Saturday, October 13, 2018

Sa të varfër...

Sa dashuri e varfër është ajo që  ushqehet vetëm me para!
Sa jetë e varfër është ajo që ushqehet vetëm me shpresa!
Sa familje e varfër është ajo që ushqehet vetëm me padrejtësi!
Sa njeri i varfër është ai i cili ka gjithçka por nuk shijon asgjë!
Sa dituri e varfër është ajo e cila nuk të shërben për asgjë!
Sa shoqëri e varfër është ajo e cila ushqehet vetëm nga interesi personal!
Sa besim i varfër është ai që e njohu të vërtetën por jetoi në mashtrim!