Saturday, November 10, 2018

Ndërthurja

Të gjitha gjërat ndërthuren midis tyre dhe lidhja që kanë është e shenjtë. Mund të themi që nuk ka asgjë që të mos lidhet me të tjerat, sepse të gjitha janë të bashkërenditura dhe bashkëpunojnë për rregullin e të njëjtës botë. E pashoqe, në të vërtetë, është bota e përbërë nga të gjitha gjërat, i pashok është Zoti që ka krijuar gjithçka,e pashoqe lënda, i pashoq ligji, e zakontë arsyeja e të gjitha qënieve të zgjuara, e pashoqe e vërteta, pasi e pashoqe është edhe përsosmëria e qenieve që kanë të njëjtën prejardhje dhe janë pjesë e të të njëjtit gjykim. '