Iku dhe një ditë, një e sotme e cila ishte e nesërmja që ne prisnim ta jetonim por nuk dinim sesi do ishte. Imagjinonim dhe planifikonim ta jetonim ashtu siç kishim dëshirë por e jetuam ashtu siç ajo është caktuar të ndodhë. Kjo ditë e sotme do të jetë e ditë e djeshme për atë njeri që do mbërrijë në ditën e nesërme. Këtë të sotme do e kujtojë nesër si një ditë të kaluar të mbushur me dëshira të plotësuara dhe të paplotësuara, me dhimbje dhe kënaqësi, me lot gëzimi dhe lot dhimbjeje, me ngjyra të ndryshme të cilat do e bëjnë nostalgjik në një të nesërme të largët...
Kjo ditë e sotme e cila përmban të kaluarën dhe të ardhmen brenda sekondave që vinë dhe ikin pa kuptuar sensin e kohës është çasti i vetëm që.përmban ekuilibrin e një shpirti të pakohë, atij shpirti që nuk i përket as të kaluarës, as të ardhmes dhe as çastit.
Ky çast po ikën e bashkë me të dhe një copëz jete e cila për ty o njeri do të jetë...ose shpëtimi yt ose belaja jote.
NATËN E MIRË MIQ TË LIBRIT
#ndalohetkopjimi