Saturday, November 14, 2020

Distancë nga veset

Ne  duhet  të  sigurohemi  që  të  jemi  në  distancën  më  të madhe  të  mundshme  nga  provokimet  e  veseve.  Ne duhet  të  forcojmë   mendjet  tona  dhe  t'i  mbajmë  ato larg  joshjes  së  kënaqësisë që vinë nga veset e ulëta.  

Një  dimër  i  vetëm  relaksoi  trupin e  Hanibalit;  përkëdhelja  e  tij  në  Campania  i  mori vrullin  atij  heroi  që  kishte  triumfuar  mbi  alpine.  Ai  pushtoi  çdo vend ku shkeli me  armët  e  tij, por  u  pushtua  nga veset  e  tij. 

Edhe  ne  kemi  një  luftë  për  të  zhvilluar,  një lloj  lufte  në  të  cilën  nuk  lejohet të biem në pushim  ose viktimë e veseve.  Për  t’u pushtuar,  në  radhë  të  parë,  janë kënaqësitë e veseve,  të  cilat,  siç  e  shihni,  kanë  marrë  me vete  edhe  personazhet  më  të  rrepta.  

Nëse  një njeri  e  ka  kuptuar  një  herë  se  sa  e  madhe  është detyra  për  të  cilën  ai  ka  hyrë në këtë botë,  ai  do  të  kuptojë  se nuk  duhet  të  ketë  sjellje  të jo të hijshme.