Më në fund gjethet e jetës u rrëzuan duke lënë shijen e nostalgjisë. Ato na mrekullojnë me moshën e tyre duke na dhënë një mesazh për kohën e cila është e shkurtër dhe që çdo gjë ka afatin e saj për të kryer misionin për të cilin u krijua!
Era e padukshme i gjuajti me fatin e saj duke luajtur me to edhe në çastet e fundit, ato çaste ku po japin shpirt në tokë. E megjithatë, ato janë krenare duke na mrekulluar me cilësitë e tyre të vjeshtës dhe dimrit, të moshës më të bukur të urtësisë !
Era me ashpërsinë dhe ftohtësinë e saj nuk e dënon dot urtësinë e tyre, thjesht po i jep një dorë të fundit për të urtësuar fatin përfundimtar të jetës.