Pasi e ke konceptuar qëllimin tënd, duhet të shënosh mendërisht një rrugë të drejtë për arritjen e saj, duke mos parë as djathtas as majtas por drejt.
Megjithatë, mos harro se gjithmonë ekziston një mënyrë më e mirë për ta arritur atë qëllim.
Të mos e harrosh këtë rregull, do të thotë të jesh njeri jo i ngurtë por elastik.
Pra, mënyrat shpesh herë mund të ndryshojnë por asnjëherë mos devijo nga qëllimi.
Këmbëngul derisa ta arrish sepse zakoni i këmbënguljes është zakoni i fitores.
Njerëzit me qëllime kanë sukses sepse ata e dinë se ku po shkojnë.
Njerëzit pa qëllime nuk e dinë ku po shkojnë edhe pse gjenden në rrugën e suksesit, prandaj ata kurrë nuk e shijojnë këtë sukses.
Pa një qëllim nuk je askush edhe pse ke gjithçka.
Nëse ke një qëllim ti ke për të qenë dikush edhe pse nuk ke asgjë.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja