pasi do te thote t'i shtosh edhe atë tê nje iluzioni te vullnetshem.Ne nuk deshirojme qe te tjerët të na mashtrojnë: nuk na duket e drejtë qe duan tê jenë te vleresuar prej nesh më shumě se ç'e meritojne, keshtu qe nuk eshtë as e drejte qe ne i mashtrojme dhe qe të duam qe tě na vleresojnë me shumë nga sa e meritojme.Keshtu, kur ata zbulojnë vetëm ato te meta dhe ato vese qe efektivisht kemi, eshte e qarte se nuk na bejnë me faj, pasi nuk janě ata shkaku dhe perkundrazi, na bejne një tế mire, pasi na ndihmojne te çlirohemi prej
një te keqeje, qe është pikerisht padija e ketyre te metave. Nuk duhet te zemerohemi se i njohin dhe na perçmojnë, duke qene e drejtë dhe që te na njohin per ate qe jemi dhe qe tê na perçmojně, nese jemi te pērçmueshëm.
Ja cilat duhet te ishin ndjenjat, qe duhen te lindin prej një zemre, qe duhet te ishte plot me ndershmeri dhe drejtesi. Ç'duhet thene pra, për
tonën, duke parë një prirje absolutisht te kundert? Nuk është ndoshta e vertete, qe ne e urrejme te vertetën dhe ata qe na e thone dhe do të preferonin qe te mashtronin nē favorin tone dhe dëshirojnë tē konsiderohemi prej tyre ndryshe nga çfarë jemi? Dhe ja nje prove, qe më ngjall tmerr. Imponimi fetar nuk detyron te
shfaqim mekatet tona faqe të gjithëve;, ajo toleron qe te mbeten te fshehur per çdo njeri tjeter, perveç njêrit, tẽ cilin e urdhëron te zbulojë edhe fundin e zemres se vet dhe te tregohet per atë, qe në të vertetë eshte.Eshte vetëm një njeri ne botē, qe ajo na urdhèron te heqe luzionet dhe e detyron në një te fshehtě te padhunueshme, qe e beri ndergjegjen e tij sikur tě mos ishte. A mund te imagjinohet diçka me e mëshirshme dhe me e embel? Por, gjithsesi njeriu eshtë shumě i prishur per të njohur kete ligj ende te ashper, dhe eshte njé prej arsyeve kryesore per shkak se pjesa me e madhe e Europès eshte rebeluar kunder besimit.
Sa e padrejte dhe e paarsyeshme eshte zemra e njeriut, nése i duket e keqe qe te detyrohet te beje perpara nje njeriu ate, qe do të ishte e drejté ne ndonjé lloj menyre, ta bente perpara te gjithe njerezve! Ndoshta eshte e drejtë, qe ne i mashtrojme? Ka shkalle te ndryshme ne kete zemerim per tè vertetën, por mund të thuhet se ne njefare menyre ajo gjendet tek të gjithë, pasi eshte e pandare nga dashuria per veten. Eshte kjo ndjeshmeri e keqe, qe i detyron ata, qe ndodhen ne nevoje per te qortuar të tjerët të zgedhin aq shume dinakërira dhe komoditete per te shmangur qe t'i godasë. Eshtë e nevojshme qe ata te zvogelojne mangësitë tona, duke treguar se i shfajësojne dhe qe te perziejnë lavde dhe deshmi dashamiresie dhe
vleresimi. Me gjithe kete, ky ilac nuk pushon se qenuri i hidhur per dashurine per vetveten. Ajo merr sa me pak të jetë e mundur dhe gjithmone me perçmim dhe shpeshherë edhe me një fshehtësi