E drejtë ligjore nuk do të thotë se është e drejtë njerëzore.
E drejtë njerëzore nuk do të thotë se është e drejtë morale.
Tjetër gjë është të mbrosh në bazë të ligjit dhe tjetër gjë është të mbrohesh në bazë të drejtësisë.
Tjetër gjë është të mbrosh liritë njerëzore dhe tjetër gjë të mbrosh të drejtat morale.
Drejtësi nuk do të thotë gjithnjë liri.
Liri nuk do të thotë gjithnjë drejtësi.
Drejtësia qëndron brenda etikës natyrale.
Liria qëndron brenda të drejtës njerëzore.