Thursday, October 25, 2018

Gëzim i shtirur

Ata, që në çështje të pafata ruajnë gjithmonë shpresën dhe gëzohen për fatin e mbarë dhe nuk hidhërohen nga fati i keq, dyshohet se mund të jenë të kënaqur që puna ka shkuar keq dhe janë të lumtur të gjejnë shkaqe për të shpresuar, që të tregojnë se janë të interesuar, duke maskuar gëzimin që shtiren se po provojnë me atë që duhet të kishin provuar,nëse puna do të kishte ecur keq. Natyra jonë kërkon lëvizjen, qetësia absolute është vdekje. Dikush kupton që natyra është e kompromentuar dhe se njerëzit janë kundërshtarë të shpirtit të sjellshëm, por ai i injoron sepse ata nuk mund të shkojnë më lart.
Veprimet e bukura e të fshehta janë më të denjat. Kur gjej ndonjë të tillë në histori, që më pëlqejnë shumë, frymëzohem, por në fund të fundit nuk kanë qenë aspak të fshehta në momentin që janë vënë re edhe pse janë bërë përpjekje për t'i fshehur, ajo pak sa janë treguar i ka shkatërruar të gjitha, sepse gjëja më e bukur ka qenë dëshira për t'i mbajtur te fshehura.A nuk është ndoshta për t'i bërë qejfin botës, ajo, që i bën të sigurta dhe të mundshme gjërat e moralshme? Nuk do të doni të na bëni të besojmë se kjo është çështje e së vërtetës dhe se nëse nuk do të ekzistonte moda e dueleve, juve do t'ju dukej e lejueshme të luftonit, vetëm duke shqyrtuar këtë gjë në vetvete?