Wednesday, October 31, 2018

Forma dhe thelbi

Për çfarë je më shumë i interesuar,për formën apo për thelbin?
A mendon shpesh për këto të dyja? Nëse po,a e ke të vështirë të dallosh menjëherë formën nga thelbi? Pa nënvlerësuar as njërën dhe as tjetrën,shpesh disa njerëz ndodhen nën presionin për të pranuar formën e gjërave,dhe nën ndikimin e saj, organizojnë jetën e tyre në çdo aspekt,qoftë nga më intimet e deri tek më socialet.
Edhe pse e dimë që arsimimi ka rënë në nivel qesharak,ne nuk na shqetëson aspak fakti sesi do edukohet fëmija,sepse ajo që na kërkon shoqëria është faktori "arsimim" formal.
Se çfarë edukimi ka marrë,kjo nuk duhet të jetë problem sepse shoqëria nuk kërkon edukimin por diplomën. Pak rëndësi ka nëse je imoral,mjafton të jesh i "gdhendur" sipas kërkesave të tyre.
Suksesi pra nuk matet me faktorët edukativë por me faktorët ekonomikë.

Diçka tjetër që është formale e cila pak veta janë të shqetësuar për thelbin është edhe ajo se çfarë ofron "tregu virtual".
Tregu virtual po shet mallra të ndryshme të cilat nuk i kontrollon askush,mallra të ambalazhuara bukur por të prishura. E kam fjalën për "mallin informativ" që qarkullon nëpër portale të ndryshme të cilat po ushqejnë publikun me mashtrime,njohuri të padobishme, informacione të shtrëmbërura,ide revoltuese, mentalitete diskrimininuese, thashetheme që ngjallin urrejtje,debate fetare,luftë virtuale e cila po vret inteligjencën emocionale dhe po shthur pa dallim moshe çdo njeri që është verbëruar në këtë jetë virtuale.

Ajo çka më shqetëson më shumë është fakti se,pasi e mësojnë këtë të vërtetë, përsëri nuk e frenojnë veten e tyre nga kjo lloj "ushqimi virtual". Përsëri po shkojnë me kënaqësi drejt kërmës virtuale si ai qëni që shkon pas kërmës së ngordhur.
Sepse duan që të ndjekin kërkesat e shoqërisë, kërkesa formale të imponuara edhe pse e dinë thelbin e çështjes. Frika se mos nuk janë si shumica i detyron të mos jenë të veçantë.
Duke ushqyer idenë e shumicës,ne kemi vrarë dëshirën për të qenë i veçantë.
Duke vlerësuar atë që vlerëson shumica,ne i kemi frikësuar ata që duan të jenë dikush.
Frika se mos duken qesharakë nga shumica,po vret të ardhmen e gjeniut.
Dhe kështu, formaliteti bëhet mënyrë jetese,ndërsa thelbi thjesht një ide e frikshme!!!

Metoda e padobishme

Largohu nga ajo metode, qe shmanget duke u hedhur nga subjekti në subjekt duke kerkuar te marrë nje ton. Projekti i marrë per te bërē një
gjë per vetveten, jo kalimthi dhe kundër déshires, s'mund tu ndodhi të gjitheve, por vullnetarisht, duke ndjekur nje skice te saktë dhe thelbésore. Te thuash marrezira gabimisht dhe prej dobėsise eshtë një e keqe normale, por ti thuash gabimisht, kjo eshte e padurueshme dhe ti thuash pikerisht kaq te medha.

Fisnik lind, nuk bëhesh!

Nuk mesohet se si te behesh fisnik, por githe te tjerat po. Dhe njerëzit nuk mburren kurre se dinë diçka prej gjithë te tjerave ashtu si mburren se jane fisnike. Mburren se dine te vetmen gjë që nuk kanë mësuar.
Femjet tremben prej fytyres se vet qe kanë ndotur; jane femije; por menyra, e cila eshte aq e dobet, kur je femijë behet me të vërtetē e fortë me kalimin e viteve! Ndryshohet vetem fantazia.
Gjithçka qe perfeksionohet me progres, me progres edhe zhduket. E çka qene e dobet nuk mundet kurre te bèhet absolutisht e forte. Ekziston nje thenie e bukur : Eshtě rritur, ka ndryshuar, eshte githmone e njejta.

Tuesday, October 30, 2018

Pse ndjekim atë që ndjekim

Pse ndjekim shumicen? Ndoshta sepse ka mě shume arsye? Jo, vetem më shume force.
Pse ndjekim ligjet dhe opinionet antike? Sepse jane mě té shëndetshme? Jo, por sepse ato janë te bashkuara dhe shkulin rrénjen e ndryshueshmerisë.

Një ditë

Nje ditë, dikush me thoshte qe provonte gezim te madh dhe besim duke dale prej rrefimit. Nje tjeter thoshte se mbetej i frikesuar. Une mendoja se prej atyre te dyve mund te bëhej nje njeri i drejte dhe se secilit prej tyre i mungonte ajo që ndjente tjetri. Edhe ne gjèra te tjera ndodh e njëjta gjë.

Reflektim mbi veset

Kur reflektohet për veset e njerëzve të mëdhenj mendohet se nuk ka aanjë lidhje me veset e njerëzve te zakonshëm. Jepuni pas atyre pèr até ekstrem qé ata jepen pas popullit.
Pasi, sado superiore qè tè jene ekziston
gjithmone diçka qe i bashkon me më te fundit. Nuk jane aspak te varur ne ajer, teresisht te shkepunur nga shoqëria. Jo, jo ; nese jane më te medhenj se ne, kjo është pěr shkak te ngritjes së kokes, por kembet e tyre jane po aq poshte sa tonat. Jane te githe ne te njëjtin nivel dhe mbeshteten mbi te njëjtën toke dhe per shkak te kësaj skajshmërie ndodhen po aq poshtë sa edhe ne, me te vegjëlit, femijet, kafshët.

Rutina të mërzit

Nje elokuencë e vazhdueshme merzit.
Edhe princerit dhe mbretërit here pas here luajnë. Jo gjithmonë janë mbi fronet e tyre. Merziten. Për t'u argetuar, madheshtia ka nevojë tẽ lihet e zgjidhur. Vazhdueshmēria le shije të keqe në gjithçka. Kenaqesia
e te ftohtit êshtē se më pas, bëhet ngrohtë.
Natyra vepron progresivisht. (Itus et reditus), shko dhe kthehu, pastaj shko me larg, pastaj dy herë më pak, pastaj me tepër se kurrë, etj.
Keshtu shkon edhe batica, keshtu edhe dielli: Dikush, dikur eshtë sjelle harbuterisht: "Me falni, ju lutem".
Pa kërkimin e ndjeses nuk do ta kishit kuptuar harbuterine.
Duke folur me leje, nuk ka gjë tjetēr me te keqe se ndjesa e tyre.

Na pëlqen të shohim ndeshjen por jo fituesin

Asgjë nuk na pëlqen sa lufta, as jo edhe fitorja Na pëlqen tě shohim ndeshjet ndermjet kafsheve, por jo lehjen e fituesit per fitoren. Çfare donim te shihnim, nese jo sesi arrihej fitorja? Por kur vjen, e kemi humbur shijen. Keshtu edhe ne loje, keshtu edhe giatë kerkimit te së vërtetës; na pëlqen te degjojme gjate bisedave pëplasjen e mendimeve, por nuk na pëlqen aspak ta soditim tě verteten,kurdo qe ta shohim te linde gjatë grindjes. Po keshtu edhe në pasionet éshtè e kenaqshme të shohësh dy kundershtaret qe perplasen, por kur zoteron njeri, nuk mbetet veçse brutaliteti.
Ne asnjëhere nuk kerkojme gjerat, por kërkimin mbi gjërat. Edhe në komedi, skenat e qeta, pa frike, nuk vlejne aspak dhe as mjerimet skajshme pa shpresen, ose dashuritë e dhunshme, ose mizorite e ashpra.

As pro as kundër

A janë të drejta këto rregulla :
"Kush nuk èshte me mua, eshtë kunder meje"
" Kush nuk eshte kundër jush eshte me ju"
Dhe nëse dikush thotë se nuk jam as pro as kundër,si duhet t'i përgjigjemi?

Nacionalizmi

Nuk ka absurditet më të madh se të jesh nacionalist.Sepse toka është e njëjtë kudo, njerëzit janë të njëjtë kudo,idetë kanë të njëjtin burim. Idetë e tyre nuk kanë lulëzuar kurrë,gjaku është derdhur për të jetuar të tjerë të cilët nuk e shohin idenë të realizuar. Të tjerë japin idetë,të tjerë vriten për idetë,të tjerë jetojnë për idetë.
Në fakt, nacionalisti nuk ka asnjë ide, thjesht ka frikë nga ai që është ndryshe!

Gjithçka është çështje këndvështrimi

Ktheji dhimbjet e tua në poezi ; plagët në urtësi ; humbjet në përvojë ; pësimet në mësime ; pabesitë në strategji ; situatat në mundësi ; armiqtë në mjete ; jetën në luftë dhe luftën në art.
Gjithçka është çështje këndvështrimi!
Nëse e trajton veten si një artist,bota do të të duket si një art!

Monday, October 29, 2018

Të fuqishmit dhe të përulurit

Te fuqishmit dhe të perulurit njohin te njējtat fatkeqėsi dhe te njejtat pasione, por te paret jane ne maje te rrotes së jetës dhe tjetri afer qendrès dhe keshtu te njëjtat levizje e shkundin më pak.

Qortimi

Kur deshirohet te qortohet dikush me deshirén e mire, qe qortimi të vlejë dhe ti tregosh se po genjehet, duhet bere kujdes per pikèveshtrimin,
nën te ciin vëzhgon ate gje, pasi zakonisht ajo prej asaj pikeveshtrimi eshte e vertete dhe t'ia lejosh kete te vërtetě, por edhe ti zbulosh
pikeveshtrimin sipas te cilit èshte e pavertete.
Kjo do t'i mjaftoje, pasi kupton se nuk po genjehej, por mungonte nje vizion i perbashket. Tashme nuk do te zemerohet se nuk sheh çdo
gje, por nuk deshirohet te jete i mashtruar dhe kjo rrjedh ndoshta prej faktit se njeriu prej natyres nuk mund te shohe dhe prej natyres nuk mund te genjehet per pikepamjen qe konsideron, duke qene perceptimet e shqisave te gjitha te verteta.

Natyra imiton veteven

Natyra imiton vetveten. Fara e hedhur ne toké te mire jep fruta. Nje parim i hedhur ne një shpirt te miré jep fruta. Numrat imitojnë hapésiren, edhe pse duke qeně me natyré kaq tê ndryshme. Gjthçka éshte bére
dhe udhehequr prej tě njéjtit Zot. Rrenjet, frutat, shkaqet, pasojat.
Nese githçka leviz ně menyra te ngjajshme, ne dukje asgjë nuk leviz si ne nje anije, kur te gjithe shkojne mbi kiç, asnje nuk duket qe leviz,
kush eshtië i palëvizshem ben te zbulohet levizja e te tjerëve, si një pike fikse.

Porti moral

Ata qe gjenden në ç'regullsi u thone atyre, qé jane ne rregull qe jane ata qe po largohen nga natyra, ndersa ata besojně se po e ndjekin, ashtu si dikush qe giendet mbi një anije, që ndodhen ne breg.
Gjuha eshte e ngjajshme nën të gjitha kundërshtimet.
Nevojitet té kesh ne pike fikse per ta giykuar Porti gjykon ata, që ndodhen në anije. Por, ku do ta gjejmë njé port né moral?

Biseda si një lojë pingpongu

Nuk thuhet se nuk kam thenë asgje te re, sjellja e argumenteve eshte e re. Kur luhet pingpong si nga njëra anë dhe nga ana tjeter luhet me te
njëjtin top, por njëri di ta gjuajë me mire. Do tě isha edhe i kènaqur nese do te thuhej se kam perdorur fjalë të lashta. Njësoj sikur te njëjtat mendime nuk do te formonin objektin e një bisede tjetër me një kah te ndryshěm,ashtu edhe te njëjtat fjale formojně mendime te ndryshme me nje prirje te ndryshme te tyre.

Sunday, October 28, 2018

Poezia është dhimbje

Zgjodha poezinë si një mjet për të lehtësuar sadopak dhimbjen por sa më shumë që shkruaja,aq më tepër shtohej dhimbja.
Poezia ime pëlqehej shumë dhe fitoi famë,por kjo nuk e pakësonte dhimbjen time.Nuk e di akoma nëse duhet të shkruaj apo jo poezi për të kënaqur të tjerët,por di që askush nuk pyet për burimin e poezive që më shton dhimbjet.
Jam në një dilemë : Të shkruaj për të kënaqur të tjerët duke vuajtur vetë apo të mos shkruaj më duke rrezikuar të humb famën? Të zgjedh suksesin e poezisë apo të zgjedh të heq dorë nga dhimbja që shkakton poezia?
Më duket e tepruar të them se më duket vetja si një Dostojevsk i cili me kryeveprat e tij botërore shfaqi dhimbjet e tij makabre!
Siç thoshte: Më jepni një dhimbje, t'ju jap një kryevepër!

Çfarë është "unë"

Çfare eshte "une"?
Nje njeri qe del ne dritare per te pare kalimtaret, nese une kaloj andej,a mund te them se ka dale aty pèr të më pare mua? Jo, pasi ai nuk mendon per mua ne menyre te veçante; por ai që do dike per shkak të bukurise se tij, e do vertet? Jo, pasi semundja e lise, qe do ta vrasë dikur bukurine pa vrare njeriun, do ta bejë të mos e dojë më atë.Por nese me duan pèr inteligiencen time, per kujtesen time, me duan
vertet mua? Jo, pasi mund t'i humbas keto cilesi pa humbur veten time.Ku eshte pra kjo unë, nese nuk ndodhet ne trup dhe as ne shpirt? E si mund te duash trupin ose shpirtin, nese jo per keto cilesi, qe nuk jane ato prej te cilave është berë "unë"prej momentit qe jane te perkohshme? Mund te duket thelbi i shpirtit të një njeriu ne menyre abstrakte,pavaresisht cilesive të tij ?
Nuk eshte e mundur dhe nuk do te ishte e drejtë.Nuk duam pra asnjëherè asnjè njeri, por vetëm cilesit e tij. Te mos tallemi pra mě me
ata qe jane te nderuar prej detyrave që kanë dhe titujve, pasi askush nuk duhet ne mos per cilësitë e marra hua.

Shkenca abstrakte

Kisha kaluar shume kohe ne studion e shkencave abstrakte dhe ajo pak përvojë që mund të merrej kishte një shije te keqe. Kur fillova te studjoj njeriun, pashë qe shkencat abstrakte nuk i pershtaten atij dhe se me teper gaboja une duke u thelluar se te tjerët duke mos ditur.
Por besova se do te gjeja shumé shoke te tjeré ne studion e njeriut dhe se kjo duhet te ishte studioja e vertete e pershtatshme per te. Por
gabohesha: Ka ende mě pak prej atyre qe studiojne gjeometri. Ndoshta vetem se nuk dine te studjojne njeriun,te tjerat. Ose ndoshta nuk eshte kjo shkenca qe njeriu duhet të zotërojë, por éshtë me mire per të të mos e njohe, nese deshiron të jete i lumtur.

Zhvlerësimi i vlerave nuk sjell gjë tjetër përveç antivlera. Sepse të dyja janë ekstreme të njëra-tjetrës!

Zhvlerësimi i vlerave nuk sjell gjë tjetër përveç antivlera.
Sepse të dyja janë ekstreme të njëra-tjetrës!

Balet shpirti

Kur thone qe nxehtèsia éshte nje levizje qelizash dhe drite, (conatws recedendi) qe ne ndiejmě, kjo na mrekullon. Si! Kenaqésia nuk do te ishte gjë tjetër veçse balet shpirtrash? Kemi nje ide kaq te ndryshme, ndersa keto opinione na duken kaq të largeta prej atyre te tjerave sa i percaktojmé identike me ato, te cilat i krahasojme.Perceptimi i zjarrit, kjo nxehtësi që na prek ne një ményre krejt te
ndryshme prej çdo kontakti tjetër, retrospektimi i tingullit dhe drités, e gjtha kjo na duket e mistershme. E gjithsesi është diçka konkrete, ashtu sikurse goditja nga nje gur. Eshte e vertete qe fale brishtesisë, shpirtrat qe hyjně ne pore arrijnë nerva tě tjera, por gjthmoně behet fale per nerva te prekur.

Kafshët nuk admirohen midis tyre

Kafshet nuk admirohen midis tyre. Nje kale nuk e admiron shokun e tij. Jo pse gjate vrapimit nuk ka patur déshiré per t'ja kaluar tjetrit ndermjet tyre, por kjo mbetet pa pasoja. Në stalle më i rëndi dhe i deformuari nuk ia lejon tërshërën e vet tjetrit, ashtu si duan të bëjnë ndermjet tyre njerèzit.
Virtyti i tyre kenaqet me vetveten.

Ekstremet në virtyt

Nuk e admiroj aspak teprimin  e një virtyti si vlera, nëse njëkohésisht nuk shikoj teprimin e virtytit te kundert: ashtu si tek e pamundura, qé
zoteronte nje vlere te skajshme dhe nje dashamiresi. Ne rastin e kundert nuk ngrihet, por rrezohet. Nuk deshmon madheshtine e vet, per faktin se ndodhet ne një skaj, por duke prekur njëkohësisht te dy skajet dhe duke mbushur ate qe éshtë ndermjet njerit dhe tjetrit. Por, eshtë e pamundur te bëhet fjalë per nje levizje te papritur te shpirtit ne nje tjeter
te skajeve dhe qe ajo te mos gjendet kurrě veçse ne një pikě, ashtu si prushi i zjarrit. E qofte keshtu, por nése kjo nuk deshmon per shtrirjen e shpirtit, zbulon te pakten zhdervjellesine.

Arti dhe politika

Qëllimi i politikës është të ushqejë me lugë të zbrazur.
Ndërsa qëllimi i artit është të shesë lugët.
Asnjë nga të dyjat nuk të siguron bukën!

Saturday, October 27, 2018

Efekti që përsëritet

Kur shohim se një efekt përsëritet gjithmonë i njëjtë, biem në përfundimin e një nevoje të natyrshme, ashtu si nesër do të bëhet ditë,etj. Por, shpeshherë natyra na zhgënjen dhe nuk vepron sipas vetë ligjeve të saj. Shpirti beson natyrshëm dhe vullneti do natyrshem, kështu që në mungesë të objekteve të vërteta, atyre u duhet të jepen pas atyre të pavërtetë.
Në këtë botë, do të ekzistojë gjithmone hiri dhe edhe natyra, kështu për të qenë në ndonjë lloj mënyre e natyrshme. Pra, do të ketë gjithmonë
" edhe kështu edhe ashtu" dhe gjithmonë do të ketë luftë.
Pasi të parët vijnë prej lindjes së parë dhe të dytët prej hirit të lindjes së dytë.
Natyra rifillon gjithmonë të njëjtat gjëra, vitet, ditët, orët dhe hapësirat.Dhe numrat krah për krah, njëri pas tjetrit; kështu formohet një loj
pafundësie dhe përjetësie.
"Jo se në gjithë këtë ekziston diçka e pafundme dhe e përjetshme, por këtë njësi të fundme e shumëfishon në mënyrë të pafundme. Vetëm numri, i cili i shumëfishon më ngjan se është i pafundëm.

Pushteti i botës

Pushteti i themeluar mbi opinionin dhe imagjinatën zgjat disa kohë dhe është një pushtet i ëmbël dhe i vullnetshëm. Ai i themeluar mbi forcën zgjat përgjithmonë. Kështu opinioni është njësoj si mbretëresha e botës, por forca është tirani.

Nevojitet kenaqshmëri dhe realitet, por nevojitet që kjo kënaqshmëri të jetë prej të vërtetës.

Nevojitet kenaqshmëri dhe realitet, por nevojitet që kjo kënaqshmëri të jetë prej të vërtetës.

Gjithçka për vetevete

Çdokush per vetveten është një gjithçka, pasi me vdekjen gjithçkaja vdes per vetveten.
Nuk duhet gjykuar natyra prej kendveshtrimit tonë,por prej te sajit.

Ai, qe di te thote batuta te bukura, ka karakter te keq.

Ai, qe di te thote batuta te bukura, ka karakter te keq.

Pascal

Opinjoni i mirë për ju?

Doni te kete opinion të mirë per ju? Mos u lëvdoni!
Jo vetëm i shohin gjërat prej kendeve te tjere, por edhe me sy të tjerë, sepse nuk kujdesen të gjejnë persona të njejte,pasi nuk ka.

E donte si dikur

Nuk e do më ketë njeri, që e donte dhjete vjet me pare. E besoj: ajo nuk eshtë me e njejta, dhe as ai. Ai ishte i ri dhe edhe ajo: ajo eshtë krejt ndryshe tashme. Ndoshta ai do ta donte ende ashtu si ishte dikur.

Virtyti me forcat tona

Nese nuk qëndrojmë të virtytshëm me forcat tona, por pèr kundërpeshë te dy veseve të  kundërta, ashtu si qëndrojmë në kembe
prej dy ererave te kundèrta. Hiqni një prej ketyre veseve dhe do te biem në tjetrin.

Stili i autorit

Kur shihet stili i natyrshëm mbetemi te habitur dhe si te goditur, pasi presim te shohim nje autor dhe gjejmë njê njeri ; përkundrazi ata që marrin vesh dhe që duke parë një liber, besojne se do te gjejnë nje njeri, mbeten të habitur kur gjejne një autor.

Libri i dashurisë

Libri i tij nuk ishte një libër dashurie, nuk kishte detyrimin per kete,por eshtë detyrimi qe nuk shkeputet prej saj.
Mund te justifikohen idetě pak te lira dhe sensuale në ndonjë rrethane te jetes, por nuk mund te justifikohen idetê e tij krejtesisht
pagane mbi epshin.
Pasi duhet hequr doré prej çdo devotshmerie,
něse nuk deshirohet te vdesesh si i vetëm. Tashmë, në te gjithě librin e tij, ai mendon vetěm per te vdekur ne menyrë te ëmběl dhe te ftohte.

Fama duke kundërshtuar

Sa më shumë të kundërshtohet diçka,aq më shumë bëhet i famshëm ai që kundërshton dhe më e famshme ajo që kundërshton.Por më i famshëm bëhet kundërshtari yt që të merr gjithë kohën tënde!

Friday, October 26, 2018

Protesta të padobishme

Nuk kemi parë kurrë njerëz, që për të protestuar për vëmendjen e pavlefshme të saj, dhe që tregoni kundrejt tyre, ju sjellin shembullin e njerëzve të rëndësishëm, prej të cilëve kanë qenë të vlerësuar!
Do t'ju thoja atyre:
"Tregomëni cilësitë, me të cilat kemi magjepsur ata njerëz dhe edhe unë do t'ju vlerësoj”.

Kujtesa

Kujtesa është e nevojshme për të gjitha operacionet e arsyes. Kur një diskutim i gjykuar mirë përshkruan një pasion ose pasojat e tij, gjejmë në vetvete të vërtetën e asaj, që dëgjojmë pa e ditur se e kemi, kështu që nxitemi te çmojme ate, qe na e ka treguar, pasi nuk na ka treguar te mirën e tij, por tonën. Ky perfitim e ben te denjë për të qenë i dashur,
përveç faktit qe botkuptimi intelektual e shtyn domosdoshmërisht zemren tonë ta doje.

Probabiliteti : Cdokush mund te shtojë, askush nuk mund të heqe.

Probabiliteti :
Cdokush mund te shtojë, askush nuk mund të heqe.

Bisedat

Bisedat mbi përuljen janë shkak krenarie për ata që mburren dhe përuljeje për të përulurit.
Kështu, ato mbi skepticizmin janë shkak sigurie për të tillët. Të paktë janë ata që flasin përulësisht për përuljen, dlirësisht për dlirësinë, të paktë prej skeptikëve duke dyshuar.
Jemi veçse gënjeshtër,pakuptimëri,kundërshti,fshihemi dhe maskohemi përpara vetvetes.
Duke shkruar këtë që mendoj, ndonjëherë mendimi më largohet; por kjo më kujton dobësinë time që herë pas here harroj dhe kjo më mëson po aq sa mendimi i harruar, pasi qëllimi im i vetëm është të njoh asgjënë time.

Keqardhje për fatkeqët

Të ndjesh keqardhje për fatkeqët nuk është në kontrast me mëkatin; përkundrazi ndjen kënaqësi ta japësh këtë dëshmi miqësie dhe të tërheqësh një reputacion mirësie pa dhënë asgjë.

Thursday, October 25, 2018

Frika e ushqyer

Vetëm frikërat, që i ushqejnë vetë vetes dhe që nuk vijnë nga natyra na turbullojnë, pasi i bashkojnë situatës, në të cilën gjendemi, pasionet e asaj, në të cilën nuk ndodhemi. Meqënëse natyra na bën të ndihemi fatkeqë në çdolloj gjendjeje, dëshira evokon për në një gjendje të lumtur duke i bashkuar gjendjes, ku ndodhemi, pasionet e asaj në të cilën nuk
ndodhemi; por, edhe sikur t'i arrinim ato kënaqësi, nuk do të jemi të lumtur për këtë, pasi do të duam dëshira të tjera sipas gjendjes së re.
Duhet bërë shembull ky pohim i përgjithshëm.

Drejtësia e pashqyrtuar

Drejtësia konsiston në atë, që është vendosur: dhe kështu të gjitha ligjet tona të vendosura do të quhen domosdoshmërisht të drejta pa qenë të shqyrtuara, për faktin e vetëm se kanë qenë të vendosura.

Gëzim i shtirur

Ata, që në çështje të pafata ruajnë gjithmonë shpresën dhe gëzohen për fatin e mbarë dhe nuk hidhërohen nga fati i keq, dyshohet se mund të jenë të kënaqur që puna ka shkuar keq dhe janë të lumtur të gjejnë shkaqe për të shpresuar, që të tregojnë se janë të interesuar, duke maskuar gëzimin që shtiren se po provojnë me atë që duhet të kishin provuar,nëse puna do të kishte ecur keq. Natyra jonë kërkon lëvizjen, qetësia absolute është vdekje. Dikush kupton që natyra është e kompromentuar dhe se njerëzit janë kundërshtarë të shpirtit të sjellshëm, por ai i injoron sepse ata nuk mund të shkojnë më lart.
Veprimet e bukura e të fshehta janë më të denjat. Kur gjej ndonjë të tillë në histori, që më pëlqejnë shumë, frymëzohem, por në fund të fundit nuk kanë qenë aspak të fshehta në momentin që janë vënë re edhe pse janë bërë përpjekje për t'i fshehur, ajo pak sa janë treguar i ka shkatërruar të gjitha, sepse gjëja më e bukur ka qenë dëshira për t'i mbajtur te fshehura.A nuk është ndoshta për t'i bërë qejfin botës, ajo, që i bën të sigurta dhe të mundshme gjërat e moralshme? Nuk do të doni të na bëni të besojmë se kjo është çështje e së vërtetës dhe se nëse nuk do të ekzistonte moda e dueleve, juve do t'ju dukej e lejueshme të luftonit, vetëm duke shqyrtuar këtë gjë në vetvete?

Drejtësia e vendosur

Drejtësia konsiston në atë, që është vendosur: dhe kështu të gjitha ligjet tona të vendosura do të quhen domosdoshmërisht të drejta pa qenë të shqyrtuara, për faktin e vetëm se kanë qenë të vendosura.

Kujtesa dhe ndjenja

Kujtesa, gëzimi i ndjenjave dhe edhe përpjesëtimet gjeometrike bëhen
ndjenjë, pasi arsyeja bën të natyrshme ndjenjat dhe ndjenjat e natyrshme fshihen prej arsyes.

Është fisnik

Nuk duhet (thënë): “Është matematikan, as “predikues”, as "elokuent", por: "është fisnik". Vetëm kjo marrëveshje e përbotshme bën për mua. Nëse duke parë një njeri na vjen ndërmend libri i tij, kjo është një shenjë e keqe. Do të preferoja që të kujtonte një cilësi vetëm
rastësisht dhe me veprimin e të përdorurit,“ne quid nimis”, nën frikën që një cilësi mund të marrë hov dhe të na vërë etiketa; nuk mendohet se flet mirë, nëse jo kur duhet të flasë mirë, por atëherë kjo gjë mendohet.

Përjashtim prej rregullit

Populli ia del i vetëm, por i duhet dhënë një arsye, është e pakëndshme të gjendesh në përjashtim nga rregulli; përkundrazi duhet të jesh i rreptë dhe i kundërt, përkundrejt përjashtimit dhe gjithsesi, kur është e sigurtë që ka përjashtime prej rregullit,duhet dhënë një gjykim i rreptë por i drejtë.

E mira e vërtetë

Cila është kërkimi i të mirës së vërtetë?
Njerëzit e zakonshëm e lidhin të mirën me fatin dhe me pasuritë e jashtme, ose së paku me arsyetimin.
Filozofët kanë treguar kotësinë e të gjithë kësaj dhe e kanë individualizuar në atë që kanë mundur.
Mburrja është e rrënjosur deri në atë pikë në zemrën e njeriut, sa edhe një ushtar, një pritës, një guzhunier, një farkëtar, mburren dhe dëshirojnë të kenë admirues. Dhe edhe filozofët i duan dhe ata , që shkruajnë kundër gjithë kësaj duan lavdinë se i kanë lexuar dhe edhe unë, që po shkruaj kam ndoshta këtë deshirë dhe ndoshta ata që do ta lexojnë...
Prej dëshirës së të qënit të vlerësuar prej atyre, që kemi afër.
Krenaria na zotëron ne mënyrë kaq të natyrshme në mes të mjerimeve
tona, të gabimeve, etj. Jemi gati të humbim deri edhe  jetën, me kusht që të flitet për këtë. Mburrje, lojë, gjueti, vizita, komedi, përjetësia e
gënjeshtërt e emrit.

Wednesday, October 24, 2018

Disa flasin bukur, por nuk shkruajnë mirë.

Disa flasin bukur, por nuk shkruajnë mirë. Fakti është që vendi dhe publiku i nxehin dhe u nxjerrin prej shpirtit të tyre shumë më tepër sesa pa këtë nxehtësi, do të arrinin të gjenin.
"Kur isha i vogël mbyllja librin tim dhe meqënëse disa herë rastiste që ... duke besuar se e kisha mbyllur dyshoja".

Dhuna

Dhuna jo opinioni, eshtë mbretëresha e botës, por eshtë opinioni ai që përdor dhunën.
Eshtë dhuna që formon opinionin. Sipas opinionit tonë jeta e pasur është e bukur. Pse? Sepse kush do të dojë të vallëzojë mbi litar do të jetë i vetëm dhe unë do të mbledh një grup më të fortë njerëzish, që do të thonë se ajo nuk është e bukur.

Parimet

Do të përshkruaj këtu disa nga mendimet e mia pa ndjekur një rregull, por ndoshta jo pa një skicë.
Do të jetë rregulli i vetëm që do të dallojë gjithmonë objektin tim nëpërmjet vetë çrregullimit.
Do t'i bëja shumë nder subjektit tim, nëse do ta trajtoja në mënyrë sistematike, prej momentit që dua të tregoj, që nuk është i nënshtrueshëm
ndaj rregullit të vendosur.Ta imagjinojmë Platonin dhe Aristotelin vetëm të lagur nën veshjet e tyre pedante. Ishin njerëz të botës si shumë të tjerë, që qeshnin me miqtë e tyre. Dhe kur u argëtuan duke bërë ligjet dhe politikën e tyre, qe veçse një lojë. Ishte pamja më pak filozofike dhe më pak serioze e jetës
së tyre; pamja më filozofike konsistonte në jetesën e thjeshtë dhe të qetë. Kur shkruajtën për politikën, e bënë si për të vendosur rregulla në një strehim të çmendurish. Dhe nëse janë hequr sikur të bëhej fjalë për diçka te madhe, kjo ndodh sepse ata e dinin se të çmendurit për të cilët flisnin besonin se ishin mbretër ose perandorë. Ata hyjnë në parimet e tyre për të moderuar çmendurinë e tyre dhe ta bënin sa më pak të demshme që të mundnin. Ata që gjykojnë një vepër pa një kriter,përballë të tjerëve, si dikush që ka një orë perballe atij që nuk e ka. Një thotë: "është ora 2": tjetri thotë: "është vetëm 2 pa çerek". Une shoh orën time dhe i them të parit: "ju po mërziteni" dhe tjetrit i them që për ju koha nuk ka vlerë, ka kaluar në të vërtetë një orë e gjysëm. Dhe nuk ua vë
veshin atyre, që thonë që koha më rëndon dhe se gjykoj në bazë të imagjinatës time.
Ata nuk e dinë se gjykoj në bazë të orës sime.
Ka vese që na ngjiten vetëm prej të tjerëve, dhe që zhduken ashtu si rrënjët, kur pritet trungu.

Tuesday, October 23, 2018

Detyra ime

Detyra ime në këtë faqe nuk është të mësoj të tjerët por të mësojmë të gjithë sëbashku nga njëri-tjetri.
Nuk kam dashur të tregoj kurrë që di por të zbuloj më shumë rreth asaj që mendoj se di.
Nuk kam dashur kurrë të tregoj kurrë se kush jam por të njoh sa më shumë më të mirë se unë.
Nuk kam humbur asgjë duke dhënë një pjesë të kohës sime këtu por, përkundrazi kam fituar zemrat e atyre që janë të dashuruar pas leximit.
Nuk kam fituar kurrë ndonjëherë ndonjë kapital qëkur kjo faqe është hapur, por kanë fituar kapital prej kësaj faqeje.
Sepse detyra jonë është të jemi të gjithë nxënës i të gjithëve dhe mësues të vetvetes!

Nëse doni të njihni një popull

Nëse doni të njihni moralin e një populli,shihni se çfarë zgjedhin për të lexuar.
Nëse doni të njihni inteligjencën,shihni se për çfarë zihen.
Nëse doni të njihni forcën e tyre,shihni sesi sillen me prindërit në familje.
Nëse doni të njihni suksesin, shihni se kë zgjedhin për udhëheqës.

Mes dy ekstremeve

Kur kuptohet se në një fjalim ka fjalë të përsëritura dhe i sheh kaq të përshtatshme sa duke u përpjekur t'i korrigjojmë do të dëmtojmë bisedën,duhet t'i lëmë ato; janë shenjat e tij dalluese. Bëhet fjalë për zili, që është e verbër dhe nuk e di se kjo përsëritje në atë fragment nuk është gabim pasi nuk ekziston një rregull i përgjithshëm.Na pëlqen siguria, që dikush të jetë i pagabueshëm në çështjen e besimit dhe që doktorët autoritarë të jenë në çështjen e moralit, për të patur kësisoj sigurinë personale. Nëse dikush do të vinte sot dhe të kishte
pak autoritet, nuk do të mundte të bënte asgjë.

Inteligjenca e skajshme është akuzuar për marrëzi, ashtu si edhe dobësia e skajshme; vetëm mediokriteti është një e mirë: dhe shumica,që ka vendosur këtë dhe që largon këdo, nëse largohet në një prej dy skajeve. Nuk i kundërvihem, pranoj për ku më vendosin dhe refuzoj të ngjitem në skajin më të ulët, jo për shkak të urtësisë së tij, por sepse dhe ai ndodhet në skaj, për këtë do të refuzoja edhe skajin më të lartë. Të dalësh nga mesatarja, do të thotë të dalësh prej gjendjes njerëzore.
Madhësia e shpirtit qëndron në atë, që të dish të mbetesh i tillë: është falsitet, që madhështia synon daljen prej tij në vend që të qëndrojë.
"Natyra nuk mund ...
Natyra na ka vendosur aq mirë në mes, sa nëse lëvizim një anë të peshores, ndryshojmë edhe tjetrën".
Kjo më bën të mendoj se në kohën tonë ka stimuj të vendosur në të atillë mënyrë që të prekësh njërën do të thotë të prekësh edhe tjetrën".
"Kam kaluar shumë kohë të jetës sime duke besuar se kishte një drejtësi dhe nuk gënjeja veten, sepse është ajo që Zoti na ka zbuluar,por unë besoja, dhe në këtë gabohesha, se drejtësia jonë ishte thelbësisht e drejtë dhe se kishte një mënyrë për ta njohur dhe gjykuar, por pastaj shumë herë jam gjendur i privuar prej një kriteri të sigurtë, sa së fundmi humba besimin në vetvete dhe më pas tek të tjerët. Pashë të gjithë vendet dhe njerëzit të ndryshuar; dhe kështu pasi pata shkëmbyer mendime shumë herë mbi drejtësinë e vërtetë, kuptova se natyra jonë ishte prej një ndryshueshmërie të vazhdueshme dhe qysh atëherë nuk kam shkëmbyer më mendime. Dhe nëse do të ndryshoja, do ta ripohoja atë
mendim.Skeptiku Arkesilao, që bëhet dogmatik"
"Mund të ndodhë që të jepen demostrime të vërteta, por nuk është e sigurtë.
Dhe kjo dëshmon që nuk është e sigurtë që gjithçka të jetë e pasigurt për lavdi të Skepticizmit".
"Ai burrë, aq i hidhëruar prej vdekjes të së shoqes dhe të birit të vetëm, që ka këtë problem të madh që e torturon; pse në njëfarë pike nuk është më i trishtuar dhe mund ta shohësh të lirë prej gjithë këtyre mendimeve të dhimbshme dhe shqetësuese? Nuk duhet të habitemi. I është dhënë një top dhe duhet t'ia hedhë shokut te tij. Është i vëmendshëm për ta pritur ndërsa bie prej çatisë për të fituar një pikë. Si do dëshironi që të mendojë për punët e veta, me këtë punë që e ngut? Ja një kohëzënie e denjë për një shpirt të madh që të largojë çdo mendim tjetër nga mendja.
Ky njeri i lindur për të njohur universin, për të gjykuar çdo gjë, për të mbretëruar një shtet, ja tek e shohim të zënë dhe të harruar pas kapjes
së një lepuri. Por, nëse nuk përkulet përpara kësaj dhe do dojë të qëndrojë gjithmonë ngrehur, do të jetë veçse më budallai, pasi do dojë të ngrihet mbi njerëzoren dhe në fund të fundit nuk është veçse një njeri, i zoti për shumë dhe për pak, për gjithçka ose asgjë. Nuk është një ëngjëll, as një kafshë, por një njeri."
"Një mendim i vetëm na pushton; nuk mund të mendojmë për dy gjëra njëkohësisht, prej këtej vjen e mira sipas njeriut dhe jo sipas Zotit.

"Duhen gykuar në mënyrë te kthjellet prirjet hyjnore".
Montaigne e ka patur gabim kur thotë : Tradita duhet ndjekur për faktin e vetëm se është traditë dhe jo sepse është e arsyeshme, ose e drejtë."
Por populli e ndjek për këtë arsye të vetme që e beson të drejtë. Përndryshe, për faktin e vetëm e të qënurit traditë, nuk do ta ndiqte, pasi pranon të jetë subjekt vetëm i arsyes, ose drejtësisë. Pa këtë traditë do të kalonte në
tirani, por zotërimi i arsyes dhe drejtësisë nuk është më tiranike se ajo e kënaqësisë. Janë parimet natyrore të njeriut.Do të ishte pra, mirë, nëse do t'i bindej ligjeve dhe traditave, që gjithsesi jane ligje që të mësojnë se nuk janë (domosdoshmërisht) të vërteta dhe të drejta për t'u paraqitur, se nuk dimë asgjë përsa u përket atyre dhe se duhet vetëm të ndjekim ato, që kemi marrë. Në këtë mënyrë nuk do t'i
lēmë kurrë. Por populli nuk mësohet me këtë teori dhe kështu prej momentit që beson se është e mundur të gjejë të vërtetën dhe se ajo
gjendet në ligje dhe tradita, u beson atyre dhe e merr antikitetin e tyre si provë të vërtetësisë së tyre (jo prej autoritetit të tyre të vetëm, pa vërtetësi).Ndaj u bindet atyre, por është gati të mbulohet, nëse i dëshmohet se nuk vlejnë asgjë, dhe kjo është e mundshme me të gjitha, mjafton t'i shohësh në një këndvështrim të caktuar.E keqja është e lehtë, ka të tilla një pafundėsi, e mira është gati unike.
Në lloj e keqeje është e vështirë të gjendet, po aq sa ajo që e quajmë e mire dhe për shkak të kësaj veçantie shpeshherë merret si e mirë. Duhet edhe një madhështi e jashtëzakonshmëri e shpirtit për t'ia arritur, ashtu si edhe për të mirën. Shembujt jepen për të provuar gjëra të tjera, por edhe se do të dëshironin të provonin shembuj, do t'u takonte gjërave të bëheshin shembuj. Pasi, prej momentit që gjithmonë besohet që veshtiresia është në atë që dëshirohet të provohet, gjenden shembuj më të qartë dhe të lehtë për demonstrim.

Kështu kur dëshirohet të demonstrohet diçka e përgjithshme, duhet dhënë rregulli i veçantë për një rast,por nëse dëshirohet të demonstrohet një rast i veçantë,duhet të fillohet prej rregullit të përgjithshëm.
Pasi gjithmonë duket e errët gjëja gjëja që duhet të provohet dhe e qartë ajo që duhet ndërfutur në prova.Në të vërtetë kur propozohet diçka për të provuar,fillohet me idenë që është e errët, ndërsa përkundrazi ajo,që duhet të provojë duhet të jetë e qartë dhe kështu ajo kuptohet lehtësisht.
Jam ndjerë keq nga këto komplimente " Ju bezdis", " Kam frikë se ju mërzis", " Kam frikë se kjo është shumë e gjatë". Ose na bindin ose na irritojnë.
Sa e vështirë është t'i propozosh diçka gjykimit të një tjetrit pa e ndryshuar gjykimin e tij nëpërmjet mënyrës së propozimit!
Nëse thuhet : " Më duket i bukur", " Më duket i errët " ose gjëra të tjera të ngjashme,ose imagjinata priret drejt këtij gjykimi,ose ajo nxitet në drejtimin e kundërt.
Më e mira është të mos thuash asgjë dhe kështu çdo kush gjykon sipas vetvetes,dmth sipas asaj që është,ose sipas asaj që do ju vendosin rrethanat e tjera,për të cilat nuk jemi përgjegjës.Por të paktën nuk do ju kemi vendosur asgjë tonën,vetëm edhe nëse heshtja të mos ketë pasojat e saj sipas mënyrës dhe interpretimit që tjetri do të dëshirojë të japë,ose sipas konjukturave,që do të nxjerrë prej lëvizjeve të fytyrës dhe tonit të zërit;nëse do të jetë fizionomist,në këtë pikë do të jetë e vështirë të mos shprehet një gjykim me vetë pamjen natyrale,ose më mirë kaq të paktë janë të vendosur dhe të qëndrueshëm.
Çdo arsyetim yni përfundon duke hequr dorë prej opinioneve.
Por fantazia është e ngjashme dhe e kundërt me opinionet, kështu nuk mund të dallohet prej këtyre kundërshtive.
Një thotë se opinioni im është fantazi,tjetri se fantazia e tij është opinion.Nevojitet të vendoset nie rregull. Arsyeja na afrohet, por mund të jetë e përthyeshme në të
gjitha drejtimet.
Dhe kështu që nuk është.

Gjërat, të cilat kemi më përzemër, si për shembull të fshehim pasurinë tonë të vogël, shpeshherë nuk janë asgjë. Një asgjë që imagjinata e zmadhon sa një mal; mjafton edhe një tjetër pak imagjinatë për ta bërë të kuptueshme pa shumë mund.

Gjeometria dhe Intuitita

Gjeometria dhe Intuita.

Dallimi ndërmjet shpirtit gjeometrik dhe intuitës konkrete.
Në të parin shkaqet janë të prekshëm, por larg përdorimit të përgjithshëm, kështu që është e vështirë të kthesh kokën në atë drejtim për mungesë familjariteti, por sapo të kthehesh sadopak, shkaqet janë qartësisht të dukshëm; dhe vetëm një mendje krejt jonormale mund të
gjykojë keq mbi shkaqe kaq të dukshme sa është gati e pamundur, që të zhduken.
Por në intuitën konkrete, shkaqet janë të përdorimit të përgjithshëm dhe qëndrojnë përballë syve të të gjithëve. Nuk është e nevojshme te kthesh kokën, as të ushtrosh dhunë; mjafton të kesh vështrim të forte,
por duhet ta kesh vërtetë të fortë, pasi shkaqet janë kaq të brishtë në një numër kaq të madh,sa është gati e pamundur që ndonjë të
marrë arratinë.Tashmë, të lësh pas dore një shkak të çon në tmerr; kështu qe duhet
patur vështrim mjaft i mprehtë për të parë të gjithë parimet dhe më pas një mendje e sertë për të mos arsyetuar në mënyrë të rreme mbi të njohurat. Të gjithë gjeometrit pra, duhet të jenë intuitive, nëse do të kishin një vështrim të fortë, pasi ata nuk nuk arsyetojnë keq duke u nisur prej parimeve që njohin. Dhe shpirtrat intuitivë do të ishin gjeometër,nëse do të mundnin të përkulnin vështrimin e tyre drejt parimit të pazakontë të gjeometrisë.
Kjo bën pra, që disa shpirtra intuitivë nuk janë gjeometra dhe se ata nuk munden të kthehen krejtësisht drejt parimeve të gjeometrisë, por
kjo dëshmon që nëse gjeometrat nuk janë intuitivë është se ata nuk shohin atë, çfarë qëndron para tyre, dhe se duke qenë të mësuar me parime të thjeshtë dhe të dukshëm të gjeometrisë dhe të mos arsyetojnë që pasi
kanë parë mirë dhe menaxhuar mendjen e tyre, ata humbin në gjërat konkrete, ku nuk lënë veten të menaxhohen në këtë mënyrë kjo duket,ndihen me tepër se shihen dhe është një mundim i pafund t'i bësh t'i ndjejnë edhe ata, që nuk i ndjejnë dot vetë. Janë gjëra kaq delikate dhe kaq të numërta, që është e nevojshme një ndjeshmëri kaq delikate dhe e
saktë për t'i ndjerë dhe t'i gjykosh në mënyrë rigoroze dhe të drejtë sipas kësaj të ndjesh, pa mundur ta tregosh vetëm me pasojat e gjeometrisë,meqënëse jo kështu zotërohen dhe operacioni do të kishte mbaruar.Duhet parë kjo gjë me një goditje të vetme, me një vështrim të vetëm, jo në vazhdueshmërinë e arsyetimit, të paktën deri në njëfarë pike.
Kështu ndodh rrallë që gjeometrat të jenë intuitivë dhe intuitivët të jenë gjeometër, pasi gjeometrit të trajtojnë në mënyrë gjeometrike gjërat intuitive duke u bërë qesharakë, por nuk është kjo mënyra e të vepruarit në këto lloj arsyetimesh. Jo se shpirti nuk e bën heshtazi, në mënyrë të natyrshme dhe pa stërhollime. Shprehja e kësaj i tejkalon aftësitë e të gjithë njerëzve dhe të paktë janë ata që e ndjejnë. Shpirtrat intuitivë,përkundrazi duke qenë të mësuar të gjykojnë në një vështrim të vetëm,
janë kaq mendjelehtë kur u flitet me fjalë, prej të cilave nuk kuptojnë asgjë dhe për të hyrë tek të cilat duhet kaluar nëpërmjet përcaktimeve dhe parimeve kaq të pastër sa ata nuk janë të mësuar të marrin në konsideratë në mënyrë kaq të hollësishme, sa dekurajohen dhe u humbet dëshira.
Por shpirtrat e gënjeshtërt nuk janë kurrë as intuitivë, as gjeometër.Gjeometrat që janë veçse gjeometra kanë një mendje të hekurt, por me marrëveshje që t'ju shpjegohet atyre çdo gjë nëpërmjet përcaktimeve dhe parimeve; ndryshe do të jenë falsë dhe të padurueshëm, pasi ata janë të hekurt vetëm për parime të qartësuara mirë.Por intuitivët, që janë veçse intuitivë nuk mund të kenë durimin të zbresin deri në parimet e para të gjërave spekulative dhe të fantazisë,gjëra që kurrë nuk i kanë parë në botë, që janë krejtësisht jashtë çdo përvoje.
Elokuenca e vërtetë vë në lojë elokuencën, morali i vërtetë tallet me moralin; morali i gjykimit, dua të them, tallet me moralin e intelektit, të cilit i mungojnë rregullat
Gjykimit i përket ndjenja, ashtu si shkencat i përkasin intelektit.Intuita qëndron përballë gjykimit ashtu si gjeometria përballë intelektit.
Të tallesh me filozofinë, do të thotë të filozofosh me të vërtetë.Ushqimi i trupit vjen pak nga pak.
Bollëk ushqimi dhe mangësi personale.

Monday, October 22, 2018

Maska e natyrës

T'i heqim maskën natyrës dhe ta ndryshojmë. Jo më mbretër, papë,peshkopë, por "monarku i shenjtë”, etj., asnjë Paris, “kryeqendër të
mbretërisë".
Ka vende, ku Parisi thërritet "Paris" dhe të tjerë, ku duhet thirrur "kryeqendër e mbretërisë".
Sa më shumë të jesh inteligjent, aq më shumë kupton që ka njerëz originalë. Njerëzit e zakonshëm nuk gjejnë ndryshime ndërmjet njerëzve.
Lloje të ndryshme gjykimi të drejtë, disa në njëfarë rregulli të gjërave,por jo në të tjerë, nuk do të ishin të habitshëm. Të parët dinë të nxjerrin mirë pasojat prej pak parimeve dhe është e drejtë të dëgjosh.Të tjerët dinë të nxjerrin pasoja prej gjërave, ku ka shumë shkaqe.Për shembull, disa kuptojnë mirë pasojat e ujit, në të cilin ka pak shkaqe, por pasojat janë kaq të brishta, sa falë një vullneti ekstrem mund t'i arrihet. Por, ja për këtë ndoshta do të ishin gieometër të mëdhenj, pasi gjeometria kupton një numër të madh shkaqesh dhe mundet që të ketë mendje të zonjat të depërtojnë ashtu si duhet dhe deri në fund ku ka pak shkaqe, por krejtësisht të pazotët për të depërtuar gjërave ku ka shumë shkaqe.
Ka pra, dy lloje intelekti, që mbërthen me gjallëri dhe në mënyrë të thellë pasojat e shkaqeve dhe ky është shpirti i të ndjerit të drejtë; tjetri që ngërthen një numër të madh shkaqesh, pa i ngatërruar dhe ky është shpirti i gjeometrisë.Njëri është forca dhe ashpërsia e inteligjencës, tjetri është gjerësia.
Njëri mundet të ekzistojë shumë mirë edhe pa tjetrin, duke mundur intelekti të jetë i fortë dhe i kufizuar, por edhe i gjerë dhe i dobët.

Sunday, October 21, 2018

Besimi

Çdo veprim i yni dhe mendim qoftë, që të jenë më shumë a me pak të mira të përjetshme për të shpresuar, duhet të marrin rrugë kaq të ndryshme sa është e pamundur të ndërmerret diçka në mënyrë të matur dhe e gjykuar si duhet duke u nisur prej kësaj pike themelore. Për këtë shqetësimi ynë i parë dhe detyra jonë e parë është të kemi ide të qarta për diçka të tillë,pasi nga kjo varet jeta jonë dhe për këtë bëj një dallim ndërmjet atyre që nuk janë të bindur dhe atyre që impenjohen me të gjitha forcat për të kuptuar kush jeton pa u shqetësuar dhe pa u menduar. Mund të provoj veçse dhembshuri për ata që vajtojnë sinqerisht duke u gjendur në këtë dyshim, që e konsiderojnë si më të keqen e fatkeqësive dhe duke mos kursyer asgjë për të tentuar të dalin e bëjnë një kërkim të tillë, kohëmarrjen e tyre kryesore dhe më seriozen.
I konsideroj në mënyrë krejtësisht ndryshe ata që e kalojnë jetën e tyre pa menduar për momentin e fundit të vetë jetës së tyre dhe për faktin e vetëm se nuk gjejnë në vetvete shpjegimin e aftë t'i bind të përfundojnë duke e kërkuar tjetërkund dhe të konsiderojnë me kujdes nëse ky opinion i përket numrit të atyre që populli pranon për bestytni të thjeshta, ose i atyre që edhe pse të errëta, kanë gjithsesi një themel mjaft të fortë dhe të parrëzueshëm, sipas tyre. Zvarritja në një çështje me injorancë, kur bëhet fjalë për vetë ata, për përjetësinë e tyre, për tërësinë e tyre, më irriton shumë më tepër sesa më ngushëllon, më habit dhe më tremb; përsa më përket mua është një monstruozitet. Nuk e them për zellin hipokrit të një përkushtimi shpirtëror. Përkundrazi, këmbëngul, që duhet patur kjo ndjenjë për interesin e thjeshtë njerëzor, për një çështje të dashurisë vetjake: është e mjaftueshme për këtë të shohësh në mënyrën e vështrimit të gjërave të njerëzve më të thjeshtë. Nuk është e nevojshme të kesh një shpirt shumë më të ngritur për të kuptuar që këtu tek ne, nuk ka kënaqësi të vërtetë dhe të qëndrueshme në kohë, që gjithë kënaqësitë tona janë veçse kotësira, që mjerimet tona janë të pafundme dhe së fundmi vdekja që na kërcënon cdo moment, në harkun e pak viteve do të na vendosë në domosdoshmërinë e të të qënit përgjithmonë të argëtuar ose të palumtur. Asgjë nuk është më reale se kjo, asgjë më shumë e tmerrshme. Mund të ngulim kembë sa të duam: ja fundi që pret edhe jetën më të bukur të botës. Reflektohet mbi këtë dhe në vazhdim thuhet,nëse nuk është e padyshimtë që e mira e vetme e kësaj jete është shpresa
e një tjetre, kjo mund të jetë e lumtur veçse në masën kur ajo jetë na afrohet dhe meqenëse nuk do të ketë më fatkeqësira për ata që kanë qenë absolutisht të sigurtë për përjetësinë, kështu nuk ka lumturi për ata që nuk kanë asnjë lloj njohjeje. Eshtë një e keqe shumë e madhe të gjendesh pre e këtij dyshimi, por është një detyrë e domosdoshme, kur gjendesh i tillë, të kërkosh; kështu, ai që dyshon pa kërkuar është në të njëjtën kohë i mjerë dhe i padrejtë. Nëse më pas duke u ndodhur në
këtë gjendje është i qetë dhe i kënaqur, e pranon deri në pikën sa të mburret për këtë. Nëse arrin ta gëzojë dhe ta lavdojë, atëherë vërtet nuk gjej fjalë për të përcaktuar këtë krijesë kaq ekstravagante.
Prej nga mund të merren këto ndjenja? Ç'arsye gëzimi mund të ketë duke pritur mjerime pashërim? Me çfarë mund të mburresh duke parë veten të zhytur në errësira të depërtueshme? Si mundet një mendim i tillë t'i vijë një njeriu të arsyeshëm?
"Nuk e di kush më ka vënë në këtë botë dhe çfarë është bota dhe çfarë unë vetë. Gjendem në një padituri të tmerrshme për të gjitha gjërat dhe nuk di çfarë janë trupi im, ndjenjat e mia, shpirti im dhe po ajo pjesë e imja që mendon këto që them, që reflekton mbi gjithçka dhe mbi vetveten dhe nuk e rinjeh më veten aq sa dhe çdo gjë tjetër. Unë shoh këto hapsira të frikshme të universit brenda të cilit jam mbyllur dhe gjendem si i mbërthyer në një qoshe të kësaj shtrirjeje të madhe, pa e ditur pse gjendem këtu dhe jo tjetërkund, as pse ajo pak kohë që më është dhënë për të jetuar është një pikë në vend të një tjetre të gjithë kësaj përjetësie që më ka paraprirë dhe do të më ndjeki. Nuk shoh veçse pafundësi nga të gjitha anët, që më mbyll si një atom dhe si një hije që zgjat veçse një çast. Gjithë sa di është se së shpejti do të më duhet të vdesë, por ajo që më së shumti nuk di, është pikërisht ajo vdekje që mund ta shmang! Kështu si nuk di prej nga vij, nuk di as ku po shkoj, di vetëm që duke dalë nga kjo botë do të bie përgjithmonë në asgjënë, ose në duart e një Zoti të zemëruar me të drejtë për shkak të mohimit të Tij, pa e ditur se cila prej këtyre gjendjeve do të jetë fati im i përjetshëm. Ja gjendja ime, plot dobësi dhe pasiguri.Prej gjithë kësaj deduktoj që më duhet të kaloj çdo ditë të jetës sime
duke menduar për atë që do të më ndodhë, ndoshta mund të gjej ndonje qartësim për dyshimet e mia, por nuk dua të shqetësohem për to, as të bëj një hap të vetëm për të kërkuar; përkundrazi, duke përçmuar ata që do të torturohen me këtë shqetësim, do të shkoj, i pakujdesshëm dhe pa frikë, të përballem me këtë ngjarje të madhe, butësisht do ta lë veten t'i drejtohet vdekjes, i pasigurtë për përjetësinë e gjendjes time të ardhshme".
Kush do të uronte të kishte për mik një njeri që flet në këtë mënyrë? Kush do ta zgjidhte për t'i besuar problemet e veta? Kush do të vraponte tek ai në çastet e vështira? Dhe së fundmi, ç’detyrë mund të jetë përcaktuar të bëjë në jetë? Të thuash të vërtetën, feja mund të lëvdohet të ketë për armiq njerëz kaq të paarsyeshëm dhe kundërshtimi i tyre është kaq pak i rrezikshëm sa përkundrazi, shërben për të pohuar të vërtetat e saj: korruptimi i natyrës dhe çlirimi prej besimit. Tani, unë mbështes nëse ata nuk shërbejnë për të treguar të vërtetën e çlirimit nëpërmjet shenjtërisë së sjelljes së tyre ata shërbejnë në mënyrë shembullore për të treguar korruptimin e natyrës nëpërmjet ndjenjave kaq të panatyrshme. Asgjë nuk është kaq e
rëndësishme për njeriun sa gjendja e tij, asgjë kaq e tmerrshme sa përjetësia në vuajtje. Të jenë njerëzit mospërfillës për humbjen e vet qënies së tyre dhe ndaj rrezikut të një mjerimi të përjetshëm, kjo nuk është aspak e natyrshme. Sillen në mënyrë shumë më të ndryshme përsa i përket gjërave të tjera: edhe ato më të parëndësishmet i vënë në alarm, i parashikojnë, i paralajmërojnë.Është po i njëjti njeri që kalon ditë e natë në zemërim e në dëshpërim për humbjen e ndonjë pozite, ose për ndonjë fyerje të fantazuar ndaj nderit të tij, pikërisht ai edhe duke e ditur që me vdekjen
do të humbasë gjithçka, mbetet i qetë dhe mospërfillës. Është e pabesueshme të shohësh në të njëjtën zemër dhe në të njëjtën kohë një ndjeshmëri të tillë për gjërat më të vogla dhe një pandjeshmëri të çuditshme për më të mëdhatë. Bëhet fjalë për një magjepsje të pakuptueshme, plogështi të mbinatyrshme, që prodhon shenjën e forcës së mbinatyrshme që e shkakton. Nevojitet që të ketë një përmbysje të natyrës njerëzore që të lëvdohet, ose gjendet në një situatë të tillë, në të cilën ngjan e pabesueshme që mund të gjendet edhe një njeri i vetëm.
Gjithsesi kam përvojën të një numri kaq të madh njerëzish të tillë, që kjo do të ishte e habitshme, sikur të mos dinim që pjesa më e madhe e këtyre fshihen pas një maske, por nuk janë ashtu sikurse duken. Bëhet fjalë për njerëz që kanë dëgjuar të thuhet që për të ditur të qëndrosh në botë duhet të tregohesh rebel. Është kjo që quhet shkundje e zgjedhës dhe ata perpiqen ta imitojnë. Nuk do të ishte e vështirë t'i bësh të kuptojnë se sa mashtrohen nëse në këtë mënyrë përpiqen të jenë të vlerësuar.Nuk është kështu mënyra që do t'ia dalin mbanë dhe kjo vlen edhe për njerëzit e botës që gjykojnë në mënyrë të shëndetshme gjërat dhe që njohin si mjetin e vetëm për t'ia dalë mbanë atë që t'i bëjnë të besohet që janë të ndershëm, besnike , gjykues dhe të zotët të bëjnë shërbime të dobishme mikut, pasi natyrshëm njerëzit duan vetëm atë çfarë mund t'u jetë atyre e dobishme. Tashmë, ç'përparësi ka për ne të dëgjojmë të thuhet prej një njeriu që ka shkundur zgjedhën, që ai nuk beson se ka një Zot që ruan gjithë veprimet e tij, që ai e konsideron veten si zot të sjelljes së tij dhe nuk gjykon se duhet t'i japë llogari tjetërkujt veçse vetvetes? Mendon ndoshta të na ketë bindur në këtë mënyrë të kemi besim tek ai, të presim prej tij ngushëllime, këshilla dhe ndihmë me gjithë rrethanat e jetës? Besojnë ndoshta se na kanë gëzuar duke thënë se ata mendojnë për shpirtin tonë në të njëjtën mase sa pak erë e tym,duke e thene veç të tjerash me ze krenar e te kenaqur? Behet fjale per disa që mund te thuhet gezueshem? Nuk eshte ndoshta nje gje për t'u thene me trishtim si gjëja me e trishtuar e botës? Nëse do të mendonim seriozisht, do të shihnim se eshte nje pozicion i marre kaq keq, kaq i kundërt me mirekuptimin, kaq i kundert i idealit të sjellshëm dhe sidoqoftë aq larg asaj finese qe kerkojnë, që ata do të ishin të zote ta ridrejtonin më tepër sesa te korruptonin ata që do të kishin ndonje
përkulje në të ndjekur. Në të vërtetë, bëni qe te shprehin ndjenjat dhe arsyet në bazë të të cilave dyshojne në fe, do t'ju thonë aq gjera të qëndrueshme dhe vulgare qe do t'ju bindnin per te kunderten. Eshte si u thoshte atyre nje dite shumë të ngjajshme dikush: "Nëse do të këmbëngulni ne kete menyrë, në të vërtetë do të më bëni të besoj" Dhe kishte të drejtë, pasi kush nuk do të kishte tmerr të shkëmbente mendime me njerëz kaq të përçmueshëm?
Kështu që ata s'bëjnë gjë tjetër, veçse shtiren me këto ndjenja, duhet te jenë vërtet shumë fatkeqë, nëse s'forcohen jashtë natyrës së tyre për t'u bërë më këmbëngulësit ndër njerëzit. Nëse në thellësi të zemrës së tyre janë të trishtuar, që nuk kanë sikur edhe pakëz dritë, nuk shtiren : një parim i tillë nuk do të jetë sigurisht i turpshëm. Turpi i vetëm do të
ishte sikur të mos kishin turp. Simptoma më e keqe e një dobësie ekstreme shoqërore po rastis me paditurinë e asaj fatkeqësie, që është për një njeri të jetë pa Zotin; asgjë nuk tregon me shumë një prirje te keqe te zemrës sesa mosdeshira për të vërtetën e premtimeve te përjetshme. S'ka poshtërsi më të madhe se të sfidosh Zotin. T'ua lënë kështu këto herezi atyre që janë vërtetë dhe qysh prej lindjes të zotët, të jemi të paktën të ndershëm nëse nuk mundeni te jemi të paktën të besimtarë, të njohin se fundmi që ka dy lloje njerëzish që mund të quhen të arsyeshëm, ose ata që i shërbejnë Zotit me gjithë zemër sepse e njohin, ose ata që e kërkojnë me gjithë zemër, sepse nuk e njohin por, përsa i përket atyre që jetojnë pa e njohur e pa e kerkuar ata vetë e gykojnë veten pak të denjë për vëmendje, jo të denjë për vëmendjen e tjetrit dhe është e nevojshme gjithë mëshira e fesë, që ata e perçmojnë për të mos i përçmuar derisa të jenë të braktisur
në marrëzinë e tyre. Por prej çastit, kur kjo fe na detyron të përkujdesemi për ta derisa të kenë jetë, si të zotët për ta marrë hirin, që mund t'i ndriçojë, dhe të besojnë se në pak kohë mund të mbushen me besim edhe më tepër se ne, ndërsa pikërsisht ne , përkundrazi mund të gjendemi në verbërinë, ku gjenden tani ata, duhet të bëjmë për ta, atë që do të dëshironin të bëhej për ne, nëse do të gjendeshim në vendin e tyre dhe ti thërrasim për mëshirë ndaj vetvetes dhe të bëjnë të paktën ndonjë hap për të kërkuar pakëz dritë. T'i kushtojnë këtij leximi ndonjë orë prej atyre që e zënë me gjëra aq të padobishme: sado armiqësi të provojnë,
ndoshta do të gjejnë diçka dhe sidoqofte nuk do të humbasin shumë.
Por për ata që do të kenë një sinqeritet të plotë dhe një dëshirë të vërtetë për të gjetur të vërtetën, shpresoj do të mbeten të kënaqur, dhe se do të binden nga provat e një feje kaq hyjnore, prova që kam mbledhur këtu, dhe për të cilat kam ndjekur përafërsisht këtë rregull ...

Përpara se të përballemi me provat e besimit më duket e nevojshme të përshkruaj padrejtësinë e njerëzve, që jetojnë në mospërfillje ndaj kërkimit të së vërtetës të diçkaje, që është kaq e rëndësishme për ata dhe që i prek kaq për së afërmi.Ndërmjet gjithë bjerrjeve të tyre, ky është sigurisht ai që më së shumti denoncon marrëzinë dhe verbërinë dhe përsa i përket së cilës është më e lehtë t'i ngatërrosh me vëzhgimet më elementare të kuptimit të përgjithshëm dhe me ndjenjat e natyrshme. Prej momentit që është e padyshimtë koha e kësaj jete është vetëm një çast, që gjendja e vdekjes,cilado qoftë ajo është e përjetshme dhe që kështu çdo veprim yni dhe mendim duhet ta marrim sipas llojit të kësaj përjetësie, rrugë kaq te ndryshme, që është e pamundur të bësh diçka në mënyrë të kuptueshme dhe të gjykuar mirë veçse duke e rregulluar në atë pikëpamje, që duhet të përbëjë qëllimin tonë të fundmë.Nuk është asgjë më shumë e dukshme dhe kështu sipas parimeve të arsyes, nëse njerëzit nuk marrin një rrugë tjetër, sjellja e tyre është krejtësisht e paarsyeshme. Kështu mund të gjykohen nga kjo pikëpamje ata, që jetojnë pa menduar për çastin e fundit të jetës, që e lënë veten të
drejtohen prej dobësisë dhe kënaqësisë pa menduar dhe pa u shqetësuar dhe sikur të mund të fshihnin përjetësinë vetëm me shmangien e të menduarit, nuk shqetësohen përveçse të jenë të lumtur vetëm në
momentin e tanishëm. Por, gjithsesi përjetësia ekziston dhe vdekja, që duhet ta hapë plotësisht dhe që i kërcënon në çdo moment, do t'i vendosë për një kohë shumë të shkurtër në nevojën e tmerrshme e të qënit përjetësisht të shkatërruar ose fatkeqë, pa e ditur se cila prej këtyre do t'u jetë shënjuar atyre përgjithmonë.Ja një dyshim, që ka pasojë të tmerrshme. Ata rrezikojnë një mjerim
të përjetshëm por, sikur kjo gjë të mos ia vlente, zvarritin të sigurohen nëse kjo është ashtu rastësisht një prej atyre mendimeve të mbledhura prej popullit për shkak të një teprie bestytnie, apo të jetë prej atyre, që të
errëta në vetvete, kanë një themel të fortë, edhe pse të fshehur. Kështu nuk dinë, nëse kjo është e vërtetë ose jo, as nëse provat janë të dobëta
apo të sigurta. Ndodhen para syve të tyre, por refuzojnë të shohin dhe në këtë padituri, vendosin të bëjnë gjithçka që shërben për të rënë në fatkeqësi dhe nëse është rasti të presin vdekjen për ta patur si përvojë dhe të ndjehen sidoqoftë shumë të kënaqur nga kjo gjendje, të krijojnë një bindje, dhe së fundmi të mburren me këtë. Por, është vërtet e mundur të mendosh në mënyrë serioze, për diçka kaq të rëndësishme pa ndjerë tmerr prej një sjelljeje kaq të çuditshme?
Qetësia e kësaj paditurie është diçka e përbindshme, prej së cilës duhet të ndjehet habia dhe çmenduria e atyre, që kështu zvarritin jetën,duke e përvijëzuar para vetë syve të tyre për t'i ngatërruar me imazhin e çmendurisë së tyre. Sepse ja se si arsyetojnë njerëzit, kur zgjedhin të jetojnë me paditurinë e asaj çfarë janë, pa kërkuar një shpjegim për këtë.

Ja çfarë shoh dhe çfarë më turbullon. Shoh ngado dhe gjithandej nuk shoh veçse errësirë. Natyra nuk më ofron asgjë që të mos jetë rastësi e dyshimit dhe shqetësimit. Nëse nuk do të shihja asgjë me shenjën e hyjnisë, do të përfundoja të mohoja, nëse ngado do të shihja shenjat e një krijuesi, do të pushoja në qetësinë e besimit. Por, duke parë shumë për të mohuar dhe shumë pak për të qenë i qetë, gjendem në një gjendje të mjerueshme, në të cilën kam dëshiruar me qindra herë, se nëse një Zot do të lejonte, ajo të zbulohej pa krijuar dyshime; dhe nëse shenjat,që ajo na jep janë mashtruese, t'i fshijë krejtesisht; që ajo të thotë gjithçka
ose asgjë, derisa unë të shoh rrugën, që duhet të ndjek. Përkundrazi, në gjendjen në të cilën ndodhem, duke mos ditur cili jam dhe çfarë duhet të bëj, unë nuk njoh as gjendjen time, as detyrën time. Zemra ime dëshiron shumë të njohë, ku ndodhet e mira e vërtetë që duhet të ndjekë; asnjë çmim s'do të ishte shumë i lartë për përjetësinë. Kam zili ata, që jetojnë me besim, me aq papërkujdesje dhe që keqpërdorin një dhuratë, të cilën unë mendoj se do ta kisha përdorur shumë më ndryshe.

Asnjë tjetër nuk ka pranuar që njeriu është më e shkëlqyera e krijesave.Disa, që megjithëse i kanë njohur gjendjet e shkëlqyeshmërisë së tij, e kanë ndërruar prej poshtërsisë dhe mosmirënjohjes. Konsideratën e ulët që njerëzit kanë natyrshëm për vetveten; të tjerë, që megjithëse e kanë kuptuar sesa e dobishme është kjo përulje, i kanë gjykuar mendjemëdha
dhe qesharake ato ndjenja madhështie, edhe këto të lidhura me mjerimin."Ngrini sytë drejt Zotit”, thonë disa. “Shihni atë, që ju krijoi që ta adhuroni. Mund të bëheni të devotshëm nese do dëshironi ta ndiqni urtësinë, ajo do të bëjë të njëjtën gjë". Dhe të tjerë thonë: "Mbani sytë të ngulur përtokë, krimba të shkretë që s'jeni
gjë tjeter, shihni kafshët, miq të të cilëve jeni”. Çdo të bëhet pra, me njeriun? Do të jetë me Zotin apo me kafshët? Ç'largësi e frikshme!
Ç'do të bëhet me ne? Kush nuk kupton prej gjithë kësaj se njeriu është i humbur, që ka rënë prej vendit të tij, që e kërkon me shqetësim, që nuk di si ta gjejë me? Dhe kush do t'ia tregojë rrugën sërish? Edhe njerëzit
më të mëdhenj nuk qenë të zotë.

Ne nuk jemi në gjendje të perceptojmë as gjendjen e lavdishme të Adamit, as natyrën e mëkatit të tij, as sesi na u transmetua ne. Këto
fakte kanë ndodhur në rrethana të një natyre krejt ndryshe tonës dhe që e tejkalojnë kapacitetin tonë të tanishëm. Do të ishte e padobishme të njihje të gjithë këtë për të dalë jashtë këtij konfuzioni, gjithë sa na është
e dobishme të dimë, është se ne jemi të mjerë, të korruptuar, të ndarë prej Zotit. Për këtë kemi prova të mrekullueshme mbi tokë. Kështu, prova e korruptimit dhe asaj të shërbimit, na vijnë prej mëkatarësh, që jetojnë në mospërfillje ndaj fesë dhe prej hebrenjve, që janë armiq të paepur.

Njeriu i ditur ka shpëtuar nga

Njeriu i ditur ka shpëtuar NGA :
Paragjykimi i cili të mashtron ;
Mëndjemadhësia e cila të turpëron ;
Fitimi i cili të vërtetën e mohon ;
Nënçmimi i njeriut që këshillon ;
Egoja që kundërshton ;
Puna që të falimenton ;
Shoku që të harron ;
Vetmia që të robëron ;
Dhe vuajtja që nuk mbaron !

Prirja për të qenë jo për të patur.

Bota nuk vuan nga kriza ekonomike por nga kriza morale!
Nëse bota do investonte më shumë në edukimin moral sesa në edukimin profesional,sot do kishte më shumë bollëk,mëshirë, paqe dhe harmoni.
Sepse edukimi profesional të siguron një punë,por nuk të garanton sukses,të siguron pasuri por nuk të garanton sigurinë e saj,të siguron veshje të bukura por nuk të garanton karakter,të siguron fuqi por nuk të garanton qetësi.
Bota ka nevojë për njerzillëk,jo për sende!
Prandaj,investoni më shumë në fëmijët tuaj në edukimin moral sesa në edukimin profesional!
Sepse ajo çka e bën njeriun është prirja për të qenë,jo për të patur!

Friday, October 19, 2018

Unë jam

Po, unë të kam dashur, si kurrë më parë,të dua dhe do të të dua sepse dashuria është shpirti i kësaj jete që po kaloj.Kjo dashuri është vetë jeta që po të dhuroj.

Pse puth buzët e tua, nëse e di se vdekja është afër,nëse e di se dashuria vetëm po e harron jetën, pse mbyll sytë për të tashmen e errët
për t'i hapur ato në kufijtë rrezatues të një të ardhmeje të pasigurt?Sepse është dashuria ajo që të jep besim,shpresë dhe siguri pasi ajo nuk pyet për të kaluarën që iku,as për të ardhmen që nuk e kemi mbërritur,por për çastin që mos të na ikë pa e shijuar.

Unë nuk dua të lexoj në libra një të vërtetë që ngrihet si një varg uji.
Unë heq dorë nga pasqyrimi që kudo që ofron malet,guri del i zhveshur, ku balli im është i reflektuar,kalon nga zogjtë kuptimin e të cilëve nuk e njoh.

Unë nuk dua të shikoj në lumenj të kuq që jetojnë me skuqjen e jetës,ato i përkasin skajeve të dëshirës së tyre,lumenj nga të cilët zëra të pashprehur ngrihen,shenja që unë nuk i kuptoj sepse të japin një pamje të mashtrimit mes kallamishteve të dyshimtë.

Unë nuk dua, jo; Unë heq dorë duke e gëlltitur atë pluhur, nga toka e dhimbshme, që kafshon rërë dhe trupa, sepse siguria e jetesës së saj  varet nga ngrënia e jetesës sonë,kur kupton se bota dhe ky trup rrokullisetën si shenjë që syri ynë shpirtëror nuk e kupton por dalldiset në hutim.

Unë nuk dua, jo, të qaj, të shpreh me gjuhën time,të projektojë dhimbjen ashtu si guri që rrëzohet në ballin tënd,që thyen kristalet e atyre qiellin e pafund pas së cilës askush nuk e dëgjon zërin e jetës.

Unë dua të jetoj, të jetoj si jeta e vështirë,si era apo ajri që kërkohet kur nevojitet, si qymyr vigjilent,si e ardhmja e një fëmije që ende nuk është lindur,si kontakti i të dashuruarve kur hëna i injoron ato.

Unë jam si melodia që nën psherëtimë, e bën botën në fluturimin e tij misterioz,si zog i pafajësisë që me gjak në krahë,ai do të vdesë në një gjoks të shtypur.

Unë jam një lloj krijese që thërret të gjithë ata që e duan,si deti unik për të cilin do të vijnë të gjithë shpendët e dashuruar të cilët kërkojnë qendrën e saj, të rrethuar nga rrethi i krahëve që kthehet si rënkim lotësh.

Unë jam kali që ndriçon pelën e tij kundër erës së zhveshur,gazelën që ka frikë nga lumi indiferent,tigri mbizotërues që hap rrugët në xhunglën e jetës,jam sytë e maces që gjithashtu shkëlqen në terr.

Unë jam dikush ku askush nuk mund ta injorojë praninë e atij që jeton,e atij që qëndron në mes të shigjetave të jetës duke bërtitur,e që tregon gjoksin e tij transparent, e që nuk ndalet duke luftuar dhe  kërkuar paqe,e që gjithmonë do të jetë një kristal pavarësisht qartësisë së saj e cila shpesh mbulohet nga gjaku dhe balta e jetës,sepse nëse i vendosni duart, mund ta ndjeni gjakun e një njeriu të madh i cili shihet si i vogël.

Hëna dhe njeriu

Vetëm hëna të bën të dyshosh të vërtetën.
Aty nuk ka njeri.
Hëna ngërthen nëpër fusha, kalon lumenjtë,
Ajo depërton nëpër pyje.
Modeli i maleve ende duken të ngrohta.
Jep  nxehtësinë e qyteteve të bukura.
Por një hije, të vret në një qoshe të errët,
përmbytur me trëndafila të ndezur,
jep misterin e shpellave ku nuk ka erë
si diçka që posedon nën lëkurë.

Hëna kalon, e di, këndon, përparon pa pushim.
Një det nuk është një shtrat ku trupi i një njeriu mund të qëndrojë vetëm.
Një det nuk është një qefin për një vdekje të kthjellët.
Hëna vazhdon, zvarritet, luan, gërvishet në rërën e thellë.
Ajo qarkullon në mënyrë fantastike thashethemet plot ngjyra të qetësuara dhe plot kaos.
Një kufomë që qëndronte për një çast,
të vë dyshim, ajo lëviz përpara, ngjyra mbetet e palëvizshme.
Hëna qëndron në krahët e thyera,
pamja e saj imponuese ku disa fole peshku japin iluzion,të tërheqin!
Kthehu në qytetet e fundosura ku ende mund të dëgjoni (sa e ëmbël) këngët që jetuan;
ku valët e fundit ende ndikojnë në gjinjtë e virgjëra,në zemrat e buta që disa romantikë i kanë adhuruar me pije dehëse.
Por hëna është e pastër, gjithmonë e thatë dhe ftohtë.
Ajo del nga një det që është gjithmonë si një kuti, e cila është një bllok me kufij që askush, askush nuk ngushton,që nuk është një gur mbi një kodër që rrezaton.
Dilni dhe ndiqni çfarëdo qoftë eshtra që lëviz,
çdo gjë që ishte në venat e një njeriu,pavarësisht nga gjaku i tij, burgu i tij melodioz, trupin e tij të dukshëm që ndan jetën,ose mendimin e tij të lehtë në një ajër, drejt lindjes e cila qan si një perëndim.

Por njeriu nuk ekziston.
Ai kurrë nuk ka ekzistuar,kurrë.
Po, njeriu nuk jeton, pasi ai nuk jeton ditën.
Po, hëna shpik historitë e saj të furishme.
Po,njeriu ecën në mashtrim,si hija që lëviz natën nga një dritë e çastit.
Po,hëna luan me ilustrime dhe iluzione që ne i quajmë "jetë".
Po,njeriu dhe hëna mashtrojnë sepse janë të ngjashëm!
Po,të dyja japin ngjyra mashtruese kudo që shtrihen!

Wednesday, October 17, 2018

Letër pas vdekjes!

Letër pas vdekjes!

Nëse një ditë...

Nëse një ditë ju vjen lajmi për vdekjen time,mos u trishtoni,mos qani,mos thoni "gjynah",mos thoni që na iku dikush që e deshëm shumë,jo mosni...mos më qani!
Por më kujtoni të paktën,më kujtoni për atë që kaluam së bashku,më kujtoni për gjurmët që mund të kem lënë tek ju apo diku!
Më kujtoni veprat e mira dhe lutuni për mua që të më pranohen nga Zoti.
Më kujtoni për veprat e gabuara dhe lutuni për mua që të mëshirohem prej Tij.
Më kujtoni  në gëzimet tuaja kur të ndjeni mungesën time kur ndanim buzëqeshjet tona.
Më kujtoni në trishtimet tuaja kur ju motivoja me këshillën më të bukur : " çdo gjë është kalimtare" ashtu siç jemi të gjithë!
Më kujtoni kur ju kam dhënë dorën në momentet e vështira,dorë e cila është vrarë shpesh nga pabesia dhe mosmirënjohja.
Më kujtoni kur ju kam dhënë dorën për të më ndihmuar në hall,dhe të vetmen dorë që kam prekur ka qenë familja ime.
Më kujtoni kur jam treguar i gatshëm për të dhënë jetën time për padrejtësinë që ju është bërë juve.
Më kujtoni kur jeta ime është rrezikuar nga padrejtësitë dhe asnjë nuk pashë të gatshëm për të qënë në jetën time.
Më kujtoni të paktën kur të jem larguar ,sepse në këtë jetë më harruan të gjithë.
Më kujtoni të paktën me lutje pasi të kem ikur, sepse kur isha pranë,kam bërë lutje për ju.
Më kujtoni me lutje kur të kem vdekur,sepse kur isha gjallë jam lutur për ju.
Më kujtoni duke m'i bërë hallall të gjitha ato të mira që nuk munda të bëj për ju dhe ato gabimet që bëra për ju.

Monday, October 15, 2018

Sot dhe nesër

I mençuri është ai i cili e shfrytëzon ditën e re duke u bërë më i mirë sesa ishte dje.
Injoranti është ai i cili e humbet ditën e re duke shpresuar për të ardhmen që të jetë më mirë sesa është sot!

Sunday, October 14, 2018

Udhëheqje me fjalë të thjeshta

Mos u përpiq të përdorësh fjalë të mëdha për të lënë përshtypje tek të tjerët kur s'të kuptojnë çfarë thua!
Përpiqu të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë sepse në këtë mënyrë ke për të lënë përshtypje.
Sepse duke i bërë ata të ndihen injorantë edhe pse të duartrokasin për atë që thua,ti nuk ke krijuar simpati por servilë injorantë.
Që të ecin në rrugën tënde,mos i fol atyre me fjalë të mëdha,me qëllim që të ecin në rrugën tënde por ec ti në rrugën e tyre duke i bërë ata të të ndjekin ty!
Nëse të ndjekin duke qenë injorantë,të jesh i sigurt që po të ndjekin një tufë delesh.
Por nëse të ndjekin duke qënë të ditur, atëherë dije se një grup njerëzish po ndjekin një udhëheqës!

Nje shkrim paksa i gjate,por me nje permbajtje shume te thelle,plot ide dhe nxites per te medituar. Pres nga ju komente te argumentuara. Lexim te kendshem

Thonë, pra, se  nga vetë natyra e saj, të kryesh një padrejtësi është nje gjë e mire, por ta pësosh në kurrizin tënd, është një e keqe, mbasi të durosh një fyerje do të thotë të kesh pësuar një të keqe më të madhe sesa e mira që ndiejmë kur këtë të keqe e kryejmë ne; në këtë mënyrë, herë duke bërë e herë duke duruar të tilla fyerje dhe duke e pasë provuar kështu shijen e të dyjave, atyre që nuk ishin në gjendje t'u shpëtonin marrjeve nëpër këmbë apo që dhe të kryenin sende të tilla, iu duk e udhës që të bënin një marrëveshje midis tyre që as të bënin dhe as të pësonin padrejtësira. Pikërisht për këtë, filluan të Iindnin ligjet dhe nisi të quhej legjitim dhe i drejtë sundimi i ligjit. Kjo është gjeneza dhe thelbi i Drejtësisë, e cila qëndron në mes të më të mirit, kur ky nuk paguan haraçin e paudhësive që kryen, dhe është në mes të më të keqit, nëse dikush, të cilit i bien në qafë dhe e marrin nëpër këmbë, nuk ka forcë që të ngrihet dhe të mbrohet siç duhet. Dhe i drejti që gjendet midis këtyre dy rasteve, çrnohet nga të tjer  jo se është njeri i mirë, por vetëm nga që i mungon forca për të kryer të keqen; mbasi, nëse do të ishte i aftë ta kryente dhe të ishte pra me të vërtetë një njeri, nuk do të binte kurrë dakord me një marrëveshje pas së cilës as duhej të kryente dhe as duhej ta pësonte në kurriz të keqen, mbasi kështu kishte për të qenë një i çmendur. Kjo është pra, natyra e Drejtësisë, dhe të tillë janë dhe shkaqet e lindjes së saj, sipas asaj që thuhet në popull. Sesi pastaj ata që respektojnë Drejtësinë, dhe e respektojnë jo se duan por ngaqë nuk janë të zotë të kryejnë padrejtësira, këtë do të kemi mundësi ta shikojmë kryesisht nëse do të bëjmë një hipotezë duke i dhënë, si të drejtit ashtu dhe të padrejtit, mundësi që të veprojë ashtu si i pëlqen më mire dhe pas kësaj të ndjekim veprimet e tyre për të parë se deri ku do t'i çojë pasioni që të dy. Do të kemi kështu mundësinë të zëmë në befasi të drejtin tek ndjek rrugën e të padrejtit me qëllim që të arrijë atë epërsi, të cilën çdo natyrë njerëzore e quan një të mirë, por që detyrohet nga ligji dhe nga forca të respektojë barazinë. Liria e veprimit, ashtu siç po e supozojmë ne, mund t'iu jepet këtyre në formën e asaj fuqie që thuhet se kishte Gjigjesi, paraardhësi i Hrisit, i Lidianit.
Sipas traditës, Gjigjesi ishte një bari në shërbim të mbretit të Lidisë, rastisi që ra një stuhi e vërtetë shiu, ra dhe një tërmet dhe toka u ça pikërisht në vendin ku ai po kulloste kopenë. Ai u pataks i tëri kur pa një gjë të tillë, zbriti në tokën e çarë dhe, përveç mrekullive të tjera që zbuloi atje, sipas sa tregojnë përrallëtarët, ai pa edhe një kalë të bronxtë e bosh nga brenda, me disa portëza të vogëla, nëpërmjet të cilave, duke u përkulur, ai vuri re se brenda ishte një kufomë, me një madhësi, së paku kështu iu duk asaj, më të madhe nga ajo e një njeriu të zakonshëm. I vdekuri nuk kishte asgjë me vete, me përjashtim të një unaze prej ari në njërën dorë dhe të cilën Gjigjesi e mori dhe u largua. Duke qenë pastaj zakoni që barinjt mblidheshin një herë në muaj për t'i dërguar mbretit një paraqitje të gjendjes së kopeve, shkoi edhe ai duke marrë me vete unazën. U ul pra bashkë me të tjerët dhe krejt rastësisht e ktheu folenë e gurit të çmuar të unazës nga vetja në pëllëmbën e dorës. Dhe ja atëhere, u bë i padukshëm për sytë e të pranishmëve; dhe ata flisnin për atë sikur ai të mos ishte fare atje po të kishte ikur. Ai habitet dhe, duke e kthyer unazën, nga ana tjetër, kthehet e bëhet sërish i dukshëm. Duke vënë re këtë gjë, provon nëse me të vërtetë unaza kishte një veti të tillë, dhe kësisoj zbulon se sa herë që unaza kthehet me gur nga brenda, ai bëhet i padukshëm, kurse kur kthehet nga jashtë, ai vjen e bëhet i dukshëm. Kur u sigurua për një gjë të tillë, ai bëri çmos që të bënte pjesë në grupin e dërgatës që do të shkonte te mbreti. Kur vajti atje, pasi i torlloi mendjen gruas së tij dhe e bëri për vete, thuri me atë intriga të ndryshme kundër mbretit, e vrau dhe kësisoj fitoi kuroren e mbretërisë.

Tani, sikur të ishin dy unaza të tilla dhe njërën ta vinte në gisht i drejti unë besoj se nuk do të kishte njeri qoftë dhe qelibar i kulluar dhe tjetrën i keqi, nga drejtësia, që do t'i mbetej besnik Drejtësisë dhe që do të kishte forcën të hiqte dorë nga pasuria e të tjerëve dhe të mos e përvetësonte, meqë kishte mundësi të mirrte pa u dënuar çtë donte nga tregu, të futej në shtëpitë e të tjerëve dhe të binte të flinte me kë të donte, të vriste, t'u hiqte prangat atyre që do të dëshironte, duke qenë se me mënyrën që kishte fituar do të ishte mes njerëzve si një djall. Dhe duke vepruar kështu nuk kishte për të bërë aspak gje ndryshe nga tjetri, mbasi që të dy do të shkonin drejt një qëllimi. Kjo, pra, do të ishte prova e madhe: askush nuk është i drejtë nga vetja e tij, por i shtyrë nga një nevojë e fortë, mbasi të qenët i drejtë nuk është një e mirë në vetvete, aq e fortë është kjo sa që një njeri që e mban veten të aftë për të bërë një të keqe, e bën atë. Në fakt, pra, çdo njeri beson se më shumë sesa Drejtësia, më e leverdisshme për interesin e njeriut është padrejtësia, dhe duke e quajtur të vërtetë këtë, ai mbron me fjalë pikërisht këtë tezë; mbasi, nëse një njeri që e ka fituar tashmë aftësinë për të bërë të keqen pa u ndëshkuar, nuk do të pranonte të përvetësonte pasurinë e tjetrit, do të mbahej nga të tjerët kur ta mësonin këtë gjë, si njeriu më mjeran e më i pamend në botë; megjithatë, midis tyre do ta mburrnin haptazi dhe do të gënjeheshin reciprokisht nga frika se mos u takonte atyre që të pësonin ndonjë padrejtësi. Kështu qëndrojnë punët. Nga ana tjetër, gjykimin tonë për jetën e njerëzve për të cilët po diskutoj, do të ishim të aftë ta formulonim me një kriter të drejtë, vetëm nëse do të vinim përballë njëri-tjetrit njeriun më të drejtë me njeriun më të keq; ndryshe nuk do t'ia arrijmë dot. Cili është, pra, ndryshimi midis këtyre të dyve? Ky: të mos i heqim asgjë padrejtësisë së të keqit dhe as drejtësisë së të drejtit, por le t'i quajmë si njerin ashtu dhe tjetrin të përsosur në mënyrën e tyre të të jetuarit. Para së gjithash, pra, duhet thënë se i keqi vepron si mjeshtrit me të mirë. Si, për shembull, një marinar  apo mjek i përsosur e di mirë se ç'është e mundur apo e pamudur në mjeshtrinë e tij dhe për këtë i vihet punës për të kryer të mundshmen dhe lë mënjanë të pamundshmen; dhe, nëse nganjëherë bën ndonjë gabim, di ta qortojë mjaft mirë; po kështu edhe i padrejti, . duke kryer me shkathtësi veprimet e tij të këqia, di t'i fshehë fare mirë padrejtesite e dëshiron të arrijë kulmin e padrejtësisë. Dhe nëse e lë veten që ta kapin të tjerët, atëhere quhet i paaftë; mbasi shkalla më e lartë e padrejtësisëë eshtë kur dukesh i drejtë pa qenë i tillë. Në këtë mënyrë pra, i duhet atribuar keqbërësit më të përsosur përsosmëria e padrejtësisë dhe të mos i hiqet mundësia që, duke kryer padrejtësira të mëdha, të përgatitë lavdinë më të madhe për veten në fushën e Drejtësisë dhe kështu, edhe nëse mund të bjerë në disa gabime, të jetë i aftë për t'i qortuar, duke qenë i aftë në të folur e në të mbushur mendjen e të tjerëve; nëse rastis që të denoncohet ndonjë nga veprimet e tij të këqia, të përdorë dhunë aq sa t'i nevojitet duke e ndier veten të fortë në guximin, në pushtetin, dhe në bashkëpunimin e miqve të tij dhe të pasurisë së tij. Pasi ta kemi vënë pra në të tilla kushte, le ta vëmë tani në arsyetimin tonë, përballë të drejtit, njeri ky i thjeshtë dhe bujar,i cili  është një njeri që nuk dëshiron të duket, por të jetë i mirë. Dhe kjo pamje i duhet hequr. Mbasi nëse ka pamjen e një të drejti, do të nderohet dhe do të ketë dhurata nga të tjerët, pikërisht nga që është i tillë, kurse do të ishte i dyshimtë nëse do të ishte i tillë o për shkak të një drejtësie të vërtetë o për shkak të dhuratave dhe nderimeve që mund t'i bëhen. Për këtë arsye ai duhet zhveshur nga të gjitha me përjashtim të drejtësisë së tij dhe të vihet në kushte krejtësisht të kundërta me atë të njeriut që përshkruam pak më parë; dhe, edhe pa kryer ndonjë akt të keq, t'i ketë dalë emri si një njeri jashtëzakonisht i keq, në mënyrë që të vlerësohet në Drejtësinë e tij, dhe të mos flashket shpirtërisht nga nami i keq dhe nga pasojat që mund të vinë prej kësaj, dhe të mbetet i pandryshuar deri në vdekje, duke patur për tërë jetën pamjen e jashtme të një keqbërësi, por duke qenë në të vërtetë një njeri i mirë; në këtë mënyrë, kur të dy të arrijnë në kufirin e fundit, njëri të Drejtësisë dhe tjetri të padrejtësisë, do të mund të gjykohet se cili prej tyre ka qenë më i lumtur.