Monday, June 29, 2020

Mendimi dhe provat

Kur ke një mendim rreth një gjëje, nuk do të thotë se ke dhe një konkluzion të sigurt për atë gjë.
Sepse mendimi është nisja e një rruge, ndërsa konkluzioni është përfundimi i kësaj rruge.
Nëse ti del në një konkluzion të sigurt për diçka, atëherë je i detyruar të sjellësh gjithë provat e atij rrugëtimit që ke bërë. Nëse këto prova nuk janë të vërteta, nuk janë të qarta dhe përmbajnë  informacion të dyshimtë, konkluzioni juaj është i gabuar dhe si rrjedhim është mashtrim. 

Kjo nuk do të thotë se je i detyruar të sjellësh prova për një mendim tëndin. Mendimet nuk janë prova, ato janë pikënisje.