Gjeometria dhe Intuita.
Dallimi ndërmjet shpirtit gjeometrik dhe intuitës konkrete.
Në të parin shkaqet janë të prekshëm, por larg përdorimit të përgjithshëm, kështu që është e vështirë të kthesh kokën në atë drejtim për mungesë familjariteti, por sapo të kthehesh sadopak, shkaqet janë qartësisht të dukshëm; dhe vetëm një mendje krejt jonormale mund të
gjykojë keq mbi shkaqe kaq të dukshme sa është gati e pamundur, që të zhduken.
Por në intuitën konkrete, shkaqet janë të përdorimit të përgjithshëm dhe qëndrojnë përballë syve të të gjithëve. Nuk është e nevojshme te kthesh kokën, as të ushtrosh dhunë; mjafton të kesh vështrim të forte,
por duhet ta kesh vërtetë të fortë, pasi shkaqet janë kaq të brishtë në një numër kaq të madh,sa është gati e pamundur që ndonjë të
marrë arratinë.Tashmë, të lësh pas dore një shkak të çon në tmerr; kështu qe duhet
patur vështrim mjaft i mprehtë për të parë të gjithë parimet dhe më pas një mendje e sertë për të mos arsyetuar në mënyrë të rreme mbi të njohurat. Të gjithë gjeometrit pra, duhet të jenë intuitive, nëse do të kishin një vështrim të fortë, pasi ata nuk nuk arsyetojnë keq duke u nisur prej parimeve që njohin. Dhe shpirtrat intuitivë do të ishin gjeometër,nëse do të mundnin të përkulnin vështrimin e tyre drejt parimit të pazakontë të gjeometrisë.
Kjo bën pra, që disa shpirtra intuitivë nuk janë gjeometra dhe se ata nuk munden të kthehen krejtësisht drejt parimeve të gjeometrisë, por
kjo dëshmon që nëse gjeometrat nuk janë intuitivë është se ata nuk shohin atë, çfarë qëndron para tyre, dhe se duke qenë të mësuar me parime të thjeshtë dhe të dukshëm të gjeometrisë dhe të mos arsyetojnë që pasi
kanë parë mirë dhe menaxhuar mendjen e tyre, ata humbin në gjërat konkrete, ku nuk lënë veten të menaxhohen në këtë mënyrë kjo duket,ndihen me tepër se shihen dhe është një mundim i pafund t'i bësh t'i ndjejnë edhe ata, që nuk i ndjejnë dot vetë. Janë gjëra kaq delikate dhe kaq të numërta, që është e nevojshme një ndjeshmëri kaq delikate dhe e
saktë për t'i ndjerë dhe t'i gjykosh në mënyrë rigoroze dhe të drejtë sipas kësaj të ndjesh, pa mundur ta tregosh vetëm me pasojat e gjeometrisë,meqënëse jo kështu zotërohen dhe operacioni do të kishte mbaruar.Duhet parë kjo gjë me një goditje të vetme, me një vështrim të vetëm, jo në vazhdueshmërinë e arsyetimit, të paktën deri në njëfarë pike.
Kështu ndodh rrallë që gjeometrat të jenë intuitivë dhe intuitivët të jenë gjeometër, pasi gjeometrit të trajtojnë në mënyrë gjeometrike gjërat intuitive duke u bërë qesharakë, por nuk është kjo mënyra e të vepruarit në këto lloj arsyetimesh. Jo se shpirti nuk e bën heshtazi, në mënyrë të natyrshme dhe pa stërhollime. Shprehja e kësaj i tejkalon aftësitë e të gjithë njerëzve dhe të paktë janë ata që e ndjejnë. Shpirtrat intuitivë,përkundrazi duke qenë të mësuar të gjykojnë në një vështrim të vetëm,
janë kaq mendjelehtë kur u flitet me fjalë, prej të cilave nuk kuptojnë asgjë dhe për të hyrë tek të cilat duhet kaluar nëpërmjet përcaktimeve dhe parimeve kaq të pastër sa ata nuk janë të mësuar të marrin në konsideratë në mënyrë kaq të hollësishme, sa dekurajohen dhe u humbet dëshira.
Por shpirtrat e gënjeshtërt nuk janë kurrë as intuitivë, as gjeometër.Gjeometrat që janë veçse gjeometra kanë një mendje të hekurt, por me marrëveshje që t'ju shpjegohet atyre çdo gjë nëpërmjet përcaktimeve dhe parimeve; ndryshe do të jenë falsë dhe të padurueshëm, pasi ata janë të hekurt vetëm për parime të qartësuara mirë.Por intuitivët, që janë veçse intuitivë nuk mund të kenë durimin të zbresin deri në parimet e para të gjërave spekulative dhe të fantazisë,gjëra që kurrë nuk i kanë parë në botë, që janë krejtësisht jashtë çdo përvoje.
Elokuenca e vërtetë vë në lojë elokuencën, morali i vërtetë tallet me moralin; morali i gjykimit, dua të them, tallet me moralin e intelektit, të cilit i mungojnë rregullat
Gjykimit i përket ndjenja, ashtu si shkencat i përkasin intelektit.Intuita qëndron përballë gjykimit ashtu si gjeometria përballë intelektit.
Të tallesh me filozofinë, do të thotë të filozofosh me të vërtetë.Ushqimi i trupit vjen pak nga pak.
Bollëk ushqimi dhe mangësi personale.