Thursday, November 19, 2020

VARËSITË

VARËSITË  TONA 

" Ne duhet të heqim dorë nga shumë gjëra ndaj të cilave kemi krijuar varësi, edhe pse i kemi konsideruar si të mira. Përndryshe, guximi do të zhduket, guxim i cili duhet të provojë vazhdimisht vetveten. Madhështia e shpirtit do të humbasë, ajo madhështi e cila nuk mund të spikatet nëse nuk përbuz  si diçka të ulët atë gjë që turma e konsideron si më të dëshirueshme."

 - Gjërat që ne i konsiderojmë pa e ditur si të padëmshme mund të krijojnë lehtësisht varësi të plotë. Ne fillojmë me një kafe në mëngjes dhe sa më shpejt që të mundemi sepse nuk mund ta fillojmë ditën pa të. 
Ne kontrollojmë postën elektronike sepse është pjesë e punës sonë dhe shumë shpejt ne ndiejmë një gumëzhitje fantazmë të telefonit në xhepin tonë çdo disa sekonda. 
Shumë shpejt, këto zakone të padëmshme po drejtojnë jetën tonë. Detyrimet dhe shtytjet jo vetëm që na heqin lirinë dhe sovranitetin tonë, ato na turbullojnë çdo ditë qetësinë dhe qartësinë. 
Ne mendojmë se jemi në kontroll - por a jemi vërtet? 
Siç e tha dhe një person që kishte krijuar varësi:  " varësia është kur ne kemi humbur lirinë për të  frenuar apo ndaluar veten." 
Le ta rimarrim atë liri. Cila është ajo varësi për ju dhe a mund të ndryshojë:  Droga?  Ankesat?  Thashethemet?  Interneti? Të kafshoni thonjtë?  Por ju duhet të rikuperoni aftësinë për të abstenuar sepse brenda tij është qartësia dhe vetëkontrolli juaj.

#NdalohetKopjimi 
#Lejohetshpërndarja