Ne po përjetojmë krijimin e një mënyre të re të jetesës. Ne po jetojmë në një transformim jetese, emocionuese dhe të fuqishme. Në nivelin më të thellë të vetëdijes, po ndodh një transformim rrënjësor shpirtëror. Në një në nivel botëror, ne po sfidohemi të heqim dorë nga mënyra jonë e tanishme e jetës duke na imponuar një lloj jetese tërësisht të re.
Në fakt, ne jemi në procesin e lirimit të së vjetrës, duke lënë pas botën e vjetër si një fotografi e mbushur me nostalgji, për të ndërtuar një bote të re në vendin e saj. Ndryshimi fillon me secilin individ, por siç duket gjithnjë e më shumë individë janë duke u transformuar, ndërgjegjja masive ndikohet gjithnjë e më shumë, dhe rezultatet do të manifestohen në botën përreth nesh.