Monday, October 14, 2019

Strategji të të menduarit pozitiv


Strategjia e ndryshimit të së kaluarës!

"E kaluara nuk është gjë tjetër vetëm se një
thesar i mbushur me aftësi, njohuri dhe
përvojë, pa të cilat njeriu zhduket në errësirë."

A është e mundur të ndryshohet e kaluara?

Kështu filloi një program televiziv në njërin prej
televizoneve të famshëm, në të cilin isha i ftuar dhe emisioni transmetohej drejtpërdrejt.
Gjatë emisionit thashë se nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, sepse ajo ka kaluar, mirëpo kemi mundësi të ndërrojmë botëkuptimin tonë në përvojën e së kaluarës.
Pastaj të sjellim diçka të re kur të njëjtat përvoja përsëriten.

Të imagjinojmë sikur të kthehemi në të kaluarën dhe për të dytën herë kthehemi në të njëjtën përvojë dhe të veprojmë pikërisht ashtu siç kemi dashur here ne pare te veprojmë.
Në këtë mënyrë  ne do të ndryshojme gjendjen aktuale për më miré,duke përfituar nga aftësitë  dlhe përvoja e së kaluarës.

Grazetari pyeti: "Kaq lehtë ?"
I thashë: "Më lejo të provojmë këtë së bashku :
kujto ndonjë përvojë të hidhur qé ke kaluar dhe mendo e kujto se ç'ndjenja kishe atëherë."

Tha: "E kam në mendje një përvojë të së kaluarës dhe ndjenjat e mia ishin dhe vazhdojnë të jenë negative."

I thashë: "Të supozojmë se koha është kthyer pas dhe për të dytën herë e gjen veten në të njëjtën situatë,a do të jenë sjelljet e tua te njëjta sikurse ishin herën e parë?"

Tha: "Me siguri që jo, sepse unë e kam mësuar
nga ajo që më ka ndodhur dhe do të jem më i kujdesshem dhe veprimet e mia do të jenë më të sakta dhe më të duhurat."

I thashë: "Dua që tani të mendosh për aftësitë që i ke përfituar nga hera e parë."

Mendoi dhe më tha: "Jam aftësuar dhe kam mesuar se si të dëgjoj dhe si të dal nga situatat e vështira.Kam mësuar se nuk duhet t'i gjykoj gjërat në ngutje e sipër, por t'i shqyrtoj mirë dhe te perqendrohem zgjidhje."

I thashë: "Tani kthehu edhe një herë në atë situatën e keqe dhe vepro me aftësitë  dhe mësimet ti i mësove nga hera e pare."

E imagjinoi rastin dhe tha: "Ndiej se e kam plotësisht situatën në dorë dhe se jam shumë më i mirë se herën e parë."

E pyeta: "Tani kujto një situatë tjetër të vështirë
dhe më thuaj ç'ishie ajo gjëja e parë që të erdhi në mendje dhe çka ndjeve në atë moment?"

E imagjinoi dhe tha: "Ajo që më erdhi e para në
mendje ishte fuqia ime mbi situatën dhe kontrolli im i.plotë ndaj saj dhe u ndjeva shumë i qetë."

I thashë: "Ti tani e përdore strategjinë e ndryshimit të së kaluarës, e cila të mundësoi të ndërrosh pikëpamjen tënde për të kaluarën, i largove ndjenjat negative dhe shtove aftësitë e tua. Në këtë mënyrë e kaluara negative nuk është më sfidë nga sfidat që ke jetuar, por
është shkollë dhe aftësim yti."

Dhe tani, lexues i nderuar, më lejo që edhe me ty te provojmë strategjinë e ndryshimit të së kaluarës:
Kujto nga e kaluara jote një përvojë negative,
kujto një rast të përcaktuar dhe kujto veten në atë moment se c'ke bëré?
Si ka qené fytyra jote? Cila ishin lëvizjet e trupit tënd? Ç'ndjenja kishe dhe ç'veprime ke bërë?

Tani kujtoji aftësitë që ke përfituar nga ai rast.

Tani imagjino sikur kthehesh prapa në të kaluarën dhe gjendesh përballë së njejtés situatë. Bëje fytyrën ashtu siç ke pasur dëshiré ta kishe pasur herën e pare, beji lëvizjet e déshiruara të trupit ato lëvizje që ke dashur ti bësh herën e parë dhe futi në funksion aftësitë dhe mésimet që ke marrë kur për herë të parē e
ke kaluar atë sfidë.

Vëzhgoji ndjenjat e tua...Do të shohësh se tani
ndjenjat i ke më të mira dhe kjo, sepse ti tani përdore aftésité dhe njohuritë që i ke përfituar nga hera e pare.
Tani të menduarit dhe të kuptuarit tek ti janë bērë pozitivë dhe nga kjo vijnë ndjenjat normale dhe pozitive.

Tani imagjino sikurse përballesh me të njëjtën
sfidë në të ardhmen. Dhe imagjino se çfarë do të kishe vepruar dhe si do të ishe ndier... Do ta shohësh se sa është shkathtësuar mendja jote në tejkalimin e mirë të situatave nga ky lloj, pra nga lloji që ti e imagjinove problemin tënd.
Pérsérite këtë strategji në mênyrë që ta bësh të kaluarën tënde thesar përplotë me aftesi, njohuri dhe përvojē!

Sunday, October 13, 2019

Mendimtari, mendimi dhe të menduarit

Cdo njeri ka mundësi të jetë pozitiv në
rrethana dhe kushte normale, mirëpo fuqia  e
vertetë del në pah atëherë kur njeriu gjendet
përpara një sfide nga sfidat  e jetës  dhe në atë
rast mendon pozitivisht.

STRATEGJl TE TE MENDUARIT

Mendimtari.. mendimi.. të menduarit

Mendimtari është ai që prodlhon mendimet,
mendimet shkaktojnë lë menduarit,
të menduarit shkakton përqendrimin,
përqendrimi shkakton ndjenjat,
ndjenjat shkaktojnë sjelljen (veprimet),
sjelljet shkaktojnë rezultatet,
rezultatet tregojnë (përcaktojnë) jetën tënde
aktuale dhe, nëse me të vërtetë dëshiron ta
ndryshosh jetën tënde, atëherë, duhet  të
ndryshosh botëkuptimin si mendimtar.

1. Mendimtari

Ai është personi që vendos mendimin në mendjen e vet. Ai është baza dhe ai është shkaktar i çdo gjeje, ai vendos çfarë dëshiron, pastaj zgjedh mënyrēn dhe fillon praktikën.
Mendimtari ka mundësi zgjedhjeje, sepse ka
mundësi  që në mendjen e tij të vendos mendime negative ose mendime pozitive..., mendime lumturie ose mendime mjerimi..., mendime shpirterore ose mendime materiale..., mendime të shëndetshme ose mendime të pashëndetshme.

Mendimtari është si bujku, i cili hedh farën që
deshiron të vjelë ose të korrë një ditë, pastaj punon tokën dhe i kushton kujdes të madh derisa të mbijë dhe të piqet ajo qe ai ka mbjellë dhe kështu arrin rezultatin e asaj kokrre. Nëse dëshiron rrush ai merr rrënjën rrushit, e mbjell atë në mënyrë që të përfitojë rrush.
Nëse dëshiron tranguj, karrota ose groshë do të zgjedhë farërat përkatëse dhe të përshtatshme me llojin e perimes ose pemës që ai dëshiron. Po ashtu si mendimtari,ai zgjedh llojin e mendimit, e mbjell atë në mendjen e tij dhe kështu e kthen mendimin në të menduar e
pastaj në përqendrim, prej përqendrimit bën ndjenjat,prej ndjenjave vijnë veprimet dhe pastaj rezultatet vijnë të njëjta me mendimin. Nëse mendimi që ai mbjell në mendje është negativ, rezultatet janë negative. Nëse
mendimi është pozitiv, rezultatet do të jenë pozitive. Po, sikur ta dinte mendimtari se po vendosi në mendjen e tij një mendim negativ dhe e përsërit atë çdo ditë, për një periudhë 6-mujore do të fillojë një fatkeqësi shëndetësore, piskike, por edhe materiale!
Andaj mendimtari (njeriu) duhet të zgjedh me vëmendje dhe me syçelësi të madhe mendimet që vë në mendje, ashtu si bujku që me syçelësi të madhe zgjedh farën që dëshiron të mbjellë.

2. Mendimi

Cdo gjë në gjithesi filloi nga mendimi (ideja),
pastaj ai kristalizohet dhe krijohet mundësia, pastaj përcaktohet qëllimi, e me pas praktikohet derisa mendimi bëhet i vërtetë, realizohet. Aeroplani ishte vetëm një mendim (ide) në kokën e vëllezërve Xhojs, qyteti Dizni ishte, gjithashtu, vetem një mendim në kokën e
Valt Diznit, mirèpo u bë realitet dhe është qyteti që e vizitojnë miliona njerëz... 
Federal Ekspres ishte një mendim në mendjen e Fred Smith, mirëpo tani është realitet që e shfrytëzojnë njerëzit në dërgimin e telegrameve dhe paketave të ndryshme nëpër githë botën
dhe ato arrijnë për më pak se 3 ditë. Miljet e vrapimit për 4 minuta ishte mendim në kokën e Roxher Panster,por u bë realitet dhe tani e përdorin mijëra sportistë në të gjithë botën.
Cdo gjë, si: raketat, aeroplanët, anijet, automobilat, mjetet elektronike, mjetet e medicinës etj. Çdo gje filloi si një mendim (ide), sepse mendimi është baza dhe rrënja e çdo gjëje. Mendimet pozitive kanë sjellë zbulime pozitive dhe përparimin material dhe teknologjik që ne e shohim dhe e përdorim. Ndërsa mendimet negative kanë shkaktuar vrasje, vjedhje, prostitucion, semundje psikike dhe trupore. Fakulteti i mjekesise ne Frrancisko arriti në përfundim dhe konstatoi se shumica e sëmundjeve vijnë nga mendimi dhe te menduarit.

3. Të menduarit

Kur mendimtari vendos dhe zgjedh një mendim
te percaktuar, pa marrë parasysh se a është mendim pozitiv  apo mendim negativ, ai e vendos atë në mendjen e tij. Aty mendja fillon të njoftohet me mendimin qe eshtë vendosur në të, fillon ta analizojë atë mendim nga te gjitha pikëvështrimet e mundshme. Pastaj i jep
nje logjikë atij, e arsyeton mendimin e vendosur, një logjikë nga mundësitë dhe nga ajo që ai ka në kujtesën dhe trurin e tij. Pastaj fillon ta krahasojë atë mendim me ndonjë mendim tjetër të ngjashëm ose të përafërt me të. Në fund, mendja kërkon në gjithë hapësirën e
saj ndonjë gjë që ta mbështesë dhe përkrahë mendimin e ri të vendosur në mendje.
Në këë mënyrë, mendimit i jepet një logjikë, një
kuptim, duke u bërë i gatshëm për funksionim dhe pastaj fillon përqendrimi i njeriut në atë mendim. Ky përqendrim sjell ndjenjat, pastaj vijnë veprimet dhe rezultatet.

Tani më lejo të të pyes: Nëse ndonjë njeri vuan nga gjendja e rënde materiale, gjendja e rëndë shoqërore, familjare ose personale... etj., kush është ai që i vendosi në mendje kéto mendime? Ai vetë apo nuk është ashtu?! 
Prandaj duhet që  njeriu ti kthehet fuqisë së treshit (mendimtari,mendimi, të menduarit) dhe të zgjedhë mendimet më të mira që ti vendosë në mendjen e tij, pastaj të marrë përgjegjësi të plotë. Ti përmbahet treshit dhe të mos fajësojë askënd për gjendjen e vet, as të mos kritikojë
askënd dhe të mos e krahasojë veten me ndokënd tjetër. Por duhet të zgjedhë mendimet më të mira e pozitive që të arrijë rezultate pozitive dhe të mira.
Pikërisht sikurse bujku që zgjedh farërat më të mira, i mbjell ato dhe kujdeset për to që të ketë frutet më të mira.

Prandaj të këshilloj të jesh i kujdesshëm me
kujdesin më të madh kur pérzgjedh mendimet, mendo mirë para se ti vendosėsh në mendje. Sepse ato pastaj prej mendimit kthehen e hyjnë në të menduarit, pastaj përqendrohesh në to, pastaj vijnë ndjenjat, pastaj mendimet dhe në fund rezultatet  që nuk të kënaqin, por jo vetém kaq, ato rezultate mund të të përballin me sfida
të rénda, pa qené nevoja.

Saturday, October 12, 2019

Vetmia në shoqëri

Shpesh shohim dikë që rri vetëm dhe mendojmë se është i vetmuar!
Ndërsa ata që janë në shoqëri duken se janë të shoqërueshëm dhe të gëzuar!
Por kjo nuk është gjithnjë kështu sepse shpesh ajo që duket të mashtron.
Ka shumë njerëz që jetojnë të vetmuar edhe pse janë mes njerëzve. 
Ashtu siç ka njerëz që rrinë vetëm por jo të vetmuar. 
Vetmia është gjendje shpirtërore jo sociale!

Niçe 5

Pak nga pak mua më është bërë e qartë se çfarë ka qenë deri sot çdo filozofi e madhe, pra dhe rrëfimi i vetvetishëm i autorit të saj dhe një lloj mèmoires të pavullnetshme dhe të shkujdesura, por edhe që synimet morale
(ose imorale) kanë përbërë farën e vërtetë jetësore të çdo filozofie nga e cila herë pas herë është rritur e gjithë pema. Në të vërtetë bëhet mirë ( dhe është edhe pjekuri) në qoftë se, për të shpjeguar këtë, si gjë e parë na kërkohet se si janë zhvilluar pohimet më të largêta metafizike të një filozofi, drejt cilit moral priret e gjithë kjo (drejt cilit moral priret ai vetë). Si pasojë nuk mendoj se babai i flozofisë është një "shtysë në njohje", por që këtu, si zakonisht, një tjetër instinkt e ka shfrytëzuar njohjen (dhe njohjen e gabuar) vetëm si një mjet. Por ai që merr parasysh instinktet themelore të qenieve njerëzore për të parë se deri në çfarë pike pikërisht këtu ata kanë mundur të bëjnë lojën e tyre si gjeni frymëzuese (ose djaj ose shpirtra), do të zbulojë se dikur ata janë marrë të gjithë me filozofi dhe se secilit prej tyre, madje, do ti pëlqente tepër ta paraqiste veten si qëllimin e fundit të jetës dhe mendimin e ligjshëm të gjithë instinkteve të tjera. Në të vërtetë, çdo
instinkt është i papërmbajtur për pushtet dhe si i tillë synon të filozofojë.Pa dyshim, midis njerëzve të ditur, midis njerëzve të vërtetë të shkencës gjërat mund të qëndrojnë ndryshe, "më mirë" në qoftë se duan: mund të ketë me të vërtetë diçka si një instinkt njohjeje, njëfarë mekanizmi ore të vogël të pavarur që, i kurdisur mire, ti kushtohet me guxim kësaj pa qenë e
thënë që instinktet e tjera te njerezve te ditur te marrin pjesë aty në mënyrë të qenësishme. Prandaj "interesat " e vertete te njerezve të ditur zakonisht synojnë drejt një fushe krejt te ndryshme, për shembull drejt familjes ose
për të bërë apo për t'u marrë me politikë. Madje është gati edhe i painteres nëse mekanizmi i tij i vogël zbatohet në këtë ose në atë fushë të shkencave dhe nëse punonjësi i ri "plot shpresa" bëhet edhe një filolog i mirë apo një
njohës i kërpudhave apo një kimist : kjo nuk e përcakton faktin për t'u bërë ky ose ai. Përkundrazi, tek filozofi nuk ka asgjë të pangjyrshme; dhe mbi të gjitha morali i tj dëshmon në mënyrë të prerë dhe vendimtare kush është ai : gjë që do të thotë se në çfarë shkalle hierarkike qëndrojnë midis tyre
instinktet më të thella të natyrës së tij.

Femra ideale

Nuk ka dashuri ideale! Ka femra ideale.
Për mua një femër ideale është ajo që e bën dashurinë ideale duke e ditur që ska djem idealë.

Wednesday, October 9, 2019

Lypsar dashurie

Nëpër udhë ka gropa,
Intriga të mbuluara me buzëqeshje.
Dikush që brenda gropës ra,
Paralajmëron kalimtarët kujdes të kenë në ecje.

Për fat të keq asnjë nuk e kupton,
Paralajmërimi i tij gjykohet.
Sikur botën nuk e don,
Por me fatin e tij pajtohet.

Me një lypsar duket se ngjan,
Jo për një pesçe nga dorë bujare.
Si një lypsar dashurie ai qan,
Për një zemër tjetër mbushur me thesare.

Tuesday, October 1, 2019

Vlerëso atë që sheh dhe mos gjyko atë që nuk sheh.

Vlerëso atë që sheh dhe mos gjyko atë që nuk sheh.

Një i pasur vendosi të jepte bamirësi tek një i varfër pa e ditur asnjë këtë gjë.
Ngrihet natën për të dhënë disa lekë dhe gjen dikë i cili ishte ulur në një cep të rrugës.
Ulet bashkë me të anash por pa e parë fytyrën e tij dhe pa e pyetur se kush ishte.
Thjesht e pa këtë burrë ulur në këtë cep duke qenë i menduar dhe duke rënkuar dhe mendoi se ishte nevojtar.
Vendosi t'ja linte lekët aty dhe më pas u çua për të ikur.
Në mëngjes dëgjon dikë i cili thoshte se një person i kishte dhënë aq lekë filanit i cili ishte pijanec dhe kumarxhi.
Pasi e dëgjoi mirë këtë histori, i thotë :
- A ka bërë gabim personi i cili i dha para atij pijaneci?
Sigurisht që po,ka bërë shumë gabim i thotë!
Një tjetër aty pranë që ishte i moshuar ja ktheu duke i thënë :
- Jo, aspak nuk ka bërë gabim duke i dhënë para sepse njeriu duhet të vlerësohet nga ajo që bëri dhe ajo që dimë,jo nga ajo që nuk dimë dhe që nuk pamë.
Gjesti i tij ishte bujari dhe humanizëm,jo krim sepse ai nuk e dinte që ishte pijanec dhe kumarxhi!
Nëse do vazhdojmë të gjykojmë tjetrin nga ajo që nuk dimë dhe nuk pamë,atëherë sdo guxojë më njeri të bëjë bamirësi nga frika e gjykimit të njerëzve.
Prandaj, vlerësimi është më i mirë se gjykimi!