Thuaji vetes një "gënjeshtër" të vërtetë
Më kujtohet kur vajza ime 12 vjeçare Margery mori pjesë në një lexim poetik në shkollë, në të cilën të gjithë shokët e saj të klasës duhej të shkruanin një "poezi gënjeshtre" për të treguar sa të shkëlqyeshëm ishin. Ata supozohej të krijonin të pavërteta për veten e tyre që i bënin ato të tingëllojnë në mënyrë të pabesueshme e të mrekullueshme. E kuptova ndërsa dëgjoja poezitë që fëmijët po recitonin në një version të asaj që bëri Arnold për të sqaruar tablonë e së ardhmes së tij. Pra "duke gënjyer" veten e tyre ata po krijonin një vizion se kush donin të ishin. Vlen të përmendet gjithashtu, që shkollat janë shumë larg nga burimet motivuese të arritjeve individuale dhe suksesit personal saqë për të ftuar fëmijët të shprehin vizione të mëdha për veten e tyre ata duhet t'i ftojnë fëmijët të "gënjejnë".
Shumica prej nesh nuk është në gjendje të shohë të vërtetën se kush mund të jemi. Shkolla e vajzës sime zhvilloi një zgjidhje të padëshiruar për atë vështirësi: Nëse është e vështirë për ju të imagjinoni potencialin në vetvete, atëherë ju mund të dëshironi ta filloni duke e shprehur atë si një fantazi, ashtu si fëmijët që shkruan poezitë. Mendoni për disa histori se kush do të donit të ishit. Mendja juaj e nënndërgjegjeshme nuk e di që ju jeni duke fantazuar apo parë një fotografi. Së shpejti do të filloni të krijoni projektin e nevojshëm për shtrirjen e arritjeve tuaja. Pa një fotografi të vetes tënde më të lartë, nuk mund të jetosh në atë Unin tënd. "Gënjeni" veten me një vizion derisa "gënjeshtra" të bëhet e vërteta.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja