Askush nuk e di se cfare i sjell e nesermja,ashtu sic nuk dinte se çfarë i solli e sotmja.
Prandaj ankthi nuk është gje tjetër veçse humbja e dites se sotme nga frika e dites se neserme.
Saturday, December 31, 2016
E nesermja
Friday, December 30, 2016
Zemërimi ndaj familjes
Ti zemërohesh që vartesi yt dhe punetori i liruar, që gruaja jote dhe klienti yt guxojnë të të kthejnë përgjigje; më pas, ankohesh që nuk gjete në shtet atë liri që e përzure nga shtëpia jote! Dhe pastaj, ti trajton si kokëkrisur atë që nuk u përgjigjet pyetjeve të tua! Lërini njerëzit tuaj të flasin, të heshtin, të qeshin të qajnë ! “Faqe zotërisë?” Jo, përpara babait të familjes. Pse duhet të thërrasim, të ulërijmë, të kërkojmë kamxhikun në mes të bukës, për arsye se punëtorët po kuvendojnë, për arsye se në këtë sallë plot me qenie njerëzore, nuk sundon një heshtje varri? Veshët e tu nuk janë për të dëgjuar vetëm muzikë, vetëm tinguj të ëmbël, kapitës e të harmonishëm; atyre u duhet të dëgjojnë edhe të qeshurat e të qarat, lajkat e qortimet, lajmet e mira dhe lajmet e këqija, zërat njerëzorë dhe hungërimat e lehjet e kafshëve. Pse kërcen, more fatkeq, sapo dëgjon zërin e një vartesi, tringëllimën e një zileje ose kërcitjen e një dere? Aq i stërholluar saje ti, do të të duhet shumë mund për të duruar shpërthimet e bubullimave.Këtë, që sapo thashë për veshët, zbatoje tani për sytë! Edhe këta nuk janë as më pak të sëmurë dhe as më pak tekanjozë se veshët. Sytë i lëndon një njollë, një grimcë pluhuri, shkëlqimi i një cope argjendi që ndrit më pak se një pasqyrë, shkëlqimi i një sipërfaqeje uji që nuk është i tejdukshëm deri në fund. Këta sy, që nuk durojnë dot mermerin shumëngjyrësh dhe tryezat e drurit të sapondritura, që nuk durojnë dot qilimat e qëndisur me fije ari, durojnë shumë mirë kur shikojnë jashtë rrugica me baltë e gropa-gropa, kalimtarë shpesh të
palarë, mure ndërtesash të gërvishtur e të ndotur, të plasaritur e gunga-gunga. Si ndodh që ajo që na e vret syrin brenda shtëpisë, nuk na lëndon jashtë në rrugë? Sepse jashtë jemi të duruar dhe me humor, kurse brenda jemi gërnjarë e të zymtë.
Duhet t’i kalitim të gjitha shqisat tona; këto, duke qenë të forta nga natyra,i prish vetëm shpirti. Këtij duhet t’i kërkojme llogari çdo ditë. Këtë bënte nje i ditur cdo mbrëmje, tërhiqej në dhomën e gjumit dhe, para se të flinte, pyeste shpirtin: “Nga çfarë e mete ke shpëtuar sot? Cilin ves ke luftuar? Për çfarë je tani më i mirë?” Zemërimi do të ndalet dhe do të përndryshohet, në qoftë se duhet të dalë çdo ditë para gjykatësit të tij. S'ka gjë më të bukur se ky zakon, që të kalosh çdo ditë në sitë! Ç’gjumë që vjen pas këtij hetimi të ndërgjegjes! Sa i qetë, i lirë dhe i thellë që është ai, kur shpirti është lëvduar ose qortuar. kur ai e ka hetuar vetveten si një kujdestar i fshehtë i zakoneve të veta! Unë e përdor këtë fuqi dhe mbroj çdo ditë çështjen time para vetvetes. Kur pishtarët janë shuar dhe gruaja ime që e di prej kohësh zakonin tim ka heshtur, unë mbikëqyr ditën time dhe nxjerr para mendjes veprimet dhe fjalët e mia; nuk i fsheh asgjë vetes, nuk heq asgjë. Në të vërtetë, pse duhet të trembem nga ndonjë gabim i imi, kur mund t’i them vetes: “Përpiqu të mos e bësh përsëri; kësaj here të kam falur. Ti merr zjarr shumë nga ky kuvendim; që sot e tutje, mos u grind me ata që janë të paditur; ata që nuk kanë vënë mend asnjëherë, nuk duan të mësojnë. Ti e ke qortuar këtë njeri më ashpër seç duhej; si rrjedhim, në vend që ta ndreqje, e ke lënduar. Në të ardhmen, mos u kënaq të shikosh nëse e ke shprehur mirë të vërtetën: shiko nëse bashkëfolësi yt është në gjendje të të ndjekë. Një njeri i virtytshëm i çmon qortimet; porse, sa më të shumta të jenë veset, aq më pak pranohen qortimet.”
Thursday, December 29, 2016
Pasuria
Më shumë se për çdo gjë, njerëzit çirren për paranë. Është kjo që i lodh gjykatat, që bën të përleshen mes tyre baballarë e fëmijë, që përgatit helmet, që i shpall luftë jo vetëm trupave ushtarake, por edhe vrasësve me pagesë; paraja ka ngjyrën e gjakut: për të grinden e bërtasin gjithë natën burri me gruan, për të turma rrethon podiumin e gjykatësve dhe deputetëve, për të mbretërit plaçkitin, vrasin e rrafshojnë qytete të ndërtuara me punën e gjatë të shekujve, me qëllim që të kërkojnë ar dhe argjend në hirin e tyre.Hidhi, pra, një sy këtyre thesareve që flenë në një qoshe: ja kush është shkaku i britmave, i syve të zgurdulluar, i gumëzhimave që mbushin sallat, ku qëndrojnë gjykatës të ardhur nga fundi i botës, për të vendosur se cilës palë i takon lakmia më e ligjshme.Një plak të lashtë, që arrin në grahmat e fundit pa pasur asnjë trashëgimtar,nuk e mbyt tërbimi për nië pirg me ar,por për një grusht monedhash ose për një pare të vetme, që një skllav i ka vjedhur! Një fajdexhi i gjymtë e me këmbë të shtrembëruara nga cerma që nuk mund t’i përdorë duart as për të numëruar paranë, edhe një shumë të vogël e kërkon me britma të mëdha e me padi në gjykatë, edhe kur sëmundja e tij është në kulm! Në qoftë se do të më tregoje arin e nxjerrë nga të gjitha minierat e botës, që ne nuk pushojmë së gërmuari, në qoftë se do te më hidhje para këmbëve të gjitha thesaret e fshehura nga koprracia kjo i kthen tokës atë që do të ishte mirë të mos ia kishte marrë -, unë nuk do ta kisha gjykuar gjithë këtë grumbull, që është i aftë ta bëjë njeriun e urtë të stepet. Duhet të shkulemi së qeshuri me atë që na bën të qajmë kaq shumë!
Zilia shkakton zemerim
Zilia shkakton zemerim
Le të kënaqemi me atë që kemi, pa bërë krahasime; ai që vuan nga lumturia e tjetrit, nuk ka për të qenë kurrë i lumtur. Unë kam më pak se ç’prisja; por, ndoshta, unë kam pritur më shumë se ç’duhej. Ja, se nga çfarë duhet të trembemi më shumë; prej këtej vijnë zemërimet më të dëmshme, që janë të aftë të sulmojnë edhe gjërat më të shenjta.
Ai që, pasi ka marrë shumë, e quan fyerje që nuk i dhanë edhe më shumë. “Ai më caktoi në vendin e pretorit, por unë shpresoja të më jepte vendin e konsullit; ai m’i dha postin e sekretarit, por nuk më bëri drejtor ; më zgjodhën në një kolegj, po pse vetëm në një? Ai m’i bëri të gjitha nderet, po nuk e shtoi pronen time; ai më dhuroi atë që ishte i detyruar t'ja dhuronte gjithkujt, dhe nuk vuri asgjë nga e tija.
Më mirë është të falënderosh për atë që ke marrë;pastaj, prit atë që mbetet dhe gëzohu që nuk je ngopur, sepse është kënaqësi të vazhdosh të shpresosh. Ua kalon të gjithëve? Gëzohu që je i pari në zemrën e mikut tënd! Ka shumë njerëz që ta kalojnë? Shiko ata që të ndjekin nga pas!Sa shumë ua kalojnë në numër atyre që ke përpara! Do që të dish se cila është e meta jote më e madhe? Shtrembërimi i së vërtetës: ti e ngre shumë lartë atë që jep, dhe ul shumë poshtë atë që merr.
Ajo që na e zbut zemërimin, ndryshon sipas atyre që na e shkaktojnë atë: për dikë është frika, për një tjetër nderimi, për një të tretë përçmimi. Ç’është e vërteta, nuk ka asnjë kuptim të përplasësh në burg një skllav të vogël e të mjerë! Pse duhet të kesh dëshirë ta godasësh atypëraty, t’ia thyesh këmbët menjëherë? Të këmbesh një ndëshkim me një tjetër, kjo nuk ta heq mundësinë për të dënuar. Le të presim të bëhemi përsëri zotër të vetes; përndryshe, në vend që të flasim ne,do të flasë zemërimi; vetëm kur ky të ketë rënë,duhet menduar për të gjykuar fajin. Sepse ne gabojmë pikërisht në këtë pikë; shkojmë deri te arma, te dënimi me vdekje, dhe dënojmë me vargonj, me burg e me uri, një krim, që një qortim i lehtë do të mjaftonte për ta ndrequr.
Wednesday, December 28, 2016
Ah more fatkeq
Ah more fatkeq!
Kur do ndiesh dashuri dhe mëshirë ?
A nuk e sheh sa dite te bukura po humbet
duke menduar te besh keq?!
Fjala dhe mendimi
Fjala dhe mendimi
Ka një dallim të madh ndërmjet: "kundërshton dëshirat e mia dhe nuk i plotëson dëshirat e mia" ; "më vjedh diçka dhe nuk më jep diçka" . Megjithatë, ne e vëmë në të njëjtin rrafsh faktin që "heq dorë ose nuk pranon", "që humbet shpresat ose që i shtyn ato për më vonë", "që vepron kundër nesh ose vepron për vete" , "nga dashuria për një tjetër ose nga urrejtja për ne."
Keto lloj fjalesh te cilat varen nga menyra jone e te shikuarit te gjerave,gjera te cilat na zemerojne ose jo,kane aftesine te na drejtojne jeten.Prandaj duhet te jemi te kujdeshem jo vetem me ate cfare mendojme por dhe si mendojme.
Le te perpiqemi t'i dallojmë këto,por në qoftë se ai nuk mundet ose nuk do që ta bëjë,atëherë ai po jeton ne menyre te padrejtë ndaj vetes dhe te tjereve! Nëse gjykojmë për këtë në gjendje të qetë, do të jemi zemërgjerë me shumë njerëz. Por jo, ne ndjekim hovin tonë të parë; pastaj, sado të kota të jenë arsyet e zemërimi tonë, ne këmbëngulim (dhe ky është kulmi i padrejtësisë) për të mos u dukur se jemi zemëruar pa arsye, dhe, për kulmin e padrejtësisë, sa më shumë të ngul këmbë, aq më i padrejtë është zemërimi yne: ne e ushqejmë dhe e forcojmë zemërimin sikur furia e tij të përbënte një provë për drejtesine e tij.
Le te tregojme miresi ndaj atij qe eshte i zhveshur prej saj,sepse miresia jote do e zbukuroje ate me rroben e moralit tend.
Le te tregojme miresi ndaj atij qe eshte i zhveshur prej saj,sepse miresia jote do e zbukuroje ate me rroben e moralit tend.
Dje
Dje...ndodheshe larg meje
por distanca qe na ndante
ishte nje frymëmarrje endrrash
midis loteve qe pikonin mall.
Sot...ndodhesh larg meje
por distanca duket me larg
rruget na ndajne me thyerje zemrash
me lote zhgënjimi qe pikojne vetmi.
Ti e vrave zemren time
me ate gjak do mallkosh veten
rruget qe mbajne emrin tim
do mallkojne ecjen tende.
Tuesday, December 27, 2016
Arsyeto gabimin
Nese fyrjes qe na bejne i gjejme gjithnje nje arsyetim,atehere zemerimi nuk do gjeje arsye te sulmoje.
Fëmijën duhet ta falim, për shkak të moshës që ka, gruan për shkak të gjinisë së saj, të huajin për shkak të pavarësisë së tij, shtëpiakun për shkak të familjaritetit të tij. Na fyen dikush për herë të parë? Le të kalojmë nëpër mend të gjithë kohën gjatë së cilës ai na ka lëvduar. Na ka fyer edhe në raste të tjera? Duhet ta durojmë atë që e kemi duruar për një kohë të gjatë. Është ky ndonjë mik? Epo, e ka bërë pa dashje. Është ndonjë armik? Ka bërë detyrën.Le t’i besojmë të urtit dhe le ta falim të marrin! Më në fund, për të gjithë, le t'i themi vetes që, edhe njerëzit me të përsosur nuk janë të pagabueshëm; edhe zelli i njerëzve më të kujdesshëm kapet ndonjëherë në gabim; edhe një ndodhi e papritur mund ta shtyjë në një lëvizje të rrëmbyer butësinë e mendjeve më të pjekura; edhe ata që priren drejt zemërimit më pak se të tjerët, bëhen të rrëmbyer gjatë përpjekjeve për ta shmangur atë.
Ashtu si njeriu i një shtrese të ulët ngushëllohet për mundimet e veta, duke menduar që edhe pasuria e të mëdhenjve është e lëkundshme; ashtu si një baba vajton në një qoshkë të birin me më pak lot hidhërimi_ kur sheh të dalin nga një pallat arkëmorte fëmijësh; po ashtu, do të durojmë më mirë fyerjet, përbuzjen, duke sjellë ndër mend që askush nuk është i mbrojtur prej tyre, sado i fuqishëm qoftë. Në qoftë se edhe njerëzit më të urtë gabojnë, atëherë cili gabim është i pafalshëm? Le të kujtojmë rininë tonë, numrin e herëve që nuk i kemi përmbushur detyrat, që kemi folur në mënyrë të paturpshme, që e kemi tepruar me pijen. Dhe në qoftë se dikush rrëmbehet, le t’i japim kohë atij të kuptojë se çfarë ka bërë; ai do ta, qortojë vetë veten. Dhe, nëse ai duhet të dënohet, ç’është nevoja të hakmerremi me të?
Është plotësisht e vërtetë që ai që nuk i përfill sulmet, shkëputet nga rrjedha e jetes duke mbizotëruar turmën. Është veti e madhështisë së vërtetë që të mos ndihet e goditur. Kështu, luani e kthen kokën i qetë nga lehjet e qenve; vala kërcen e pafuqishme mbi një shkëmb shumë të madh. Ai që nuk zemërohet, mbetet i patundur nga fyerja, kurse ai që zemërohet, tregon se është prekur prej saj.Por njeriu, që unë sapo e vendosa mbi të gjitha fatkeqësitë. mban mbi krahët e vet, nëse mund të thuhet kështu, gjënë më të mirë dhe i përgjigjet jo vetem njeriut por edhe botes : “Çfarëdo qe te bësh ti nuk je në gjendje ta turbullosh qetesine time. Arsyeja më mbron nga ti, dhe une ia kam besuar drejtimin e jetës sime asaj. Zemërimi do të më dëmtonte me shumë se sharja. Pse? Sepse unë e di se deri ku shkon njera, por nuk e di se deri ku do të më zvarritë tjera.
Monday, December 26, 2016
Kur zemerimi del jashte kontrollit
Lufto kundër vetvetes! Zemërimi nuk do të të mundë, në qoftë se ti do që ta mundësh atë! Dhe do të fillosh të ngadhënjesh mbi të, kur të nisësh ta fshehësh, kur ta pengosh atë të dalë në dritë. Duhet t’i mbytim shfaqjet e tij, duhet t’i mbajmë të fshehta ato sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo nuk do të arrihet pa mundim, sepse zemërimi do të kërkojë të shpëtojë, do të kërkojë të të ndezë shikimin dhe të të prishë fytyrën; dhe në qoftë se e lemë të dalë jashtë, ai do të na mundë. Ne duhet ta shtypim zemërimin në thellësitë më të mëdha të shpirtit tonë, të mposhtur ose të pamposhtur. Madje, duhet të bëjmë më shumë: duhet t’i kthejmë përmbys të gjitha shenjat e tij: fytyra duhet të duket më e qetë, zëri më i ëmbël, hapi më i shtruar; pak nga pak, brendësia e njeriut merr trajtën e pamjes së jashtme.
Kur Sokrati e ulte zërin dhe fliste më pak, kjo ishte shenjë e zemërimit të tij. Shihej qartë që ai përpiqej ta mbante atë përbrenda. Miqtë e tij të afërt, që ia kishin pikasur këtë, ia përmendnin; megjithatë, qortimi i tyre për një zemërim të fshehtë nuk ishte i papëlqyer për Sokratin. Përse të mos ishte gazmor, kur shumë e ndienin zemërimin e tij, por askush nuk e pa atë të shfaqej ndonjëherë? Do ta kishin parë, në qoftë se Sokrati nuk do t’u kishte dhënë miqve të tij të drejtën për t’ia qortuar zemërimin, ashtu siç ai ia kishte lejuar vetes të bënte me ta!A nuk duhet që edhe ne të bëjmë të paktën kaq? Le t’u kërkojmë miqve tanë më të dashur ta përdorin me ne këtë liri, sidomos atëherë kur do të jemi më pak në gjendje ta durojmë atë. Ata nuk duhet ta pranojnë zemërimin tonë. Le t’u kërkojmë atyre ndihmë kundër kësaj të keqeje shumë të madhe, që shihet qartë për aq kohë sa nuk na mungon mirëkuptimi dhe zotërimi i vetvetes.
Ata që nuk e mbajnë verën dhe kanë frikë nga gjallëria e papërmbajtshme dhe guximi i tepruar që shkakton dehja e saj, ua ngarkojnë miqve të tyre detyrën për t’i larguar nga gostia. Ata që e kanë provuar se nuk e kanë veten në dorë, kur janë në gjendje krize, ua urdhërojnë miqve mosbindjen. Më e mira është që t’u ngremë pengesa veseve tona qysh përpara dhe, para së gjithash, ta përgatitim shpirtin që të mos rrëmbehet, as kur të tronditet nga goditjet më të rënda e më të papritura. Gjithashtu, ne mund ta përgatitim atë që të ndrydhë brenda tij çdo zemërim, që vjen papritur nga një fyerje e madhe e paparashikuar, duke mos lënë të shihet veprimi i tij.Do ta shikosh që kjo është e mundur; dhe unë do të ta vërtetoj me shembuj të nxjerrë nga një mijë të tillë, që do të na lejojnë të tregojmë të gjithë të keqen që mund të bëjë zemërimi, duke nxjerrë në pah dy të vërteta: sa i madh është dëmi i zemërimit, kur është në përdorim të njerëzve të plotfuqishëm; sa e pamundur është për zemërimin që të drejtojë veten, kur shtypet nga një frikë më e madhe se ai.
Mbreti Kambiz ( Mbret i Persise) ishte shumë i dhënë pas verës. Njëri nga miqtë e tij, Prekzaspi e këshillonte që të pinte më pak, duke i thënë se, të dehesh, është e turpshme për një mbret mbi të cilin përqendrohen sytë e veshët e të gjithëve. Kambizi iu përgjigj: “Që ta kuptosh se unë e zotëroj gjithmonë veten, do të të vërtetoj qysh tani që, sytë dhe duart më binden edhe pasi kam pirë.” Më pas, ai filloi të pinte më shumë se zakonisht, me kupa edhe më të thella të mbushura plot; i thirri djalit të qortuesit të tij që të dilte përpara të gjithëve dhe e urdhëroi që ta mbante dorën e majtë të ngritur mbi kokë. Më pas, tendosi litarin e harkut të tij, përshkoi me shigjetë zemrën e djalit të ri dhe pastaj, duke i çarë gjoksin, tregoi shigjetën, që kishte hyrë drejt e në atë organ, që ai kishte shënjuar. Në fund, u kthye nga i ati i djalit dhe e pyeti nëse kishte dorë shumë të sigurtë. I ati iu përgjigj që edhe Apolloni nuk do të kishte gjuajtur më mirë.
Sunday, December 25, 2016
Semundja e zemërimit
Është me përfitim ta njohësh sëmundjen tënde zemeruese dhe t’ia mbytësh forcat përpara se ajo të zhvillohet. Le të shikojmë se çfarë na acaron më shumë! Njëri zemërohet se e kanë fyer me fjalë, tjetri se e kanë lënduar me vepra ; dikush do që të mbahet parasysh fisnikëria e tij, një tjetër bukuria e tij; njëri kërkon të duket shumë elegant, tjetri shumë i ditur; njëri nuk duron dot sjelljen fyese, tjetri sjelljen shpërthyese; njëri nuk i quan vartësit të denjë për zemërimin e vet, tjetri tregohet mizor në shtëpinë e tij, dhe i butë jashtë saj; njëri, kur pritet diçka prej tij, kujton se e kanë zili; tjetri kujton se e përbuzin, në qoftë se kërkon ndonjë gjë. Nuk kemi të gjithë të njëjtat pika të dobëta, prandaj është mirë që secili ta dijë mirë thembrën e tij akiliane, me qëllim që ta mbrojë edhe më mirë atë.
Saturday, December 24, 2016
Zemërimi është dobësi
Zemërimi është dobësi
Zemërimi nuk vjen nga vlerësimi i lartë i vetvetes, as nuk është bujar, përkundrazi: ai është i vogel,i ngushtë, sepse gjithkush që beson se eshte i perbuzur, e vë veten më poshte se tjetri. Kurse nje zemer e madhe, që di ta çmojë veten, nuk hakmerret kundër fyerjes, sepse nuk e ndien atë. Ashtu si heshtat që kërcejnë mbi një sipërfaqe të fortë, ashtu si dhembja që ndiejmë, kur godasim një trup të fortë, ashtu dhe fyerja nuk ndihet kurrë nga një njeri shpirtmadh, sepse ky është më i fortë se ajo. Por, sa e bukur është të mos të të përshkojë asnjë heshtë dhe t’i zmbrapsësh të gjitha fyerjet! Të hakmerresh do të thotë të pranosh që je plagosur; por, një shpirt i madh nuk plagoset nga fyerja. Nëse njeriu që të fyen është më i dobët se ti, ruaje atë; nëse ai është më i fuqishëm se ti, ruaj vetveten.
Prova më e mirë e madhështisë është që të mos të të turbullojë asnjë ngjarje e papritur. Pjesa më e lartë dhe më e rregullt e gjithësisë, ajo që u afrohet yjeve, nuk mbushet me re të dendura, nuk shpërthen në stuhi, nuk bëhet vorbull ciklonesh ; ajo është e përjashtuar edhe nga shqetësimet më të vogla; kurse poshtë saj gjëmojnë bubullimat! Kështu dhe një njeri i lartë, gjithmonë i qetë e shumë larg bubullimave, i mbyt nga përbrenda të gjitha llojet e zemërimit; ai është i arsyeshëm, i nderuar e i harmonishëm. Nuk do të gjesh asgjë të ngjashme me të te një njeri i zemëruar .Cdo njeri përpara se të derdhet në furinë e zemërimit e në mëri, ka përzënë fillimisht cdo lloj turpi; përpara se t’i lëshohet të ngjashmit të vet nën veprimin turbullues të gjakimit, ka hequr dorë më parë, nga çdo lloj fisnikërie. Gjatë vrullit të zemërimit, askujt nuk i është kujtuar numri dhe radha e detyrave. Askush nuk e ka përmbajtur gjuhën në zemërim e sipër; askush nuk ka mundur ta bëjë zap një pjesë të trupit të tij; askush nuk ka arritur ta drejtojë hovin e zemërimit, pasi ky është lëshuar.
Nje mjekim do ta gjejmë në thënien shëruese të Demokritit, i cili na premton qetësinë, nëse nuk do të marrim përsipër shumë punë, shoqërore ose private, që i tejkalojnë fuqitë dhe aftësitë tona. Kushdo që merret me një mijë punë, nuk do ta ketë gëzimin që të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme, ku asgjë ose askush nuk do t’i japë rast që të nxehet.Kur kalojmë nëpër një lagje me shumë lëvizje, është e pamundur që të mos përplasemi me njerëz pa fund, që të mos ndeshemi me dikë, të mos na ndalojë dikush më tutje ose të mos na përbaltin gjetiu. Gjithashtu, në vorbullën e kësaj jete, ia behin një numëri madh pengesash dhe njerëzish që ankohen ; njëri na zhgënjen shpresat, një tjetër na vonon përgjigjet, një tjetër edhe i kthen këto
në dobi të vet; shestimet tona përfundojnë me dështime.
Fati nuk i ka buzëqeshur kurrë dhe askujt deri në atë pikë, sa t’ia kurorëzojë gjithmonë me arritje të gjitha përpjekjet e shumëfishta. Prej këtej del që njeriu, ndërmarrjeve të të cilit u është kundërvënë fati, nuk i duron dot më të ngjashmit e vet, as sendet, dhe një fare asgjë mjafton që t’i ngjallë zemërimin kundër tyre, kundër çështjeve, vendeve, kundër fatit, kundër atij vetë.Gjithashtu, për t’i siguruar qetësinë njeriut, nuk duhet as ta lëkundim, as ta shkundim atë, duke i caktuar shumë shpesh detyra tepër të rënda. Bukur lehtë mund të vendosim mbi shpatulla pesha jo të rënda dhe t’i zhvendosim ato pa na shkarë nga supet. Por, kur ngarkesën na e vendos mbi shpatulla dora e huaj, do të vuajmë dhe, të mundur prej saj, do ta lëmë të bjerë qysh në hapat e para. Më kot do të përpiqemi të qëndrojmë më këmbë, sepse do të lëkundemi, ngaqë nuk jemi në gjendje ta mbajmë atë peshë. Mëso, që e njëjta gjë ndodh me detyrat shoqërore dhe shtëpiake. Çështjet që janë të lehta për t’u shqyrtuar, e ndjekin pas atë që i merr përsipër; ato që nuk jemi në gjendje t’i trajtojmë, nuk na binden për t’i drejtuar me lehtësi; në qoftë se ndokush i merr përsipër, ato e shtypin dhe e tërheqin zvarrë atë; ai që beson se mund t’i mbajë, rrëzohet bashkë me to. Kështu. në vend që të
ndërmarrim gjëra të lehta, kërkojmë të na duket e lehtë ajo që kemi ndërmarrë, duke shpenzuar, shpesh pa dobi, thesare të tëra energjie.Para se të veprosh, mat me kujdes forcat e tua, mat atë që duhet të bësh dhe mjetet që do të përdorësh për t'ia arritur këtij qëllimi; përndryshe, do të vuash nga keqardhja që nuk e shpure dot deri në fund qëllimin tënd. Ndryshimi ndërmjet një njeriu që zien përbrenda dhe një njeriu të ftohtë e të dobët është se, dështimi do të ngjallë zemërim te njeriu me gjallëri, dhe dëshpërim te njeriu i plogësht e i venitur. Si rrjedhim, duhet pasur kujdes që të mos bëjmë veprime meskine, kokëkrisura ose të tepruara; të mos shpresojmë për asgjë që nuk mund të arrihet; të mos përpiqemi për asgjë, suksesi i së cilës, megjithëse nuk vonon, është një arsye për t’u habitur.
Zgjidhe shoqerine dhe vendin qe te përmirëson.
Zgjidhe shoqerine dhe vendin qe te përmirëson.
Duhet ta shmangim me kujdes një fyerje, që nuk dimë ta durojmë. Duhet të bëjmë shoqëri me njerëz të qetë e të butë dhe jo me njerëz të ngrysur e të shqetësuar; njeriu merr zakonet e rrethit në të cilin jeton, dhe ashtu si disa sëmundje të trupit fitohen me anë të takimit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe shpirti ia përçon veset e veta kujtdo që i afrohet.Pijaneci i mëson të ftuarit e tij ta duan veren; shoqëria me njerëzit e shthurur molit edhe guximtarët, madje dhe heronjtë; kopracia përhap helmin e vet mes atyre që e rrëthojne.
Virtytet, megjithëse nga ana e kundërt, kanë një veprim të ngjashëm me to. Ato e përçojnë butësinë tyre te gjithkush që u kalon pranë. Një klimë e përshtatshme dhe një ajër më i shëndetshëm nuk i ka bërë kurrë aq mirë një shëndetligu, saç i ka bërë një shoqëri më e mirë një njeriu të dobët. Ti do ta kuptosh sa i fortë është ky ndikim, në qoftë se shikon që edhe kafshët e egra zbuten, duke jetuar mes nesh, që edhe përbindëshit më të egër i dobësohet dhuna, kur ka jetuar për një kohë të gjatë me njeriun. Në një mjedis të qetë, çdo ashpërsi dobësohet dhe harrohet pak nga pak. Përveç kësaj, përmirësimi nuk vjen vetëm duke marrë si shembull njerëzit e qetë me të cilët jetojmë, por edhe sepse nuk ka më arsye për t’u zemëruar e për ta lënë këtë të metë që të shfrejë. Si rrjedhim, duhet t’u largohemi të gjithë atyre njerëzve, që dihet se janë të aftë të ngjallin zemërim.
“Po kush janë ata?” Janë të gjithë ata njerëz që, për arsye të ndryshme, do të na lënë të njëjtën përshtypje: njeriu hundëpërpjetë do të na tronditë me përbuzjen e tij, njeriu thumbues me qesëndinë e tij, njeriu i pacipë me fyerjet e tij, ziliqari me ligësinë e tij, grindaveci me kundërshtimet e tij, karabushi dhe gënjeshtari me mburrjet e tyre; ti nuk do t’ia falësh vetes që të të frikësojë një njeri dyshues, që të të mundë një njeri kokëfortë, që të të përbuzë një karabush. Pra, duhet të zgjedhësh njerëz të thjeshtë, të butë, të arsimuar, që jo vëtëm nuk do ta ngacmojnë zemërimin tënd, por do ta durojnë atë. Gjithashtu do të përfitosh edhe më shumë nga shoqëria me njerëz që kanë një natyrë të thjeshtë,te sjellshme e të ëmbël, por jo lajkatare, sepse me dashamirësi te tepruar i fyen njerëzit gjaknxehtë . I tillë ka qenë njëri nga miqtë tane, njëri i shkëlqyer pa asnjë dyshim, por shume gjaknxehtë; ishte më e lehtë ta shaje, sesa ta lajkatoje.
Është e njohur tashmë që gojëtari Caleius ishte jashtëzakonisht gjaknxehtë. Thuhet se një ditë, ai po hante darkë në dhomën e tij të gjumit, bashkë me një të ftuar që dallohej për një durim të rrallë. Megjithatë ky, duke e ndier se me një bashkëfolës të tillë do ta kishte shumë të vështirë të parashikonte çdo keqkuptim, mendoi që, e mira e të mirave do të ishte që ta puqte gjithmonë mendimin e tij me atë të njeriut me të cilin po qëndronte gju më gju, dhe të pranonte të gjitha ato që do të thoshte ai. Caelius-i, i mërzitur nga monotonia e pohimeve të të ftuarit, thirri: “Kundërshtomë, pra, që të bëhemi dy veta!” E megjithatë, pas këtij humori, meqenëse tjetri nuk nxehej aspak, ai u qetësua menjëherë, sepse nuk kishte kundërshtar.
Pra, nëse jemi të ndërgjegjshëm për gjaknxehtësinë tonë, është më mirë të zgjedhim njerëz që u pershtaten humorit dhe fjalëve tona; Pa dyshim qe këta njerëz mund edhe të na llastojnë, të na bëjnë të fitojmë zakonin e keq që të mos i bindemi asgjëje që bie në kundërshtim me dëshirat tona; megjithatë, është gjë e mirë që t’i japim vesit tonë një pushim, pra, një çlodhje. Edhe natyrave të vështira e të panënshtrueshme u pëlqejnë fjalët e bukura. Një përkëdhelje nuk ngjall as ashpërsi, as frike.
Por, kur një diskutim nis e bëhet tepër i gjatë ose tepër i zjarrtë, duhet ta mbyllim menjëherë, përpara se ai të egërsohet; grindja ushqen grindje dhe i mbyt ata që futen në të: është më e lehtë të qëndrosh larg betejës qysh në fillim, sesa të dalësh prej saj më pas.
Dyshimi
Kur ske fakte rreth dickaje,atehere mos perhap dyshime per ate gje.Dyshimet qe perhap nuk jane argumente por shqetesime.
Friday, December 23, 2016
Pasojat e zemërimit
Zemërimi nuk kursen asnjë moshë, nuk përjashton asnjë racë. Disa popuj, falë varfërisë së tyre, nuk i njohin teprimet; disa të tjerë, jeta endacake dhe e vrullshme që bëjnë, i mbron nga përtacia; ata që kanë zakone të rënda dhe shpien një jetë fshatare, nuk i njohin dredhitë, mashtrimin dhe gjithë të këqijat që pjell shoqëria; asnjë popull nuk mund të mos ndizet nga zemërimi, që ishte po aq i fuqishëm te Sirianet, që nuk është më pak i kobshëm si për ata që u tremben ligjeve, ashtu dhe për ata që kanë bindjen se forca bën ligjin. Së fundi, në qoftë se gjakimet e tjera godasin vetëm njerëz të veçantë, zemërimi është i vetmi që ndez nganjëherë një shtet të tërë. Kurrë ndonjëherë nuk është djegur mbarë një popull nga dashuria për një grua , kurrë ndonjëherë një qytet i tërë nuk i ka varur shpresat te lakmia për fitim dhe para ; zilia pushton vetëm njerëz të veçantë ; edhe mendjemadhësia nuk është kurrë fatkeqësi e përgjithshme.
Përkundrazi, zemërimi derdhet Shpesh në radhë të shtrënguara. Burra e gra, pleq e fëmijë, vulg e njerëz të mëdhenj janë të gjithë të bashkuar; dhe kjo turmë, e acaruar vetëm nga disa fjalë, ia ka kaluar tashmë edhe vetë acaruesit: pa pritur asnjë çast, ajo rrëmben armët ; ajo u shpall luftë fqinjëve të vet; ajo bën luftë me bashkëqytetarët e vet; shtëpi të tëra gllabërohen nga zjarri bashkë bashkë me familjet e tyre brenda; njeriu, gojëtaria joshëse e të cilit vlerësohej me shumë nderime, bie nën zemërimin që e nxiti ai vetë. Ushtaret kthejnë armët kundër komandantëve të tyre; të gjithë qeveritaret, pa përjashtim, shkëputen nga virtytet ; senati, zemra e shtetit, pa pritur të ngrejë trupa dhe të emërojë një komandant, cakton menjëherë ministrat e zemërimit të tij, ndjek shtëpi më shtëpi banorë të nderuar të qytetit dhe i dënon ata me dorën e vet“. Duke keqtrajtuar ambasadorët, është dhunuar e drejta e njeriut; një furi zemërimi e padëgjuar ngre më këmbë qytetin; pa i lënë kohë mërise shoqërore që të qetësohet, del në det flota me marinarë të rekrutuar nxitimthi; gjithë një popull, pa u shqetësuar as për traditat e as për mbrojtjen, del i udhëhequr nga zemërimi, rrëmben çfarë i bie në dorë dhe e paguan me gjëmë guximin e tepruar të mërisë së vet. I tillë është fati i barbarëve, që derdhen në luftime: kur ideja e një fyerje godet këto natyra të rrëmbyera, ato tronditen menjëherë dhe shkojnë atje ku i zvarrit mëria e tyre, përplasen me ushtrite si një masë që shkërmoqet pa rregull, pa kujdes dhe në kërkim të rrezikut; ata duan të marrin goditje, t’u dalin përpata plumbave dhe të vdesin nga plagët që i hapin vetvetes.
Për t’ia dalë që të mos rrëmbehemi, duhet të sjellim e risjellim në mendje të gjitha veset që nxit zemërimi si dhe ta përcaktojmë drejt atë. Duhet ta fajësojmë zemërimin, ta dënojmë, të shqyrtojmë me imtësi dëmet e tij dhe t’i nxjerrim këto në shesh. Me qëllim që zemërimi të shfaqet ashtu siç është, duhet ta krahasojmë me më të keqin e të gjitha veseve. Koprracia mbledh e grumbullon pasurira, prej të cilave një tjetër do të dijë të përfitojë më mirë. Kurse zemërimi shpie në dëm, dhe janë të rrallë ata të cilëve nuk u kushton shtrenjtë. Sa shumë te puntore ka shtyrë drejt arratisë ose drejt vdekjes një pronar gjaknxehtë! Ky ka vuajtur shumë më tepër nga gjakimet e veta, sesa nga arsyet që i nxitin ato.
Për shkak te zemerimit, nje baba eshte ne zi ; një burrë ndahet nga gruaja, një shtetar vlon nga urrejtja dhe një kandidat peson deshtim . Zemërimi është më i keq edhe se epshi, sepse ky u gëzohet kënaqësive të veta, kurse ai dhembjes së të tjerëve. Zemërimi ia kalon edhe ligësisë e zilisë, sepse, ndërsa këto e dëshirojnë të keqen e tjetrit, zemërimi ia bën atij këtë; ndërsa ligësia dhe zilia gëzohen me të papriturat e paparashikueshme nga njeriu, zemërimi nuk pret që njeriun ta godasë fati ( caktimi) ; ai jo vetëm kërkon të keqen e njeriut të cilin e urren, por do, gjithashtu, që këtë t’ia bëjë me duart e veta.
Nuk ka gjë më të kobshme se armiqësitë, dhe ai që i mbjell këto është zemërimi; nuk ka gjë më vdekjeprurëse se luftërat, dhe këto janë shprehje e tërbimit të të fuqishmëve; edhe zemërimi i te urteve e i çdo njeriu të vetëm është një luftë, por pa armë e pa ushtarë. Ka dhe më: edhe sikur t’i përjashtojmë pasojat e menjëhershme, paragjykimet, dëmet, dhe shqetësimin e vazhdueshëm që shkaktojnë luftimet e dyanshme, zemërimi dënon vetveten. sepse kërkon hakmarrje; zemërimi e mbyt zërin e natyrës njerëzore: kjo nxit dashurinë, kurse zemërimi urrejtjen; natyra njerëzore jep urdher per të ndihmuar të ngjashmin e vet, kurse zemerimi për ta dëmtuar atë.
Ilaci i zemërimit
Si mund te mjekohet zemërimi?
Këtë duhet ta vendosim në përputhje me karakterin e çdo njeriu të zemëruar. Disa prej këtyre i çarmatos lutja, por ka dhe nga ata që lutjes i përgjigjen me fyerje dhe kërcënime ; disa të tjerë i qetëson frika ; të tjerë edhe zmbrapsen nga qortimet; disa përmbahen vetëm nga një pohim, të tjerë nga turpi, dhe të tjerë ende qetësohen me kohë; koha është një bar mjekues me veprim shumë të ngadaltë, por i fundit që duhet përdorur për këtë gjakim kaq të rrëmbyer. Ç’është e vërteta, dëshirimet në përgjithësi pranojnë një afat më të gjatë trajtimi. Por, zemërimi ndizet dhe merr përpara dhunshëm. Ai nuk rritet dalëngadalë, por shpërthen menjëherë në të gjithë gjerësinë e vet. Ai nuk e josh njeriun, siç bëjnë veset e tjera, por e rrëmben atë dhe e nxjerr jashtë vetes, e mbërthen me një dëshirë të pamatë për t’i bërë dëm, si atij, ashtu edhe të tjerëve. Vrulli i tij nuk rrëmben furishëm vetëm atë që ndjek, por gjithçka që i del përpara. Ndërsa veset e tjera e shtyjnë njeriun drejt greminës, zemërimi e bën atë të nxitojë drejt saj. Dëshirimet tona, sado të papërmbajtshme që të jenë, mund të bëjnë ndonjë pushim të vetvetishëm; zemërimi, përkundrazi, bëhet gjithmonë e më i fortë, njëlloj si vetëtima, si stuhitë dhe gjëmat e tjera natyrore, të cilave nuk mund t’ua ndalim vrapin ose, më saktë, nuk mund t’ua pengojmë rënien. Ndërsa disa vese i largohen arsyes, zemërimi i largohet shëndetit mendor ;
ndërsa disa vese fitohet dalëngadalë dhe rriten pa u ndier, zemërimi për njerëzit, është vetë humnera. Asnjë kercenim nuk është më i rrufeshëm se ai, asnje forcë nuk është më vepruese se ai; në qoftë se arrin t’ia dale mhane, zemerimi bëhet arrogant; në qoftë se deshton, ai çmendet. Zemërimi nuk druhet nga fatkeqësitë; kur rasti ia fsheh kundërshtarin, ai kafshon vetveten. Pak rëndësi ka se si lind zemërimi: edhe arsyet më të kota e shpien atë drejt vrullimesh nga më të rëndat.
Cilesia
Bukuria eshte ajo qe kenaq syrin.
Miresia eshte ajo qe kenaq shpirtin.
Karakteri eshte ajo qe siguron paqen.
Besimi eshte ajo qe garanton jeten.
Morali eshte ajo qe mbron familjen.
Thursday, December 22, 2016
Librat
Librat jane si njerezit ; ka te mire e te keqinj,te dobishem dhe te padobishem,plot virtyte e plot vese,ka qe duhen ndeshkuar si kriminela,por ka qe duhen shperblyer dhe si heronj.Ka libra dijetaresh por ka dhe libra idiotesh,ka libra plot dije por ka dhe libra plot injorance,ka libra e libra...
Jo te gjithe njerezit kane aftesi kritike per te kritikuar dhe dalluar keto libra,ashtu sic ka dhe njerez qe kane dhe dije kritike dhe te keshillojne se cilat libra duhen lexuar e cilat jo.
Disa libra jane humbje kohe por ka dhe libra qe ja vlen te humbesh kohen me to,ashtu sic jane dhe disa njerez te tille.
Pasojat e zemërimit
Ka ndodhur që disa njerëz, të pushtuar nga zemërimi, të kenë qëndruar përpara pasqyrës. Ata janë habitur me ndryshimin e madh që kishin pësuar. Përballë vetes, nëse mund të thuhet kështu, ata nuk e kanë njohur vetveten. Ndërkaq, pasqyra nuk e tregon të gjithë shëmtimin e tyre! Në qoftë se një lëndë çfarëdo mund ta pasqyrojë njeriun ashtu siç është, ne do të ngatërroheshim po ta shikonim atë aq të zi, të djersitur, duke shkumëzuar, duke “ përpëlitur, të buhavitur. Shëmtimi i tij bëhet shumë i madh, kur përshkon kockat, mishin dhe shumë pengesa të tjera. Ç'do të ndodhte sikur ai të shfaqej me gjithë lakuriqësinë e tij? Është e drejtë të mendohet se pasqyra nuk ia ka shuar askujt zemërimin. Po pse? Sepse ai që del përpara saj me qëllim që të rigjejë qetësinë e vet, e ka gjetur tashmë. Gjithashtu, për njerëzit e zemëruar, një figurë e lemerishme dhe e neveritshme është më e bukura nga të gjitha; ndaj, ata duan që t’i shohin ashtu siç jane. Le të mendojmë më mirë për numrin e atyre që janë bërë viktima të zemërimit të tyre. Në një valë zemërimi, disa kanë prerë venat; të tjerë kanë pështyrë gjak pasi kanë sokëllitur fort; një vërshim i fuqishëm i lëngut të tëmthit ua ka prishur pamjen, dhe sëmundja ka filluar përsëri tek ata që kishin nisur të shëroheshin. Asnjë udhë tjetër nuk shpie më shpejt në çmenduri.Prandaj, për shumë prej tyre, prishja mendsh ka qenë një vazhdim i zemërimit: ata e humbën arsyen dhe nuk e gjetën më. Dikush ia detyroi vdekjen e tij çmendurisë, dhe çmendurinë zemërimit .Njerëzit e zemëruar urojnë për fëmijët e tyre vdekjen, për vetveten mjerimin, për shtëpitë shkatërrimin, megjithatë ata e mohojnë zemërimin e tyre, ashtu si të çmendurit çmendurinë e tyre. Armiq të miqve të tyre më të mirë, të frikshëm për të afërmit e tyre, shpërfillës të ligjeve, me përjashtim të atyre që mund të bëjnë dëm, të shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësorë ndaj fjalëve dhe punëve të mira, ata veprojnë vetëm me dhunë, duke qenë të gatshëm të godasin me arme të tjerët ose t’ia kthejnë këtë vetes.
Ç’është e vërteta, njerëzit e zemëruar janë viktima të një të keqeje, që është më e tmerrshmja nga të gjitha të këqijat, dhe të një vesi, që është më i keqi nga të gjitha veset. Disa prej këtyre depërtojnë në shpirt pak nga pak, kurse zemërimi e pushton atë papritur dhe plotësisht. Shkurt, ky ves i nënshtron të gjitha veset e tjera. Ai mund edhe dashurinë më të zjarrtë: dashnorë të verbuar nga zemërimi kanë goditur me thikë një trup të dashur dhe më pas janë hedhur në krahët e viktimës së tyre. Zemërimi nënshtron koprracinë, të keqen më të qëndrueshme dhe më të pashërueshme, duke e detyruar t’i shpërndajë pasuritë e saj, të djegë banesën e saj dhe gjithçka të mirë që kjo ka brenda. A nuk është parë ndonjëherë që ambiciozi ne zemerim e siper të refuzoje Zotin që adhuronte dhe të mos pranojë keshillat që i bëhen? Nuk ka asnjë dëshirim që zemërimi të mos e sundojë.
Libri
Here pas here duhet te lahet e shpelahet mendja nga librat e padobishem qe jane lexuar gjate jetes.Sepse jo cdo liber ka dobi,ashtu sic nuk ia vlen te lexohet cdo gje qe eshte hedhur ne leter.
Tuesday, December 20, 2016
Denoje te keqen jo pse u be por mos te behet perseri.
Denoje te keqen jo pse u be por mos te behet perseri.
Ilaçi më i mirë është koha. Mos i kërko zemërimit te falë menjëherë, por që të mendojë. Sulmet e tij të para janë të fuqishme; por ai do të bjerë shumë, po ta bësh të presë. Mos u përpiq ta mbytësh zemërimin qysh me goditjen e parë; atë do ta mundësh. duke e sulmuar pjesë-pjesë. Disa veprime që na fyejnë, na i kanë rrëfyer të tjerët, disa të tjera i kemi dëgjuar ose i kemi parë vetë. Për ato që na i kanë treguar të tjerët, nuk duhet të nxitohemi për t’i besuar: shumë njerëz gënjejnë, sepse duan të na mashtrojnë, shumë të tjerë sepse janë të mashtruar. Njëri do të lëshojë një padi për të përvetësuar të mirat që bën ti dhe për të sajuar një fyerje, që të ketë mundësi të shtiret si i zemëruar. Një tjetër do të dojë ligësisht të prishë miqësitë e qëndrueshme. Një tjetër, ende, do të sajojë një lojë ose një shfaqje me qëllim që të shikojë nga larg dhe pa rrezikuar veten, ata që ai i ka kurdisur njëri kundër tjetrit.
Në qoftë se do të të duhej të zgjidhje një mosmarrëveshje për një shumë të vogël parash, ti nuk do t’i pranoje faktet pa një dëshmitar, dhe këtë dëshmitar, nuk do ta dëgjoje po të mos bënte një betim; ti do t’u jepje fjalën të dyja palëve; të dyjave do t’u jepje kohë dhe të dyja do t'i dëgjoje shumë herë, sepse sa më shumë të rrihet e vërteta, aq më qartë shfaqet ajo. A e dënon ti një mik atypëraty? A do të zemëroheshe kundër tij, para se ta dëgjoje, Para se ta pyesje, para se ai të njihej me krimin e vet dhe me atë që e ka kallëzuar? Edhe vetë kallëzuesi do të heshtë, në qoftë se do t'i duhet t'i provojë thëniet e veta: “Nuk ka pse ta nxjerrësh emrin tim, do të hidhet të thotë ai; në qoftë se ti mbrohesh, duke më nxjerrë mua përpara, unë do të mohoj gjithçka, ose përndryshe nuk do të të them asgjë, kurrë më. Ai i bën bisht betejës dhe luftës, që i ka nxitur vetë. Duke dashur të flasë vetëm në fshehtësi; ai nuk arrin të tregojë asgjë. A nuk është gjëja më e padrejtë që t’i besosh dikujt kur je vetëm për vetëm me të, dhe të zemërohesh kundër tij në praninë e të gjithëve?
Ndonjëherë, edhe neve na thërrasin si dëshmitarë. Në këtë rast, duhet të shqyrtojmë karakterin dhe qëllimin e fajtorit. Për kë bëhet fjalë? Për një fëmijë? Le t’ia falim kësaj moshe: fëmija nuk e kupton se ç’është e keqja. Për një baba? Ose ai na ka bërë kaq shumë të mira, saqë e ka fituar vetë të drejtën për të na fyer, ose ne e shikojmë si fyerje edhe një shërbim që ai na bën. Për një grua? Gruaja gabon. Mos është fjala për një urdhër? Duhet të jesh shumë i padrejtë që të sulmosh nevojën. Për një hakmarrje? Epo, nuk është fyerje të pësosh atë që u ke bërë të tjerëve. Atëherë bëhet fjalë për një gjykatës te ndershem? Besoji më shumë thënies së tij, sesa tëndes! Për një mbret? Në qoftë se ai të quan fajtor, nënshtroju drejtësisë, dhe në qoftë se je i pafajshëm, nënshtroju caktimit. Është fjala për një kafshë apo për një qenie tjetër që, gjithashtu, është e zhveshur nga arsyetimi".Ti e shkerben ate,duke u zemeruar.
Behet fjale per nje semundje apo per nje fatkeqësi? Këto do të kalojnë më lehtë nëse do të dish t’i durosh. Bëhet fjalë për Zotin? Koha që do të humbasësh për t’u zemëruar kundër Tij është e barabartë me kohën që do të të duhej për t’iu lutur kundër dikujt padrejtesise. A vjen fyerja nga një njeri i mirë? Nuk besoj aspak. Nga një njeri i lig? Mos u habit për këtë; megjithatë, një tjetër do t’ia kthejë të keqen që të ka bërë, prandaj, duke kryer këtë veprim, ai ka dënuar tashmë vetveten. Siç kam thënë, zemërimi ngjallet në dy raste: së pari, kur ne mendojmë se na kanë fyer dhe së dyti, kur ne vlerësojmë se kjo fyerje ka qenë e padrejtë dhe pikërisht këtë duam të shqyrtojmë tani. Njerëzit flasin për padrejtësi, kur pësojnë gjëra që nuk i kanë hak ose gjëra që i kapin në befasi. Të këqijat e papritura na duken të pamerituara.Si rrjedhim, ajo që vjen duke zhgënjyer pritjet dhe shpresat tona, na shkakton shqetësim të thellë; kjo është arsyeja që ndërsehemi kundër njerëzve dhe miqve tanë për një diçka të kotë dhe që e quajmë fyerje qëndrimin e ftohtë të miqve tanë. “Pse na prekin po kaq shumë edhe fyerjet e armiqve?” Sepse ato nuk i prisnim, të paktën në një trajtë kaq të rëndë. Ja, pra, se ç’fryt jep një sedër e tepruar. Ne mendojmë se duhet të jemi të paprekshëm edhe nga armiqtë
tanë; çdonjëri nga ne ka në vetvete shpirtin e një mbreti: mbreti do që ta ushtrojë pushtetin e tij, por nuk pranon që të tjerët të kenë pushtet mbi të. Pra, ne jemi gjaknxehtë, sepse jemi arrogantë ose ngaqë nuk e njohim realitetin .Në të vërtetë, çfarë ka të habitshme që një njeri i keq të bëjë keq? Çfarë ka të çuditshme në qoftë se një armik na dëmton dhe një mik na lëndon, në qoftë se një bir është moskokëçarës dhe një mik gabon? “Nuk kam menduar ndonjëherë për këtë.” Fabiusi ( Gjeneral Romak) thoshte se një gjeneral nuk do të mund të gjente arsye më të shëmtuar se kjo; vërejtje që, sipas meje, është e vlefshme për çdo njeri. Mendo për gjithçka, prit gjithçka; edhe njerëzit e virtytshëm do të shfaqin ndonjë rreptësi. Gjinia njerëzore prodhon njerëz të pabesë, mosmirënjohës, grabitës, të pafe. Kur të gjykosh zakonet e një njeriu, mbaj parasysh zakonet e një numri të madh njerëzish.
Frikën më të madhe, ti do ta kesh në kulmin e gëzimit. Kur gjithçka të duket e qetë, forcat dëmtuese janë aty, të përgjumura. Thuaj me vete që do të gjendet gjithmonë diçka për të cilën do të të fyejnë. Një kapiten, sado i sigurtë që të jetë, nuk e hap kurrë velën të plotë, pa qenë i parapërgatitur për ta mbështjellë përsëri atë me shpejtësi.Mendo para së gjithash se nevoja për të bërë dëm është e tmerrshme. e urryer dhe plotësisht e huaj për zemrën njerëzore, e cila është e aftë të zbutë edhe kafshët më të egra. Shiko se si e ulin qafën nën zgjedhë elefantët, se si demat i lejojnë gratë dhe fëmijët t’u kërcejnë mbi kurriz pa i dëmtuar, se si gjarpërinjtë mblidhen midis bishtit e barkut për t’u hequr rrëshqanthi pa bërë asnjë të keqe, se si arinjtë dhe luanët e zbutur e shtrijnë me durim turirin dhe perkëdhelin me të zotërinë që i ledhaton: ti do të skuqesh që i ke këmbyer disa zakone me kafshët!
T’i bësh keq atdheut tënd, është dhunim i diçkaje të shenjtë; t’i bësh keq një bashkështetasi, është gjithashtu mallkim, sepse ai është pjesë e atdheut (në qoftë se e tëra është e shenjtë, edhe pjesët e saj nuk janë më pak.) Si rrjedhim, është e shëmtuar të keqtrajtosh një njeri, pasi ky është bashkëqytetari yt brenda një qyteti të madh. Çfarë do të ndodhte nëse duart do të zemëroheshin me këmbët, me sytë, me njëra-tjetrën? Ndërmjet gjymtyrëve të trupit njerëzor sundon harmonia, sepse ato duan ta ruajnë njëra-tjetrën për të mirën e tyre. Kështu, edhe njerëzit duhet ta ruajnë njëri-tjetrin, sepse ata janë bërë për të jetuar së bashku; shoqëria njerëzore nuk mund të mbijetojë përveçse me anë të mbrojtjes dhe dashurisë së ndërsjellë të elementeve të saj. Ne nuk do t’ua shtypnim kokën as nepërkave, as gjarpërinjve, as çdo krijese tjetër, kafshimet dhe goditjet e të cilave janë të dëmshme për ne, në qoftë se do të mundnim t’i zbutnim ata dhe t’i bënim të parrezikshëm si për njëri-tjetrin ashtu dhe për veten tonë. Pra, ne e dënojmë dikë jo për shkak të gabimit që ka bërë, por me qëllim që ai të mos gabojë më. Dënimi do të shërbejë si urë lidhëse jo me të kaluarën, por me të ardhmen; ai do të jetë vepër e parashikimit dhe jo e zemërimit. Po të duhej të dënonim natyrat e llastuara dhe ato keqbërëse, asnjë nuk do t’i shpëtonte goditjes së ndëshkimit.
Frika
Frika nxit lufte dhe lufta e ushqen me teper friken.
Shpresa ushqen paqe por paqja do burra per ta ruajtur.
Monday, December 19, 2016
Fajësimet
Ne nuk jemi në gjendje as ti përgjigjemi përkufizimit të pafajësisë, që megjithatë është nga më të ngushtët. Disa gabime ne i kemi bere , disa te tjera i kemi menduar,disa të tjera i kemi uruar e të tjera ende i kemi perkrahur ; ne disa raste, jemi të pafajshëm, që nuk ia kemi dalë dot.Le të mendojmë për të gjitha këto dhe le të jemi më të drejtë me fajtorët dhe më të urtë ndaj qortimeve. Dhe asnjëherë nuk duhet të zemërohemi kundër njerëzve të virtytshëm (përndryshe, ku do të ndalej zemërimi ynë?), aq me pak te akuzojme Zotin që ti i kërkon mos t’i pësojmë të gjitha fatkeqësitë që na vijnë. Por ti do të më thuash: “Megjithatë, ne na kanë mësyrë vuajtjet dhe sëmundjet.” Do të na duhet me domosdo që, në një mënyrë ose në një tjetër, ta braktisim këtë strehë të rrënuar që na ka rënë për pjesë. Në qoftë se të thonë për dikë që ai ka folur keq për ty, mendo se mund ta kesh nxitur edhe ti me ngacmimet e tua; sill ndër mend të gjithë ata, për të cilët ti flet keq. Shkurt, duhet të mos harrojmë se disa nuk na fyejnë, por na e kthejnë atë; disa të tjerë na fyejnë për të mirën tonë, të tjerë ende nga detyrimi ose nga padija, dhe, edhe ata që e bëjnë një gjë të tillë me vetëdije, nuk kanë për qëllim fyerjen: dikush nuk ka mundur t'i bëjë ballë joshjes nga një fjalë e mirë, një tjetër nuk donte të na zinte rrugën, por nuk mund t’i përmbushte detyrat e veta pa na shmangur nga rruga e tij.
Shpesh, lajkatari lëndon duke dashur të lajkatojë.
Në qoftë se sjellim ndër mend sesa dyshime të pambështetura i kemi ushqyer vetvetes, sa herë rastësia u ka dhënë pamjen e poshtërimit shërbimeve që kemi kryer, sa herë urrejtja e ushqyer në fillim është shndërruar më pas në dashuri, atëherë zemërimi nuk do të na mundë menjëherë, sidomos po t’i themi vetes, për çdo fyerje, me zë të ulët: “Edhe unë e kam bërë këtë.” E ku ta gjejmë një gjykatës kaq të drejtë? Pikërisht ai që pranon t'ia hedhe sytë gruas së tjetrit, lakmon gruan e tjetrit dhe i jep vetes të drejtën ta joshë, sepse i takon një tjetri; pikërisht tradhtari shkel, më e pakta, besnikërinë, besëpreri ndjek nga pas gënjeshtrën, ngacamani tërbohet kur e sulmojnë me të drejtë; i paturpshmi nuk pranon të tërhiqet nga padia kundër te dobteve.Ndërsa veset e të tjerëve i kemi para syve, ato tonat i kemi pas kurrizit. Kjo është arsyeja që një baba qorton të birin për dreka-darkat që ai vetë i shtronte pafundësisht më shumë se i biri, që njeriu i shthurur nuk i fal asgjë shthurjes së të tjerëve, që tirani acarohet nga vrasësi, që sakrilegjbërësi dënon vjedhjen. Shumica e njerëzve inatosen me keqbërësin, dhe jo me keqbërjen. Ne do të bëhemi më të duruar në qoftë se do të këqyrim vetveten, duke thënë: “Po unë, nuk kam qenë ndonjëherë fajtor për një veprim të tillë? Nuk kam bërë asnjëherë nga këto gabime? A kam ndonjë përfitim që t’i dënoj ato?”
Ja pse cdo njeri duhet te filloje nga vetja ne fillim,para se te gjykoje tjetrin.
Saturday, December 17, 2016
Zemërimi
Shkaku i zemërimit është mendimi që neve na kanë fyer, mendim të cilit nuk duhet t’i besojmë lehtësisht. Nuk duhet ta pranojmë menjëherë pamjen e jashtme, sepse shpesh e pavërteta duket si e vërtetë. Duhet gjithmonë t'i japim vetes një afat: koha bën që e vërteta të dalë në shesh. Të mos i presim me butësi fajësimet. Duhet të ruhemi nga ky huq i natyrës njerëzore, që na bën të besojmë me gjithë dëshirë atë që e dëgjojmë pa vullnetin tonë dhe që na bën të zemërohemi, përpara se mendja të nisë të mendojë. Çfarë mund të themi, kur nuk jemi stërvitur me fajësime, por vetëm me dyshime; kur mbushemi me zemërim kundër të pafajshmëve, sepse kemi keqkuptuar një vështrim apo një buzëqeshje të tyre? Për të mbrojtur çështjen e atij që nuk është i pranishëm, duhet të paditim vetveten dhe ta mbajmë pezull zemërimin. Një vendim për ndëshkim mund të shtyhet për më vonë, por, me t’u dhënë, ai bëhet i pakthyeshëm.
Ai që bën më shumë dëm është lehtëbesimi. Prandaj, shpesh, nuk duhet as të dëgjojmë: për disa gjëra, ia vlen më mirë të jesh i gënjyer sesa të dyshosh. Duhet ta largojmë nga mendja dyshimin dhe hamendësimin, të cilat nxitin pa të drejtë zemërimin: “Ky nuk më përshëndeti me mirësjellje; ai më përqafoi shumë ftohtë; ai tjetri i dha fund bashkëbisedimit tonë në mënyrë të papritur; ky këtu nuk më ftoi për darkë; ai atje dukej sikur donte të më shmangte." Do, të ketë gjithmonë një mijë vjega për dyshimet tona. Gjërat, duhet t'i shikojmë me thjeshtësi dhe t’i gjykojmë me dashamirësi. Besë, duhet t’i zëmë vetëm asaj që na shfaqet para syve dhe që duket qartë; sa herë që një dyshim do të na duket i pathemeltë, për këtë duhet të qortojmë lehtëbesimin tonë; ky qortim do të na e bëjë zakon që të mos besojmë menjëherë. Nga ky mjekim, del një tjetër: të mos acarohemi kot së koti për gjëra pa vlerë dhe për vogëlsira si: ky apo ajo është shumë i ngadaltë, uji që më sollën nuk është shumë i freskët, krevatin ma kanë rregulluar keq, tryeza është shtruar keq; është çmenduri të inatosesh për kaq pak gjë. Duhet të jesh i sëmurë ose i dobët që të dridhesh edhe nga korrenti më i vogël i ajrit; duhet t’i kesh sytë të lodhur që të mund të verbohesh nga ngjyra e bardhë e një veshjeje; duhet të bësh një jetë të shthurur që të të sëmbojë në ijë, kur sheh të tjerët që punojnë!
Kur kënaqësitë kanë brejtur trupin dhe shpirtin bashkë, gjithçka që na rrethon na duket e padurueshme, për shkak jo të ashpërsisë, por të squlljes sonë. Në të vërtetë, përse duhet të tërbohemi nga zemërimi, për shkak të një kolle apo të një teshtime, për shkak të një mize që e dëbuan me vonesë, të një qeni që vjen vërdallë para nesh ose të një çelësi, që i bie nga duart një skllavi të pakujdesshëm? Ai, veshët e të cilit fyhen nga zhurma gërvishtëse e një banke, kur e tërheqin mbi dysheme, nuk mund t’i durojë në heshtje fyerjet e bashkëqytetarëve të vet, sharjet e lëshuara në Forum ose në Jetë . Ai që rrëmbehet kundër një kamarieri, se nuk e ka sherbyer mirë kafen , a mund ta durojë urinë dhe etjen gjatë jetes ne stinën e verës? Pra, asgjë nuk e ushqen më shumë zemërimin sesa limontia e një pasurie të tepruar; duhet ta mësojmë shpirtin me rreptësinë, me qëllim që ai të ndiejë vetëm goditjet dërrmuese.
Friday, December 16, 2016
Edukimi
Edukimi eshte nje cilesi e fituar nga familja, shoqeria dhe jeta personale.
Edukimi ka tre forma : Edukim fizik,mendor dhe shpirteror.Edukimi fizik eshte puna dhe kalitja per nje shendet te mire.Edukimi mendor eshte dija qe te meson te dallosh te miren nga e keqja,te dobishmen nga e demshmja dhe gjerat midis tyre.Edukimi shpirteror eshte morali,sjellja,jetesa,zgjedhja qe bën per te jetuar,eshte karakteri i formuar etj.
Te tria keto edukime jane te nevojshme per njeriun dhe shoqërinë.Nese mungon njera,njeriu do jete i çalë,por nese mungojne te tria,atehere ky nuk eshte me njeri por shejtan me fytyre njeriu.
Pra,edukimi ndaj njeriut eshte nje detyre e cdo individi.Por jo cdo gje qe e quajme edukim eshte vertete nje edukim i mirefillte,dhe ketu lindin konfliktet.
Sunday, December 11, 2016
Urtësia në zemërim
Nuk ndodh që njeriu i urtë të nxehet nga gabimet. Pse? Sepse ai është i ndërgjegjshëm që urtësia nuk lind, por fitohet. Ai e di që një numër fare i vogël njerëzish, përgjatë gjithë shekujve, arrijnë të ngrihen deri tek Urtësia, sepse ai e ka para syve kushtin e jetës njerëzore dhe e di që një njeri me mend në kokë nuk zemërohet me natyrën. A habitet ndokush që shkurret e egra nuk bëjnë fruta, që ferrat dhe gjembat nuk japin asgjë të ngrënshme? Askush nuk zemërohet me "papërsosmërinë" e përligjur të natyrës. Prandaj njeriu i urtë, që është i qetë dhe i drejtë ndaj gabimeve tona, që nuk është armik, por kujdestar i fajeve tona, çdo ditë, para se të dalë, thotë me vete: “Do të takoj shumë njerëz: ca të dhënë pas alkolit, ca të shthurur, ca mosmirënjohës, ca koprracë, shumë të tjerë të shqetësuar nga forca e zilisë.” Të gjitha këto të këqija, ai do t’i shikojë me një sy të qetë, si syri i mjekut kur viziton të sëmurët e tij.
A inatoset kapiteni me marinarët dhe me anijen, kur kjo fut ujë nga të gjitha anët? Ai përpiqet t’u bëjë ballë dëmtimeve, ta pengojë ujin të futet brenda, të boshatisë mjediset ku ky ka arritur të depërtojë, të mbyllë çarjet e dukshme, të luftojë papushim kundër rrjedhjeve të fshehta që përmbytin hambarin e anijes, dhe nuk e humbet besimin kur sheh ujin të vazhdojë të ngjitet, deri sa ta ndërpresë atë.
Duhet luftuar pa u lodhur kundër të këqijave që vijnë varg njëra pas tjetrës, jo me qëllim për t’i zhdukur ato, por për t’i penguar që të mos ngadhënjejnë.
Saturday, December 10, 2016
Cmenduri
Ti nuk do të gjesh paqe mes gjithë këtyre njerëzve të veshur me togë : këta shqyhen midis tyre për një përfitim qesharak; këta nxjerrin përfitim vetëm nga fatkeqësia e tjetrit; nëse je i lumtur, të urrejnë dhe, nese je fatkeq, të përbuzin; ndërsa shtypen nga të mëdhenjtë, të gjithë këta shtypin të vegjlit duke u nxitur nga dëshira të ndryshme, dhe janë gati të shkatërrojnë gjithçka për një kënaqësi të kotë ose për pak plaçkë. Ata bëjnë një jetë gladiatorësh: hanë së bashku, luftojnë së bashku. Shoqëria jonë është shoqëri e kafshëve të egra, por edhe këto tregohen të buta ndërmjet tyre dhe tërhiqen e nuk e shpartallojnë njëra-tjetrën. Kurse njeriu është i etur për gjak njerëzor; gjëja e vetme që, në këtë pikë, e ndan atë nga kafshët, është: këto e ruajnë dorën që i ushqen, edhe kur tërbimi i saj bie mbi kurrizin e tyre.
Sapo njeriu i urtë të fillojë të acarohet, zemërimi nuk do ta lëshojë më: bota është e mbushur me vese dhe krime; ato janë kaq të shumta në numër, sa nuk mund të bien nga goditja e ligjit. Njerëzit maten me njëri-tjetrin me ligësi. Dëshira për të bërë keq rritet e rritet çdo ditë, kurse turpi po na braktis. Nuk ka më nderim për të mirën dhe drejtësinë; dëshira turret atje ku i duket asaj më mirë, dhe krimi as që fshihet më: ai lulëzon para syve tanë. Perversiteti është bërë aq i përgjithshëm dhe ka marrë aq shumë pushtet te të gjithë njerëzit, saqë pafajësia, jo është bërë e rrallë, por as që shihet më gjëkundi. Mos ndoshta një grusht njerëzish kanë dhunuar ligjin? Jo! Më e saktë do të ishte të thuhej që njerëzit i janë bundur një sinjali dhe janë derdhur nga të gjitha anët për të përmbysur pengesat qe ndajnë të mirën nga e keqja.
Miku dyshon te miku, vjehrri te dhëndri,
E rrallë po bëhet dashuria vëllazërore,
Çdonjëri nga bashkëshortët përgjon të vdesë tjetri,
Njerkat e liga përgatisin helme,
Biri pret me padurim vdekjen e të atit.
Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël krimesh! Poeti nuk i ka përshkruar luftërat vëllavrasëse, etërit e bijtë që u binden betimeve të ndryshme, atdheun e braktisur mes flakësh nga njëri prej bijve të tij, luftëtarët e tmerrshëm që futurojnë nga të gjitha anët për të zbuluar strehimet e të fshehurve, burimet me ujë të helmuar, murtajat e sëmundje shkaktuara nga dora njerëzore , burgjet plotpërplot, zjarret që gëlltitin qytete të tëra, tiranitë e kobshme, komplotet e kurdisura në fshehtësi për të shkatërruar shtete dhe mbretëri, veprimet që sot u thuren lavde, por që në përballje me ligjin nuk janë më pak se krimi: rrëmbimet e përdhunimet, shthurja që shqiptohet pa drojë nga të gjitha buzët.Shtoji këtyre shkeljet e betimeve zyrtare të popujve, traktatet e prishura, gjithçka që është bërë gjah i më të fortit për shkak të mungesës së qëndresës, mashtrimet, dredhirat, vjedhjet, mohimet e borxheve, shkeljet e shumta të ligjit për të cilat nuk mjaftojnë as tre Forume. Në qoftë se ti do që njeriu i urtë të zemërohet në përpjesëtim me tmerrin e krimeve të shëmtuara, atëherë ky nuk do të jetë më zemërim, por çmenduri.
Thursday, December 8, 2016
Zemërimi
Fragment nga libri : Zemërimi,demet dhe mjekimi nga filozofi i lashte Seneka.
...Gjithashtu, nuk duhet të kemi mendimin se zemërimi ndihmon në madhështimin e shpirtit. Sepse zemërimi nuk është madhështi, por fryrje; fryrja e trupit nga mbledhja e ujit në hapësirat e tij të zbrazëta nuk është majmëri, por një fryrje shëndetligë. Të gjithë ata që marrëzia i ngre mbi mendimin njerëzor, kujtojnë se frymëzohen nga nuk e di se ç’gjë e lartë dhe e madhërishme; por, në themel të këtij frymëzimi nuk ka asgjë të qëndrueshme; e ardhmja e çdo ndërtimi pa themele, është shkatërrimi. Zemërimi nuk ka themele. Ai nuk bën asgjë të qëndrueshme e jetëgjatë; gjithçka në të është erë e zbrazëtirë; ai është aq larg nga madhështia shpirtërore, saç është guximi i tepruar nga trimëria e vërtetë, fodullëku nga besimi, trishtimi nga mundimi, mizoria nga rreptësia.Po e përsëris, një humnerë e tërë e ndan njeriun zemërmadh nga njeriu mendjemadh. Zemërimi nuk ndërton asgjë të madhe e të bukur. Përkundrazi, tek ankthi i zakonshëm, unë shikoj shenjën e një shpirti të thatë e të venitur, që e di dobësinë e vet, njëlloj si ata të sëmurët me plagë, që rënkojnë sapo ua fshikin ato. Si rrjedhim, zemërimi është një ves që takohet kryesisht te gratë dhe fëmijët. “Por edhe burrat vuajnë prej tij” Kjo, sepse edhe. disa burra kanë karakter fëmijëror ose femëror.
Dija para punes
Nga natyra njerezore eshte qe njeriu perpiqet te shmange demet dhe te fitoje dobite.Por si mund te kesh sukses nese nuk njeh cfare eshte e dobishme dhe cfare e demshme per ty?
Nese njeriu do mesonte me pare cfare eshte e dobishme dhe cfare e demshme para se te perpiqej per to,atehere dituria do kishte me shume vlere sesa cdo pune tjetër.
Prandaj,vendosni dijen para cdo pune tjeter qe te keni sukses.
Para se te beheni zoterinj,behuni ne fillim te ditur!
Gjithcka dhe asgjë
Ka njerez qe enderrojne te kene gjithcka qe duan.Por cfare vlere do kishte jeta nese do kishe gjithcka?
Jeta merr kuptim kur ke dicka per te bërë per te arritur dicka qe nuk e ke arritur.
Jeta merr kuptim kur ndien nevojen per dicka qe nuk e ke,per dicka qe te mungon per te cilen enderron ta kesh.Jeta merr kuptim kur gjen vetveten ne ate qe vepron,ne ate qe te frymezon te veprosh.
Te kesh gjithçka pa patur asgje per te bere është njësoj si te mos kesh asgje kur gjithcka eshte e jotja.
Nuk ka sukses me te lodhshem sesa kur je i deshirueshem per te gjithe por i pa arritshem per asnjë.Je i detyruar te jetosh suksesin ne vetmi.
Nuk ka sukses me te lodhshem sesa kur je i deshirueshem per te gjithe por i pa arritshem per asnjë.Je i detyruar te jetosh suksesin ne vetmi.
Friday, December 2, 2016
Mos u hidhëro, mos u zemëro.
Mos u hidhëro, mos u zemëro…
Ne, njerëzit, si domosdoshmëri e krijimit, jemi të detyruar të jetojmë gjithmonë bashkë në këtë botë, që është një vend prove me të gjitha anët e saj të ëmbla e të hidhura. Po qe se në jetën e përbashkët nuk u përmbahemi disa rregullave, nuk mund të sigurojmë qetësinë dhe kënaqësinë shoqërore. E një prej faktorëve shpirtërorë që e shtyjnë njeriun për të vepruar në mënyrë të menjëhershme dhe të vrullshme, është hidhërimi, zemërimi, i cili përkufizohet sipas psikologjisë si: “shtytje e brendshme për t’i shkaktuar dhimbje dikujt që kërkon të na bëhet pengesë gjatë zbatimit të prirjeve tona”. E ky njeri i zemëruar i përngjet anijes që kapet pas furtunave të mëdha nën ciklonet e fuqishme duke i humbur ekuilibrin krejtësisht, i zemëruar e i hidhëruar, e shan atë që ka përballë dhe e dhunon.
Prandaj; Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi, të shqetëson ty për të kaluarën, të frikëson për të ardhmen e kështu të ikën si pa kuptuar e tashmja…
Mos u hidhëro: Sepse zemra ligështohet, fytyra vrenjtet, shpirti shuhet dhe shpresa venitet…
Mos u hidhëro: Sepse gëzohet ai që nuk të do, zemërohet miku, kënaqet me ty ziliqari, si dhe keqinterpretohet e vërteta…
Mos u hidhëro: Sepse ky hidhërim nuk ta kthen atë që ke humbur apo atë që shkoi, as nuk e ngjall të vdekurin, as nuk e ndryshon fatin e nuk të sjell dobi…
Mos u hidhëro: A nuk ishe ti që e provove këtë mërzitje dje dhe nuk të dha dobi…?! Fëmija yt nuk e kaloi provimin, e ti u hidhërove, por a e mori ai atë (provimin)? Ndërroi jetë një prej të afërmve të tu, e ti u hidhërove, por a u kthye ai përsëri…? Humbe në tregti e u hidhërove, por a u kthye kjo humbje në fitim…?
Mos u hidhëro: Në të vërtetë ti hidhërohesh nga një fatkeqësi që të bie, por pëson edhe më shumë fatkeqësi nga ky hidhërim…, sepse nëse hidhërohesh për varfërinë, ajo të shtohet, e nëse hidhërohesh nga fjalët e atyre që nuk të duan, atëherë bie pre e tyre e mundohesh më shumë…
Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi ta paraqet ujin e ftohtë si të nxehtë, trëndafilin si një lule gjembaçe, bahçen me lule si shkretëtirë dhe jetën si një burg që nuk durohet…
Mos u hidhëro: Ti ke Zotin që të besosh…, ke shtëpi ku të banosh…, ke ushqim për të ngrënë…, ke ujë për të pirë…, ke rroba për të veshur…, ke grua, ke fëmijë…, atëherë përse hidhërohesh?!
Mos u hidhëro: Nëse ti je i varfër, shiko poshtë teje, ka edhe më keq se ty, ai i cili është i zhytur në borxhe…, e nëse nuk ke mundësi t’i hipësh një mjeti për të udhëtuar, ke këmbët e tua, por ka edhe më keq se ty, se ka të tjerë që nuk i kanë (janë të paralizuar)…, e nëse ankohesh nga ndonjë dhimbje, ka shumë të tjerë që dergjen në shtrat e nuk lëvizin…, e nëse humb ndonjë fëmijë, të tjerë kanë humbur edhe më shumë se ti…
Mos u hidhëro: Nëse gabon pendohu, nëse lëndon dikë kërko falje, nëse bën padrejtësi ndreqe atë, riparoje, sepse mëshira është e madhe, dhe dyert e saj janë të hapura, falja, ndjesa është e gjerë e fisnike dhe pendimi është i pranuar…
Mos u hidhëro: Sepse bëhesh nervoz, temperamenti yt tronditet, lëkundet, e për rrjedhojë zemra të lodhet e të kaplon pagjumësia… E ndërsa tek Zoti është mbrojtja, Ai të zgjat dorën, të ndihmon, të jep rrugëdaljen, shpëtimin edhe atje ku mendon se nuk ka…
Mos u hidhëro: Sepse kaderi është i padiskutueshëm e i përcaktuar, fati është i pashmangshëm, e lapsat u thanë dhe fletët u mbyllën e çdo gjë është aty ku duhet të jetë…e ky hidhërimi yt as nuk e afron atë që do të ndodhë e as nuk e largon, as nuk e shton e as nuk e pakëson…
Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi është si ajo era e keqe që përhapet në atmosferë sikur aroma e luleve të kalbura në kopësht…
Mos u hidhëro: Sepse ai që është i hidhëruar i ngjet lumit të tërbuar që merr me vete gjithçka i del para dhe shkatërron…
Mos u hidhëro: Jeta është shumë e shkurtër, dhe nuk të sjell dobi nëse atë e mbush me hidhërim, në vend që ta mbushësh atë me dashuri e qetësi, e po ashtu nuk të sjell dobi kur netët i mbush me shqetësime e mundime se dhe ajo dashuri që ke të të venitet.
Mos u hidhëro: Sepse sado pasuri të kesh apo kështjella të larta të zotërosh, nëse je i hidhëruar e i dëshpëruar, ato nuk ndikojnë dhe nuk gjen rehati, përkundrazi, të shtohet edhe më tepër hidhërimi, vetmia, brengosja e pikëllimi dhe të duket sikur të përpin ajo sipërfaqe e madhe që zotëron…
Mos u hidhëro: Sepse edhe sikur të kishe të gjitha mjekimet e mjekëve më të njohur, ilaçet e farmacistëve apo edhe sugjerimet e psikologëve, nuk do të sillnin ndonjë dobi tek ty e nuk do të të gëzonin, sepse zemra jote u bë vendqëndrim për hidhërimin, sytë e tu u bënë shtrat për të, gjymtyrët e tua u hapën për të e ndërsa lëkura jote e maskoi, e fshehu atë…
Mos u hidhëro: Sepse në të vërtetë Zoti krijoi për ty tokën dhe gjithçka ka në të e mbi të, krijoi për ty kopshte, lulishte, parqe etj…, me lule e pemë të shumëllojshme, e po ashtu krijoi edhe yjet ndriçues, hënën, diellin dhe gjithçka ka në qiell, e çdo gjë e krijoi në harmoni. E ti përsëri hidhërohesh?!
Mos u hidhëro: Sepse ti ecën me këmbët e tua, merr frymë lirisht dhe thith ajër të pastër, gjumin e bën të sigurt…
Mos u hidhëro: A nuk i sheh retë e zeza se si shpërndahen…, natën e errët që i lë vendin agimit…, apo furtuna se si qetësohet…, apo edhe se si të tërheq ty drejt mirësisë e bollëkut, drejt një jetë të hareshme dhe një të ardhme të begatshme…
Mos u hidhëro: Sepse rrezet e diellit nuk të djegin sepse me hije të mbulon, etja nuk të merr se shiun ta zbret, uria nuk të kap se ushqimin ta ofron, dhimbjet t’i largon se shëndetin ta jep, e ty nuk të mbetet asgjë të bësh, vetëm të durosh pak dhe të presësh çastin…
Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi, shqetësimi, mërzia janë shkaktarë të sëmundjeve shpirtërore e trupore, janë burim i nervozizmit, shkatërrimit nervor, anktheve, etj…
Thursday, December 1, 2016
Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe dhe vdesim ne lufte pa ditur çfarë është paqja.
Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe dhe vdesim ne lufte pa ditur çfarë është paqja.
Wednesday, November 30, 2016
Jeta eshte e thjeshte si germat e nje alfabeti,por e veshtire per te formuar fjaline qe deshiron.
Jeta eshte e thjeshte si germat e nje alfabeti,por e veshtire per te formuar fjaline qe deshiron.
Armiku
Shpesh na ndodh te mos e dallojme armikun nga miku i vertete,por armiku me i madh i yni eshte ajo qe fshihet brenda nesh.
Mosha
Të rinjtë janë përherë në një gjendje të ngjashme me dehjen.,prandaj nuk arsyetojne drejt.
Ndersa te vjetrit pasi behen esell nga dehja,ankohen me keshillat e tyre per dhimbjen e shpirtit.
Feja dhe kombi
Nacionalizmi nuk eshte fe dhe as feja nuk eshte nacionalizem.
Identiteti fetar nga ai kombëtar duhet te ndahet qartësisht njëherë e përgjithmonë nga mendjet ngatërrestare.
Identiteti fetar eshte personal ne nje komb te perbashket.
Identiteti kombetar eshte i pergjithshem tek te gjithe fetaret e secilit besim.
Prandaj duhet te ecim te gjithe me parimin : " secili fene e tij por atdheu per te gjithe"!