Wednesday, January 13, 2021

Qetësia e mendjes

Mbi qetësinë e mendjes 

Qetësia e mendjes është një nga xhevahiret më të bukura të mençurisë. Është rezultat i përpjekjes së gjatë dhe të durueshme të vetëkontrollit. Prania e saj është një tregues i përvojës dhe pjekurisë dhe vlen më shumë sesa njohja e zakonshme e ligjeve dhe operacioneve të mendimit.

Nëse do t'ju kërkoja të më tregoni një simbol të vetë-disiplinës, ju menjëherë mund të mendoni për një Murg budist, i aftë të qëndrojë ulur për orë të tëra me një mendje të zbrazët dhe vetëm duke imagjinuar një iluzion me një buzëqeshjeje në fytyrën e tij, me një përmbajtje thjesht sa për të qenë i ngurtë. Por kjo nuk është ajo që po kërkon një mendje e qetë sepse këta janë larguar nga bota duke jetuar të vetmuar. 
Unë e kam fjalën për një vetëkontroll të tillë që ndihet si një superfuqi në punët e sotme të zëna nga rutina e shpejtë gjatë jetës në të cilën shpërqendrimet fshihen në çdo cep dhe gumëzhin në çdo xhep.  
Personi që është i aftë të ruajë qetësinë e mendjes është një individ i rrallë por për fat të mirë edhe ju mund të bëheni një i tillë, nëse jeni të gatshëm të vendosni  të bëni vetëm disa përpjekje të vullnetshme.
Zbatimi i një lloj praktike medituese në orarin tuaj javor jo vetëm që do t'ju ndihmojë të rrisni vetëkontrollin tuaj dhe të zhvilloni më shumë durim, por gjithashtu do zvogëloni stresin tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni më të lumtur.
Praktika më e zakonshme për të mësuar se si ta qetësoni mendjen është të meditoni.
Sidoqoftë, meditimi nuk është i vetmi zakon që ju vë në një gjendje medituese dhe qetësuese.
Çelësi për zhvillimin e qetësisë së përditshme është përqendrimi i vëmendjes tuaj në momentin e tanishëm ose në një aktivitet të vetëm që jeni duke kryer. Angazhimi në një sport me fokus të lartë si yoga, ngjitje në mal, ose arte marciale mund të jenë një mënyrë e mirë për të arritur në këtë gjendje - dhe kështu mund të jetë diçka aq e zakonshme sa kopshtaria, vallëzimi, ose një vizatim.
Sa më shpesh ta vendosni veten në një gjendje medituese, aq më i qetë do të jeni  në situata të përditshme. Kultivimi i qetësisë do të çojë edhe më shumë në vetë- kontroll, dhe kjo do të çojë në një aftësi gjithnjë në rritje për të kontrolluar gjendjen tuaj mendore dhe të parandaloni që emocionet të turbullojnë gjykimin tuaj.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja