Sprova më e madhe është varfëria. Varfëria sjell vështirësi por dhe mirësi njëkohësisht;
Ajo të largon miqtë por të zbulon kush ishin miqtë e duhur.
Ajo të lë të vetmuar por të mëson mirësitë e vetmisë.
Ajo të lë pa gjumë por të forcon durimin.
Ajo të lë të uritur por të mëson vlerën e çdo ushqimi që je ankuar se nuk të pëlqen.
Ajo të vret me punët më të rënda por të mëson vlerën e rehatisë që kishe.
Kur je i varfër nuk shërohesh dot në spitalet e mira dhe as blen dot ilaçet e duhura, por të mëson vlerën e shëndetit.
Ajo të shton borxhet por të mëson vlerën e maturisë.
Ajo të dëmton imazhin në shoqëri por të mëson vlerat e karakterit tënd dhe të tyre.
Ajo të lë beqar por të tregon se shumë martesa janë ngritur mbi baza interesi.
Ajo të shton shumë vështirësi të mëdha por të edukon me urtësi të vërteta.
Kush nuk i ka mësuar këto urtësi, ta dijë se është i varfër në përvojë dhe i pasur në injorancë.