Wednesday, October 17, 2018

Letër pas vdekjes!

Letër pas vdekjes!

Nëse një ditë...

Nëse një ditë ju vjen lajmi për vdekjen time,mos u trishtoni,mos qani,mos thoni "gjynah",mos thoni që na iku dikush që e deshëm shumë,jo mosni...mos më qani!
Por më kujtoni të paktën,më kujtoni për atë që kaluam së bashku,më kujtoni për gjurmët që mund të kem lënë tek ju apo diku!
Më kujtoni veprat e mira dhe lutuni për mua që të më pranohen nga Zoti.
Më kujtoni për veprat e gabuara dhe lutuni për mua që të mëshirohem prej Tij.
Më kujtoni  në gëzimet tuaja kur të ndjeni mungesën time kur ndanim buzëqeshjet tona.
Më kujtoni në trishtimet tuaja kur ju motivoja me këshillën më të bukur : " çdo gjë është kalimtare" ashtu siç jemi të gjithë!
Më kujtoni kur ju kam dhënë dorën në momentet e vështira,dorë e cila është vrarë shpesh nga pabesia dhe mosmirënjohja.
Më kujtoni kur ju kam dhënë dorën për të më ndihmuar në hall,dhe të vetmen dorë që kam prekur ka qenë familja ime.
Më kujtoni kur jam treguar i gatshëm për të dhënë jetën time për padrejtësinë që ju është bërë juve.
Më kujtoni kur jeta ime është rrezikuar nga padrejtësitë dhe asnjë nuk pashë të gatshëm për të qënë në jetën time.
Më kujtoni të paktën kur të jem larguar ,sepse në këtë jetë më harruan të gjithë.
Më kujtoni të paktën me lutje pasi të kem ikur, sepse kur isha pranë,kam bërë lutje për ju.
Më kujtoni me lutje kur të kem vdekur,sepse kur isha gjallë jam lutur për ju.
Më kujtoni duke m'i bërë hallall të gjitha ato të mira që nuk munda të bëj për ju dhe ato gabimet që bëra për ju.