Sunday, November 11, 2018

Shmangni debatet

Ishin dy veta dhe po debatonin me orë të tëra me njëri tjetrin rreth një teme.
Kaloj aty pranë tyre dhe i përshëndes dhe pasi bëj të iki,njëri prej tyre më ndalon dhe më thotë që të diskutojë temën me mua pasi me atë nuk mundet.
E pyes : -  çfarë teme?
Ai fillon dhe shpjegon :
Mendimi im është ky sepse kjo gjë është kështu e ashtu...
Unë duke tundur kokën dhe duke thënë vetëm një "Po..."

Vazhdo i them...
Dhe ai - Situata kshu e ashtu,problemi kshu e ashtu, çështja ishte dhe është kështu,tani duhet të jetë kështu e jo ashtu...

I them : poooo,e drejtë,poooo...ashtuuuu është... poooo,sigurisht që poooo, natyrisht që poooo...wow vërtetë? Bravo,e goditur! Poooo,interesante...poooo...etj.
E kështu iku gjysëm ore duke tundur kokën!

Më vjen tjetri e më thotë : gjatë gjithë kohës ti nuk the asgjë,vetëm se po miratoje gjithçka që ai thoshte. Pse?!
I them : - asgjë nuk kam miratuar,thjesht po largoja debatin tuaj mbi ju dhe nëse do thoshja diçka,gjithë debati juaj do kalonte mbi mua,prandaj nuk doja të rrija duke e dëgjuar edhe 2 orë të tjera!

Morali : Jo çdo herë që duket sikur miratoj diçka,tregon që jam dakord me atë që thoni.Shpesh jam duke shmangur një debat me pasoja negative.
Jo çdo herë që tjetrit i jap të drejtë tregon se ti e ke gabim.
Jo çdo herë që ti dukesh sikur miraton,je duke u sevilosur apo duke ofenduar,por je duke shmangur një të keqe më të madhe se debati.