Wednesday, January 13, 2021

Ari I humbur

Shikoni  për  arin  e  humbur

Kur jam i lumtur, e shoh lumturinë  te të tjerët.
Kur jam i dhembshur, e shoh dhembshurinë te njerëzit e tjerë.
Kur jam plot energji dhe shpresë, shoh mundësi rreth meje.
Por  kur  jam  i zemëruar, i shoh njerëzit  e  tjerë  si  të panevojshëm. 
Kur  jam  në  depresion, vërej se sytë  e  njerëzve  duken  të  trishtuar. 
Kur  jam  i  lodhur,  e shoh  botën  si  të  mërzitshme  dhe  jo  tërheqëse.
Unë  jam  ajo  që  shoh!

Nëse  futem në një lokal dhe ankohem : "Çfarë  rrëmuje  e mbushur  me njerëz të lodhur,  një vend i mbushur  me  smog!" 
Unë me  të  vërtetë  jam duke  shprehur  atë  që shoh në një vend të  mbushur  me njerëz, pra një rrëmujë. Unë në  atë  moment jam vetë rrëmujë. 
Nëse  do  të  isha  ndjerë  i motivuar  atë ditë, plot  shpresë  dhe  lumturi,  po  aq  lehtë  do  të mund të thosha,  ndërsa  shëtisja,  "Uau,  çfarë kopshti  i  lulëzuar,  ky është një vend energjik!"  Përsëri,  unë do  të  kisha  përshkruar  peisazhin  tim  të  brendshëm, jo atë  të vendit.

Vetë-motivimi  ynë  vuan  më  së  shumti nga  mënyra  se  si  zgjedhim  të  shohim  rrethanat  në jetën  tonë.  Kjo  për  shkak  se  ne  nuk i shohim  gjërat ashtu  si  janë,  ne  shohim  gjërat  ashtu  si  ne  jemi.

Në  çdo  rrethanë,  ne  mund  të  kërkojmë  arin,  ose  të kërkojmë ndyrësinë.  Dhe  atë  që  kërkojmë, ne  e gjejmë.  Pika  më  e  mirë  e  fillimit  për  vetë-motivimin është  në  atë  që  ne  zgjedhim  të  kërkojmë  në  atë  që shohim  përreth nesh. A e shohim  mundësinë  kudo?

"Kur  hap  sytë  në  mëngjes,"  tha  Colin  Wilson: "Unë nuk  përballem  me  botën,  por  me  një  milion  botë  të mundshme". Gjithmonë  është  zgjedhja  jonë.  Cilën  botë  duam të shohim  sot?  Mundësia  është  ari  i  jetës.  Është gjithçka  që  ju  nevojitet  për  të  qenë  të  lumtur. Është fusha  pjellore  në  të  cilën  rritesh  si  person.  Dhe mundësitë  janë  si  ato  grimca  kuantike që  vijnë  në  ekzistencë  vetëm  kur  ato  shihen  nga  një vëzhgues.  Mundësitë  tuaja  do  të  shumohen  kur  ju vendosni  t'i  shihni  ato.

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja