Unë kurrë nuk kam pushuar së inkurajuari veten time me këshilla të këtij lloji, në heshtje, natyrisht, pasi nuk kisha fuqinë për të folur; pastaj pak nga pak kjo gulçimë, tashmë e shndërruar në një lloj fryme, hyri në intervale më të mëdha, dhe pastaj u ngadalësua dhe më në fund u ndal. Edhe në këtë kohë, megjithëse gulçimi ka pushuar, fryma nuk vjen e nuk shkon normalisht; ende ndiej një lloj hezitimi dhe vonese në frymëmarrje. Le të jetë si të dojë, me kusht që të mos ketë psherëtimë nga shpirti.
Prano këtë siguri nga unë - unë kurrë nuk do të trembem kur të vijë ora e fundit; unë tashmë jam i përgatitur dhe nuk planifikoj një ditë të tërë përpara. Por as e lavdëroj apo imitoj njeriun i cili mendon nuk i duhet të vdesë, megjithëse ai kënaqet të jetojë me këtë ide.
Me cilin virtyt ja vlen të shkosh nga kjo botë kur të largohesh? E megjithatë ekziston një virtyt edhe në këtë: Unë me të vërtetë do jem larguar, por do ndjehem sikur po largohesha me dëshirë. Për atë arsye njeriu i mençur nuk mund të dëbohet kurrë, sepse kjo do të thotë largim nga një vend të cilin ai nuk ishte i gatshëm ta linte; dhe njeriu i mençur nuk bën asgjë pa dashur. Ai i shpëton nevojës, sepse dëshiron të bëjë atë që është e domosdoshme për të vepruar!
Ai që e ndjen veten se do e lërë këtë botë në çdo çast, ai largohet në paqe dhe me vepra të mira.
Ai që e ndjen veten se do jetojë për një kohë shumë të gjatë, ai ka për tu ndier i tmerruar në çastin e papritur kur fryma e tij të pushojë.
Jetën të më bukur e bën ai i cili e jeton ditën si të ishte dita e fundit dhe punon vepra të mira sikur do të jetonte përjetësisht!
#NdalohetKopjimi