Thursday, October 4, 2018

Asgjëja e pafundme

Asgjëja e pafundme.

Shpirti ynë është hedhur në një trup ku gjen numër, kohë, dimension,kur ai arsyeton i thërret të gjitha këto, natyrën, nevojën dhe nuk mund
t'i besojë tjetërkujt. Bashkimi i bashkangjitur pafundësisë nuk e zmadhon aspak, jo më shumë se një këmbë ose një matje të pafundme, përballë pafundësisë, fundësia asgjësohet dhe bëhet një asgjë e pastër .Ne e dimë se gjendet një pafundësi, por injorojmë natyrën e saj ashtu sikurse është e vërtetë që mund të jenë të fundme. E vërteta është që ekziston një pafundësi numerike, por nuk dimë çfarë është. Është e pavërietë që të jetë e barabartë dhe po ashtu është jo e vërtetë që të jetë e pabarabartë,sepse duke i shtuar, ajo nuk ndryshon natyrë. Gjithsesi është një numër
dhe të gjithë numrat janë të barabartë ose të pabarabartë. Është e vërtetë që kjo kuptohet duke iu referuar numrave të fundëm.

Ne njohim ekzistencën dhe natyrën e të fundmes pasi jemi të fundme dhe të shtrirë si ai.

Ne njohim ekzistencën e të pafundmes, por injorojmë natyrën e saj,pasi duke qenë e shtrirë si ne, nuk është si ne e kufizuar.

Por ne nuk njohim as ekzistencën, as natyrën e Zotit, pasi Ai nuk ka as shtrirje as kufij të ekzistencës tonë.

Por prej besimit ne njohim ekzistencën e Tij,e në lavdi do të njohim natyrën e Tij.

Tashmë  kam treguar se është sigurisht e mundur të njohësh ekzistencën e diçkaje pa i njohur natyrën.

Të flasim tashmë sipas qartësive të natyrshme. Nëse ekziston një Zot, ai është pafundësisht i pakuptueshëm,dmth dimë aq sa na ka lejuar të dimë,brenda kufijve që ka vendosur Ai, duke mos patur pjesë, as kufij nuk ka asnjë raport me ne dhe nuk është prej nesh, as si ne. Ne jemi të paaftë të njohim atë çfarë është dhe nëqoftëse është. Duke qenë gjërat kështu, kush do të guxojë të zgjidhë këtë problem? Sigurisht jo ne që nuk kemi asnjë lidhje me të por njohuria që fitojmë kur njohim Atë.

Kush do t'i qortojë ata besimtarët që nuk dinë t'i japin arsye besimit të tyre, pikërisht ata që shpallin një fe, të cilën nuk munden ta arsyetojnë?
Duke ia zbuluar botës, ata pohojnë që është marrëzi, "stultitiam" dhe ju
ankoheni prej faktit që nuk e provojnë. Nëse do ta provonin, nuk do ta mbanin fjalën. Mungesa e provës u lejon atyre të mos u mungojë kuptimi.

-Po, nëse kjo justifikon ata që e paraqesin në atë mënyrë dhe i tërheq në kritikë për ta paraqitur pa arsye, kjo nuk i justifikon ata që e mirëpresin.

-E shqyrtojmë këtë pikë dhe themi: Ose Zoti ekziston ose nuk ekziston, por nga cila anë do të jemi? Arsyeja njerëzore nuk mund të vendosë asgjë. Një hon i pafund na ndan. Në krye të kësaj largësie të pafundme luhet një lojë nga e cila do të dalë kokë a pil. Mbi kë të vëmë bast?
Me arsye nuk mundeni të zgjidhni asnjërin e as tjetrin, me arsye nuk mundeni të ndani asnjë prej të dyve.

Mos akuzoni se kanë gabuar ata që e kanë bërë një zgjedhje, pasi nuk dini asgjë.

— Jo, unë nuk i aprovoj, jo pse kanë bërë një zgjedhje në vend të një tjetre, por sepse qoftë njëri, qoftë tjetri, bëjnë gabime të kundërta, duke gabuar që të dy.

Mirë është të mos vësh bast.

— Po, por duhet vënë bast. Nuk varet prej vullnetit, tashmë i keni hyrë kësaj rruge.

Çdo të zgjidhni pra? 
Nga momenti që duhet zgjedhur, të shohim atë çfarë ju intereson më pak.Kemi dy gjëra për të zgjedhur, të vërtetën dhe të mirën dhe dy gjëra për t'i vënë në punë, arsyen tuaj dhe vullnetin tuaj, njohurinë tuaj dhe bekimin, ndërsa natyra juaj ka dy gjëra që do që t'i largohet, gabimit dhe mjerimit. Arsyeja, meqenëse është e nevojshme të zgjedhësh, nuk fyhet më shumë duke zgjedhur njerën në vend të tjetrës. Ja një pikë e sigurtë. Po bekimi juaj?  Të peshojmë fitimin dhe humbjen duke i vënë pikët mbi tabelë, domethënë se Zoti ekziston. T'i vlerësojmë të dy rastet: nëse fitoni, fitoni gjithçka, por nëse humbisni nuk do të humbisni asgjë.
Vini bast pa ngurruar se Zon ekziston. Është e admirueshme.
— Po duhet vënë bast, por ndoshta po vë shumë.

— Të shohim, meqënëse është një rrezik i ndërsjelltë fitimi dhe humbjeje, nëse nuk kemi veçse dy jetë për t'i fituar kundër njërës do të mundnit ende të vinit bast, por nëse do të ishin tre për të fituar, do të
duhej të luanit (prej momentit që është e nevojshme të luash) dhe nëse do të ishit të detyruar të luanit, do të ishte e pakujdesshme të mos vinit bast jetën tuaj për të fituar tre të tilla në një lojë, ku ka mundësi të barabartë humbjeje dhe fitimi. Por ka një përjetësi jete dhe lumturie.

Duke qenë gjërat kështu edhe nëse do të kishte një pafundësi rastesh prej të cilave vetëm një në favorin tuaj, sërish do të kishit të drejtë të vinit bast një, për të pasur dy të tjera dhe do të ishte jo e arsyeshme duke qenë të detyruar për të luajtur, të refuzonit të luanit një jetë kundër të treve në një lojë ku, në një pafundësi rastesh nëse një do të ishte për ju,në rast se do të ishte për të fituar një jetë të pafundme dhe pafundsisht të lumtur. Por këtu kemi një jetë të pafundme dhe pafundësisht të lumtur për të fituar, një probabilitet fitoreje kundër një numri të fundëm me probabilitet për të humbur dhe ajo për çfarë vini bast ka mbaruar. Ku
është pafundësia dhe nuk ka probabilitet të pafundëm për të humbur kundër një të vetmi për të fituar, nuk ka diskutim. Nuk duhet nguruar,duhet vënë në lojë gjithçka. Nëse jemi të shtrënguar të luajmë, duhet hequr dorë nga arsyeja për të shpëtuar jetën në vend që ta rrezikojmë për një fitim të pafundëm, të lehtë për të ardhur aq sa humbja e asgjësë.

Nuk shërben për asgjë të thuash që është pasigurtë nëse do të fitohet ndërsa është e sigurtë që rrezikohet dhe se distanca e pafundme që ndodhet ndërmjet sigurisë së asaj që rrezikohet dhe pasigurisë së asaj që do të luhet, vendos në të njëjtën rang të mirën e fundme që rrezikohet me siguri dhe atë të pafundme që mbetet e pasigurtë. Gjërat nuk qëndrojnë kështu. Çdo lojtar ka sigurinë e rrezikut dhe pasigurinë e fitimit, gjithsesi ai rrezikon një të fundshmën të sigurtë për të fituar një fundshmën të pasigurtë, pa menduar kundër arsyes. Nuk ekziston largësi e pafundme ndermjet sigurisë së rrezikut dhe pasigurisë së fitimit, kjo është e rreme.
Ka pafundësi, të thuash të vërtetën ndërmjet sigurisë së fitores dhe sigurisë së humbjes, por pasiguria e fitores është në përpjestim me sigurinë e asaj që rrezikohet sipas përpjestimit të rasteve të fitoreve dhe humbjeve.
Prej ketej rrjedh se nëse ka mundësi të njëjta si nga një anë ashtu dhe nga ana vjetër, basti është barazim. Siguria e asaj që rrezikohet është e njëjtë me pasigurinë e fitimit, përveçse janë pafundësisht të largëta dhe kështu propozimi ynë ka një forcë të pafundme, kur bëhet fjalë për të rrezikuar fundësië në një lojë, ku ka mundësi të barabarta për të fituar ose humbur dhe pafundësinë si garanci që vihet në lojë për t'u fituar kjo, është treguar dhe nëse njerëzit janë të zotët për ndonjë të vërtetë.
Ja njëra:

“E, shpall, e pranoj, por nuk mund të shoh edhe anën e prapme të medaljes?

-Po, Shkrimet, të tjerat, etj.

“Në rregull, por i kam duart e lidhura dhe gojën të mbyllur, detyrohem të vë bast, por nuk jam i lirë, nuk më lihet një moment dhe jam bërë në një mënyrë të tillë që nuk mundem të besoj. Ç'doni pra që të bëj?

“Është e vërtetë, por dijeni të paktën që paaftësia juaj për të besuar rrjedh prej pasioneve tuaja, prej momentit që arsyeja ju çon aty, por nuk mundeni ta keni.

Pra sforcohuni, jo duke u bindur me prova të mëdha të Zotit, por duke pakësuar pasionet tuaja. Dëshironi të shkoni drejt besimit, por nuk e njihni rrugën. Dëshironi të shëroheni prej të qënit jobesimtar dhe kërkoni ilaçet, mësoni prej atyre. etj ... që kanë qenë të lidhur ashtë si edhe ju, por që tashmë vënë bast çdo të mirë të tyre. Janë njerëz që njohin rrugën nga ku ju dëshironi të kaloni dhe që janë shëruar prej një të keqeje prej të cilës edhe ju dëshironi të shëroheni : mësoni prej tyre sesi kanë filluar. Ata kanë bërë gjithçka sikur të besonin duke marrë mirësi duke thënë lutje, etj. Natyrisht kjo do t'ju bëjë të besoni dhe do t'ju bëjë të këqinj?

— Po është pikërisht kjo që i druheni.

—E pse?

Ç'keni për të humbur ? Po për t'ju treguar që kjo është jeta, dijeni që kjo pakëson pasionet, që janë pengesat tuaja të mëdha, etj.

Çfarë e keqe mund të na ndodhë duke bërë këtë zgjedhje? Do të jeni besnik, i ndershëm, i përulur, mirënjohës, mirëbërës, mik, i sinqertë, i vërtetë ... Sigurisht nuk do të jetoni në kënaqësi të infektuara në lavde,në luks, por nuk do të keni ndoshta të tjera gjëra?

Ju siguroj që do të fitoni edhe në këtë jetë dhe se në çdo hap që do të bëni në këtë rrugë do të jetë e atillë siguria e fitores dhe asgjësë që rrezikoni, që t'ju bëjë të kuptoni më së fundmi që keni hedhur bast për një gjë të sigurtë dhe të pafundme, për të cilën nuk keni dhënë asgjë.

-Oh, ky diskutim më ekzalton, më rrëmben, etj.

—Nëse ky diskutim ju pëlqen dhe ju bind dijeni se kush e bën është një njeri që është ulur në gjunjë përpara dhe më pas, për të lutur këtë Qënie të pafundme dhe pa ndarje të cilit i nënshtron të gjithë qënien ndaj Tij, nënshtroni edhe qënien tuaj për të mirën tuaj dhe për lavdinë e tij,kështu që forca të perputhet me këtë përulje.