Do të përshkruaj këtu disa nga mendimet e mia pa ndjekur një rregull, por ndoshta jo pa një skicë.
Do të jetë rregulli i vetëm që do të dallojë gjithmonë objektin tim nëpërmjet vetë çrregullimit.
Do t'i bëja shumë nder subjektit tim, nëse do ta trajtoja në mënyrë sistematike, prej momentit që dua të tregoj, që nuk është i nënshtrueshëm
ndaj rregullit të vendosur.Ta imagjinojmë Platonin dhe Aristotelin vetëm të lagur nën veshjet e tyre pedante. Ishin njerëz të botës si shumë të tjerë, që qeshnin me miqtë e tyre. Dhe kur u argëtuan duke bërë ligjet dhe politikën e tyre, qe veçse një lojë. Ishte pamja më pak filozofike dhe më pak serioze e jetës
së tyre; pamja më filozofike konsistonte në jetesën e thjeshtë dhe të qetë. Kur shkruajtën për politikën, e bënë si për të vendosur rregulla në një strehim të çmendurish. Dhe nëse janë hequr sikur të bëhej fjalë për diçka te madhe, kjo ndodh sepse ata e dinin se të çmendurit për të cilët flisnin besonin se ishin mbretër ose perandorë. Ata hyjnë në parimet e tyre për të moderuar çmendurinë e tyre dhe ta bënin sa më pak të demshme që të mundnin. Ata që gjykojnë një vepër pa një kriter,përballë të tjerëve, si dikush që ka një orë perballe atij që nuk e ka. Një thotë: "është ora 2": tjetri thotë: "është vetëm 2 pa çerek". Une shoh orën time dhe i them të parit: "ju po mërziteni" dhe tjetrit i them që për ju koha nuk ka vlerë, ka kaluar në të vërtetë një orë e gjysëm. Dhe nuk ua vë
veshin atyre, që thonë që koha më rëndon dhe se gjykoj në bazë të imagjinatës time.
Ata nuk e dinë se gjykoj në bazë të orës sime.
Ka vese që na ngjiten vetëm prej të tjerëve, dhe që zhduken ashtu si rrënjët, kur pritet trungu.