Monday, June 7, 2021

Disa nga parimet e mia me të cilat jetoj :

Disa nga parimet e mia me të cilat jetoj :
- Kur nuk kemi jetën që duam, duhet të duam jetën që bëjmë. Kështu ke për të kujtuar jetën që ke dashur të kujtosh.
- Ktheje të keqen me të mirë aq sa mundesh. Kështu mirësia ka për të qenë gjithnjë në zemrën tënde edhe nëse nuk është në jetën tënde.
- Bëje veten të jesh i dobishëm për veten tënde sepse të tjerët nuk të duan për atë që ti je por për atë që ti bën dhe për atë që ti ke.
- Merr mësim nga pësimet e të tjerëve sepse jeta jote nuk mjafton për të mësuar nga gabimet e tua.
- Argëtohu sikur të jesh fëmijë dhe mendo si të jesh në moshën e pleqërisë.
- Mos vuaj për atë që ka humbur sepse do vazhdosh humbësh atë që ke. Gëzohu për atë që ke që ta kesh gjithnjë atë gëzim edhe nëse humbet ajo që të gëzonte. Kështu kujtimet bëhen të gëzueshme dhe çasti nuk të hidhëron. 
- Të keqen që urren për veten, urreje dhe për tjetrin. Të mirën që dëshiron për veten, uroje dhe për tjetrin. Kështu mirësia shtohet ndërsa e keqja pakësohet. 
- Jetoje çdo moment si të jetë momenti i fundit sepse në çdo çast lind një mundësi e re ose mund të jetë një hap i fundit.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja