Duhet të ndjekesh me vémendje, fjale per fjalë atë qe thonë të tjerët dhe, shtysé pas shtyse, atë qe ndodh. Në kete rastin e fundit, duhet të shikosh menjeherë se çfarë qëllimi ka shtysa, në të parin, të vëresh mire se ç'kuptim kanë fjalët. Arrin mendja ime deri këtu apo jo? Nëse arrin, unë e përdor atë si mjet me të cilin më ka pajisur natyra e gjithesisë per të kryer ketë detyre; perndryshe o ia dorëzoj detyren dikujt qe mund ta bëjë me mire ate ose, në qofte se kjo èshtë një detyre qe me takon vetëm mua, e kryej ate si te mundem duke pasur në krah dike qe te jete në gjendje te bejë atë që ështe më e pershtatshme dhe më e dobishme për bashkesinë, duke bashkepunuar me parimin tim drejtues. Në të vertetë, në gjithçka qe bej me forcat e mia apo me ndihmën e të tjerëve duhet të nisem vetem nga një qëllimi : per atë qe është më e dobishme dhe me vend per bashkësinë.