Tuesday, October 23, 2018

Mes dy ekstremeve

Kur kuptohet se në një fjalim ka fjalë të përsëritura dhe i sheh kaq të përshtatshme sa duke u përpjekur t'i korrigjojmë do të dëmtojmë bisedën,duhet t'i lëmë ato; janë shenjat e tij dalluese. Bëhet fjalë për zili, që është e verbër dhe nuk e di se kjo përsëritje në atë fragment nuk është gabim pasi nuk ekziston një rregull i përgjithshëm.Na pëlqen siguria, që dikush të jetë i pagabueshëm në çështjen e besimit dhe që doktorët autoritarë të jenë në çështjen e moralit, për të patur kësisoj sigurinë personale. Nëse dikush do të vinte sot dhe të kishte
pak autoritet, nuk do të mundte të bënte asgjë.

Inteligjenca e skajshme është akuzuar për marrëzi, ashtu si edhe dobësia e skajshme; vetëm mediokriteti është një e mirë: dhe shumica,që ka vendosur këtë dhe që largon këdo, nëse largohet në një prej dy skajeve. Nuk i kundërvihem, pranoj për ku më vendosin dhe refuzoj të ngjitem në skajin më të ulët, jo për shkak të urtësisë së tij, por sepse dhe ai ndodhet në skaj, për këtë do të refuzoja edhe skajin më të lartë. Të dalësh nga mesatarja, do të thotë të dalësh prej gjendjes njerëzore.
Madhësia e shpirtit qëndron në atë, që të dish të mbetesh i tillë: është falsitet, që madhështia synon daljen prej tij në vend që të qëndrojë.
"Natyra nuk mund ...
Natyra na ka vendosur aq mirë në mes, sa nëse lëvizim një anë të peshores, ndryshojmë edhe tjetrën".
Kjo më bën të mendoj se në kohën tonë ka stimuj të vendosur në të atillë mënyrë që të prekësh njërën do të thotë të prekësh edhe tjetrën".
"Kam kaluar shumë kohë të jetës sime duke besuar se kishte një drejtësi dhe nuk gënjeja veten, sepse është ajo që Zoti na ka zbuluar,por unë besoja, dhe në këtë gabohesha, se drejtësia jonë ishte thelbësisht e drejtë dhe se kishte një mënyrë për ta njohur dhe gjykuar, por pastaj shumë herë jam gjendur i privuar prej një kriteri të sigurtë, sa së fundmi humba besimin në vetvete dhe më pas tek të tjerët. Pashë të gjithë vendet dhe njerëzit të ndryshuar; dhe kështu pasi pata shkëmbyer mendime shumë herë mbi drejtësinë e vërtetë, kuptova se natyra jonë ishte prej një ndryshueshmërie të vazhdueshme dhe qysh atëherë nuk kam shkëmbyer më mendime. Dhe nëse do të ndryshoja, do ta ripohoja atë
mendim.Skeptiku Arkesilao, që bëhet dogmatik"
"Mund të ndodhë që të jepen demostrime të vërteta, por nuk është e sigurtë.
Dhe kjo dëshmon që nuk është e sigurtë që gjithçka të jetë e pasigurt për lavdi të Skepticizmit".
"Ai burrë, aq i hidhëruar prej vdekjes të së shoqes dhe të birit të vetëm, që ka këtë problem të madh që e torturon; pse në njëfarë pike nuk është më i trishtuar dhe mund ta shohësh të lirë prej gjithë këtyre mendimeve të dhimbshme dhe shqetësuese? Nuk duhet të habitemi. I është dhënë një top dhe duhet t'ia hedhë shokut te tij. Është i vëmendshëm për ta pritur ndërsa bie prej çatisë për të fituar një pikë. Si do dëshironi që të mendojë për punët e veta, me këtë punë që e ngut? Ja një kohëzënie e denjë për një shpirt të madh që të largojë çdo mendim tjetër nga mendja.
Ky njeri i lindur për të njohur universin, për të gjykuar çdo gjë, për të mbretëruar një shtet, ja tek e shohim të zënë dhe të harruar pas kapjes
së një lepuri. Por, nëse nuk përkulet përpara kësaj dhe do dojë të qëndrojë gjithmonë ngrehur, do të jetë veçse më budallai, pasi do dojë të ngrihet mbi njerëzoren dhe në fund të fundit nuk është veçse një njeri, i zoti për shumë dhe për pak, për gjithçka ose asgjë. Nuk është një ëngjëll, as një kafshë, por një njeri."
"Një mendim i vetëm na pushton; nuk mund të mendojmë për dy gjëra njëkohësisht, prej këtej vjen e mira sipas njeriut dhe jo sipas Zotit.

"Duhen gykuar në mënyrë te kthjellet prirjet hyjnore".
Montaigne e ka patur gabim kur thotë : Tradita duhet ndjekur për faktin e vetëm se është traditë dhe jo sepse është e arsyeshme, ose e drejtë."
Por populli e ndjek për këtë arsye të vetme që e beson të drejtë. Përndryshe, për faktin e vetëm e të qënurit traditë, nuk do ta ndiqte, pasi pranon të jetë subjekt vetëm i arsyes, ose drejtësisë. Pa këtë traditë do të kalonte në
tirani, por zotërimi i arsyes dhe drejtësisë nuk është më tiranike se ajo e kënaqësisë. Janë parimet natyrore të njeriut.Do të ishte pra, mirë, nëse do t'i bindej ligjeve dhe traditave, që gjithsesi jane ligje që të mësojnë se nuk janë (domosdoshmërisht) të vërteta dhe të drejta për t'u paraqitur, se nuk dimë asgjë përsa u përket atyre dhe se duhet vetëm të ndjekim ato, që kemi marrë. Në këtë mënyrë nuk do t'i
lēmë kurrë. Por populli nuk mësohet me këtë teori dhe kështu prej momentit që beson se është e mundur të gjejë të vërtetën dhe se ajo
gjendet në ligje dhe tradita, u beson atyre dhe e merr antikitetin e tyre si provë të vërtetësisë së tyre (jo prej autoritetit të tyre të vetëm, pa vërtetësi).Ndaj u bindet atyre, por është gati të mbulohet, nëse i dëshmohet se nuk vlejnë asgjë, dhe kjo është e mundshme me të gjitha, mjafton t'i shohësh në një këndvështrim të caktuar.E keqja është e lehtë, ka të tilla një pafundėsi, e mira është gati unike.
Në lloj e keqeje është e vështirë të gjendet, po aq sa ajo që e quajmë e mire dhe për shkak të kësaj veçantie shpeshherë merret si e mirë. Duhet edhe një madhështi e jashtëzakonshmëri e shpirtit për t'ia arritur, ashtu si edhe për të mirën. Shembujt jepen për të provuar gjëra të tjera, por edhe se do të dëshironin të provonin shembuj, do t'u takonte gjërave të bëheshin shembuj. Pasi, prej momentit që gjithmonë besohet që veshtiresia është në atë që dëshirohet të provohet, gjenden shembuj më të qartë dhe të lehtë për demonstrim.

Kështu kur dëshirohet të demonstrohet diçka e përgjithshme, duhet dhënë rregulli i veçantë për një rast,por nëse dëshirohet të demonstrohet një rast i veçantë,duhet të fillohet prej rregullit të përgjithshëm.
Pasi gjithmonë duket e errët gjëja gjëja që duhet të provohet dhe e qartë ajo që duhet ndërfutur në prova.Në të vërtetë kur propozohet diçka për të provuar,fillohet me idenë që është e errët, ndërsa përkundrazi ajo,që duhet të provojë duhet të jetë e qartë dhe kështu ajo kuptohet lehtësisht.
Jam ndjerë keq nga këto komplimente " Ju bezdis", " Kam frikë se ju mërzis", " Kam frikë se kjo është shumë e gjatë". Ose na bindin ose na irritojnë.
Sa e vështirë është t'i propozosh diçka gjykimit të një tjetrit pa e ndryshuar gjykimin e tij nëpërmjet mënyrës së propozimit!
Nëse thuhet : " Më duket i bukur", " Më duket i errët " ose gjëra të tjera të ngjashme,ose imagjinata priret drejt këtij gjykimi,ose ajo nxitet në drejtimin e kundërt.
Më e mira është të mos thuash asgjë dhe kështu çdo kush gjykon sipas vetvetes,dmth sipas asaj që është,ose sipas asaj që do ju vendosin rrethanat e tjera,për të cilat nuk jemi përgjegjës.Por të paktën nuk do ju kemi vendosur asgjë tonën,vetëm edhe nëse heshtja të mos ketë pasojat e saj sipas mënyrës dhe interpretimit që tjetri do të dëshirojë të japë,ose sipas konjukturave,që do të nxjerrë prej lëvizjeve të fytyrës dhe tonit të zërit;nëse do të jetë fizionomist,në këtë pikë do të jetë e vështirë të mos shprehet një gjykim me vetë pamjen natyrale,ose më mirë kaq të paktë janë të vendosur dhe të qëndrueshëm.
Çdo arsyetim yni përfundon duke hequr dorë prej opinioneve.
Por fantazia është e ngjashme dhe e kundërt me opinionet, kështu nuk mund të dallohet prej këtyre kundërshtive.
Një thotë se opinioni im është fantazi,tjetri se fantazia e tij është opinion.Nevojitet të vendoset nie rregull. Arsyeja na afrohet, por mund të jetë e përthyeshme në të
gjitha drejtimet.
Dhe kështu që nuk është.

Gjërat, të cilat kemi më përzemër, si për shembull të fshehim pasurinë tonë të vogël, shpeshherë nuk janë asgjë. Një asgjë që imagjinata e zmadhon sa një mal; mjafton edhe një tjetër pak imagjinatë për ta bërë të kuptueshme pa shumë mund.