Kur erdhe në këtë botë,erdhe pa gjë andej nga erdhe.
Kur të ikësh nga kjo botë,nuk do marrësh asgjë nga kjo botë për aty ku do shkosh.
Atëherë,më thuaj o njeri, çfarë është e jotja që shqetësohesh aq shumë?!
Çfarë ishte e jotja që u mërzite për humbjen e saj?
Nga e di ti se çfarë do të jetë për ty në të ardhmen për të cilën futesh në ankth aq shumë?
Sa e sa gjëra posedon pa e ditur që i ke,por që qan kur i humb?!
Sa e sa gjëra posedon dhe nuk të bën përshtypje kur i humbet me dëshirë?
Sa e sa gjëra posedon por që të janë dhuruar,dhurata për të cilat krenohesh sikur janë të tuat?
Sa e sa gjëra posedon si një dhuratë,por që për to nuk shpreh falënderim?
Në fund të fundit, çfarë është posedimi i diçkaje e cila është kalimtare?