Monday, January 11, 2021

Përballja me një vështirësi më të madhe e bën më të lehtë vështirësinë nga e cila e ke frikë të përballesh.

Një nga mësimet  që  kam marrë nga artet marciale është  ai  që  nuk  e  kam  harruar kurrë dhe s'kam për ta harruar kurrë në jetë.   Kurdoherë  që  kam  frikë  se  mos  shfaqet  diçka e frikshme apo e rrezikshme, do  të  gjej  një  mënyrë  për  të  bërë  diçka  që  është  edhe më e vështirë  ose  e  frikshme. Sapo  të  bëj  gjënë  më  të vështirë,  gjëja tjetër e  vërtetë  bëhet një lojë e mbushur me kënaqësi. Boksieri  i  madh  Muhamed  Ali  e  përdorte  këtë  parim në  zgjedhjen  e  kundërshtarit të tij. Ai  do  të sigurohej  që kundërshtarët me  të  cilët  ai  kishte punuar  para  një  ndeshjeje  të  ishin  më  të  mirë  se  boksieri kundër  të  cilit  do  të  dilte  në  duelin  e  vërtetë.  Ata  mund të  mos ishin gjithmonë  gjithnjë  e  më  të  mirë,  por  ai gjeti rivalë të  ndryshëm  të  cilët  ishin  secili  më  i mirë  në  një  mënyrë  apo  në  një  tjetër  sesa kundërshtari  i  tij  i  ardhshëm.  Pasi  u  përball  me  ta,  ai  e dinte  që  shkonte  në  çdo lloj beteje  sepse  ai  tashmë  i kishte sfiduar ato  aftësi  dhe  kishte  fituar.

Ju  gjithmonë  mund  të  "vini  në  skenë"  një  betejë  më  të madhe se  ajo  që  duhet  të  përballeni. Nëse  duhet  të bëni  një  prezantim  para  dikujt  që  ju  tremb,  gjithmonë mund ta provoni  atë  së  pari  para  dikujt  që  ju  tremb më shumë. Nëse  keni  diçka  të  vështirë  për  të  bërë  dhe hezitoni  ta  bëni,  zgjidhni  diçka  edhe  më  vështirë  dhe bëjeni  atë  së  pari. Shikoni  se  çfarë  i  bën  motivimit  tuaj  duke  kaluar  në  sfidën "e  vërtetë".

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja