Vdekja është fenomen udhëtimi, jo mbarimi; ne udhëtuam dikur dhe gjendemi sot këtu ku jemi. Udhëtimi ynë po vazhdon derisa të lëmë trenin e jetës dhe të marrim trenin e vdekjes. Ky udhëtim na largon nga kjo botë për diku tjetër, aty ku ky tren është destinuar të shkojë!
Pra, vdekja nuk është zhdukje totale, as mishërim, vdekja është udhëtim!