Thursday, November 5, 2020

Silogjizmi

Miku im, herës tjetër kur të kërkosh gjykime nga ana ime për çështje të ndryshme, dua që ti zgjedhësh me kujdes ato çështje sepse nuk mund të humbas kohën time me çështje të kota.
Ajo  që po  më  ofroni  nuk  është  gjë  tjetër  veçse  shtrembërimi i fjalëve dhe ndarja e rrokjeve. Është  e  qartë  se  nëse  nuk  mund  të  krijoj disa premisa  shumë  të  ndërlikuara  dhe  duke  zbritur në  mënyrë  të  gabuar  t'u  heq  atyre  një  gabim  që buron  nga  e  vërteta,  unë  nuk  do  të  jem  në gjendje  të  bëj  dallimin  midis  asaj  që  është  e dëshirueshme  dhe  asaj  që  duhet  të  shmanget! Më  vjen  turp!  Burra  të  moshuar  siç  jemi,  po merremi  me  një  problem koti, kur duhet që janë thjesht lojra fjalësh !
A mund të trajtojmë me seriozitet çështje të tilla : 

"Miu'' është  një  rrokje.  Tani  një  mi  ha djathin  e  tij;  prandaj,  një  rrokje  ha  djathë.  ” Tani supozoni  që  nuk  mund  ta  zgjidh  këtë problem;  shiko  çfarë  rreziku  varet  mbi  kokën time  si  rezultat  i  një  injorance  të  tillë!  Çfarë halli !  Pa  dyshim  që  duhet  të  kem kujdes,  ose  një  ditë  do  të  kap  rrokjet  në  minj,  ose,  nëse  rritem  i  shkujdesur,  një  libër mund  të  gllabërojë  djathin  tim!  

Ose themi ndryshe : silogjizmi  i  mëposhtëm  nuk  është  akoma  më  i mprehtë:  "'Miu'  është  një  rrokje.  Tani  një rrokje  nuk  ha  djathë.  Prandaj  një  mi  nuk  ha djathë ". Çfarë  marrëzie  fëminore!  A  i  mbledhim  vetullat mbi  këtë  lloj  problemi?  A  i  lëmë  mjekrat  tona të  thinjen  për  këtë  arsye?  A  është  kjo një çështje  që  ne  duhet të mësojmë  me  fytyra  të  lodhura  dhe të zbehta? 

A  do  ta  dinit  vërtet  se  çfarë  filozofie  i  ofron njerëzimit kjo lojë? Filozofia  ofron  këshilla.  Vdekja  thërret  një njeri  dhe  varfëria e tremb  një tjetër;  një  i  tretë  shqetësohet  ose  nga pasuria  e  fqinjit  të  tij  ose  nga  pasuria  e  tij. Filani  ka  frikë  nga  fati  i  keq;  një tjetër dëshiron të largohet  nga  fati  i  tij  i  mirë.  Disa trajtohen  keq  nga  njerëzit,  të  tjerët  nga iluzionet. Atëherë,  pse  më  krijoni  lojëra  të  tilla  si  këto?  Nuk është  asnjë  rast  për  shaka;  ju  jeni  mbajtur  si  njeri i dobishëm  për  njerëzimin  e  palumtur. 

#NdalohetKopjimi 
#Lejohetshpërndarja