Monday, November 5, 2018

Botë e përbashkët

Secili nga ne ka arsye te forta per të supozuar se njerézit e tjere e kuptojnë atë, dhe se ai i kupton ata, sepse ai vrojton se shqiptimet e tij kane efekt mbi veprimet e tyre, te cilat ai i sheh si te pershtatshëm, dhe se ata gjithashtu e shohin si te pershtatshèm efektin që
shqiptimet e tyre kanë ne veprimet e tij; dhe, kuptimi i përbashket perkufizohet në termat e një harmonie te tillë te sjelljes. Dhe, meqenëse te pohosh se dy njerez popullojne nje botë të përbashket do te thotë te pohosh se ata jane ne gjëndje, të paktèn në parim, tè kuptojne njeri-tjetrin, rrjedh se secili nga ne, megjithëse pervojat e tija ndijore jane personale per vetë atë, ka arsye të forta per te besuar se ai, dhe qenie te tjera te ndėrgjegjshme,popullojnë një botë te përbashkët. Sepse secili nga ne vëzhgon sjelljen nga ana e vetes dhe e të tjereve, qe pérben kuptimin e kerkuar. Dhe në epistemologjinë tone nuk ka asgie qe perfshin mohimin e ketij fakti!