Monday, October 22, 2018

Maska e natyrës

T'i heqim maskën natyrës dhe ta ndryshojmë. Jo më mbretër, papë,peshkopë, por "monarku i shenjtë”, etj., asnjë Paris, “kryeqendër të
mbretërisë".
Ka vende, ku Parisi thërritet "Paris" dhe të tjerë, ku duhet thirrur "kryeqendër e mbretërisë".
Sa më shumë të jesh inteligjent, aq më shumë kupton që ka njerëz originalë. Njerëzit e zakonshëm nuk gjejnë ndryshime ndërmjet njerëzve.
Lloje të ndryshme gjykimi të drejtë, disa në njëfarë rregulli të gjërave,por jo në të tjerë, nuk do të ishin të habitshëm. Të parët dinë të nxjerrin mirë pasojat prej pak parimeve dhe është e drejtë të dëgjosh.Të tjerët dinë të nxjerrin pasoja prej gjërave, ku ka shumë shkaqe.Për shembull, disa kuptojnë mirë pasojat e ujit, në të cilin ka pak shkaqe, por pasojat janë kaq të brishta, sa falë një vullneti ekstrem mund t'i arrihet. Por, ja për këtë ndoshta do të ishin gieometër të mëdhenj, pasi gjeometria kupton një numër të madh shkaqesh dhe mundet që të ketë mendje të zonjat të depërtojnë ashtu si duhet dhe deri në fund ku ka pak shkaqe, por krejtësisht të pazotët për të depërtuar gjërave ku ka shumë shkaqe.
Ka pra, dy lloje intelekti, që mbërthen me gjallëri dhe në mënyrë të thellë pasojat e shkaqeve dhe ky është shpirti i të ndjerit të drejtë; tjetri që ngërthen një numër të madh shkaqesh, pa i ngatërruar dhe ky është shpirti i gjeometrisë.Njëri është forca dhe ashpërsia e inteligjencës, tjetri është gjerësia.
Njëri mundet të ekzistojë shumë mirë edhe pa tjetrin, duke mundur intelekti të jetë i fortë dhe i kufizuar, por edhe i gjerë dhe i dobët.