Wednesday, June 2, 2021

Prova e Tri Portave

Prova e Tri Portave
Ruajtja e qetësisë në një moment krize mund t'ju kursejë vite dhimbjeje dhe ankthi.  Një strategji për të kontrolluar durimin tuaj është ajo që unë e quaj "Prova e Tri Portave". Të urtët e lashtë do të flisnin vetëm nëse fjalët që do të shqiptonin do të kalonin tri porta.  

Në portën e parë, ata pyesnin veten, a janë këto fjalë të vërteta? Nëse është kështu, fjalët mund të kalojnë në portën e dytë.  
Në portën e dytë, të urtët pyetën: A janë të nevojshme këto fjalë?  Nëse po, ata do të kalonin në portën e tretë, ku do të pyesnin: 
A janë këto fjalë të mira?  Nëse është kështu, atëherë fjalët do të linin buzët e tyre dhe do të përhapeshin në veshët e të tjerëve. 

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja