Aty ku puthet hëna me detin
Aty ku shkruhen të pathënat
Aty ku luajnë dallgët me shkëmbin
Aty ku gjethet e pemëve këndojnë
Aty ku peshqit kërcejnë tango.
Aty ku muza e poezisë sime je ti
Aty do më gjesh gjithnjë, aty.
Sa herë të më kërkosh, aty jam.
Sa herë të ndjesh mall, aty jam.
Sa herë të qash, aty jam.
Sa herë të mbetesh vetëm, aty jam.
Sa herë të duash të luash, prek valët e detit dhe unë do depërtoj mënjëherë në shpirtin tënd.
Sa herë të frikësohesh, shiko ndriçimin e hënës dhe unë do hyj si dritë në sytë e tu për të të dhënë jetë.
Sa herë të mbetesh vetëm, prek gjethet e pemëve të rëna përtokë dhe unë mënjëherë do dal nga toka e do bëhem pemë ku ti të mbështetesh.
Sa herë të dëgjosh muzikë dhe ske me kë të kërcesh, hidh një gurralec në det dhe unë do të të marr në thellësitë e shpirtit për të kërcyer tangon e dashurisë sonë.
Sa herë të ndjesh se të mungoj, kujto poezitë e mia të cilat ishin frymëzim i muzës suaj.
Sa herë...aty do të lind për ty një shpresë midis jetës dhe ëndrrës...