Sunday, October 18, 2020

Pasion i verbër

Reflektime 

Mbi pasimin verbërisht të dikujt duke vrarë mendimin e tij.

Një  pemë  e  vetme  nuk  është  e  jashtëzakonshme  nëse  i gjithë  pylli  ngrihet  në  të  njëjtën  lartësi. 

Poezia  është  e  mbushur  me  thënie  të  këtij  lloji, dhe  po  kështu  edhe  historia.  Për  këtë  arsye  nuk  do të  mendoja  se  këto  thënie  i  përkasin  dikujt sepse ato janë  pronë  e  përbashkët  dhe  janë  prerazi  tonat. Megjithatë,  ato  janë  më  të  rëndësishme  tek njëri sesa tek tjetri, sepse  shfaqen  në  intervale  të  rralla  dhe  kur  nuk  i pret,  dhe  sepse  është  për  t'u  habitur  që  fjalët  duhet  të  thuhen  në  çdo  kohë  nga  një njeri  që e bëri   praktikë  të rrjedhshme.  Për atë  e  mbajnë  shumica  e  personave. Në këtë vëllazëri, çdo gjë që shpreh njeriu  është thënë nën udhëheqjen  dhe komandimin e një autoriteti të  vetëm. Nuk mund,  të mbaj  mend,  pavarësisht  se përpiqemi,  të  zgjedhim  ndonjë  gjë  nga  një mori kaq e madhe gjërash po aq të mira. Vetëm i varfëri numëron kopenë e tij. Kudo  që  të  drejtoni  vështrimin  tuaj,  do  të takoheni  me  diçka  që  mund  të  dallohet  nga pjesa  tjetër,  nëse  konteksti  në  të  cilin  e  lexoni nuk do të dallohej njësoj. Për  këtë  arsye,  hiqni  shpresën  se  mund  të kurseni,  me  anë  të  epitomeve,  mençurinë  e burrave  të  shquar.  Shikoni  në  mençurinë  e  tyre si  një  e  tërë;  studioni  atë  si  një  e  tërë.  Ata  janë duke  punuar  me një  plan  dhe  duke  thurur  së bashku,  rresht  pas  rreshti,  një  kryevepër,  nga  e cila  asgjë  nuk  mund  të  merret  pa  u  dëmtuar  në tërësi. Kontrolloni  pjesët  e  ndara,  nëse dëshironi,  me  kusht  që  t'i  shqyrtoni  ato  si  pjesë të  vetë  njeriut.  

Nuk  është vetëm  një  grua  e  bukur që  i  vlerësohet  kyçi  i  këmbës  ose  krahu,  por  është pamja  e  përgjithshme e saj  e  cila të bën të admirosh tiparet e saj. Sidoqoftë,  nëse  këmbëngulni,  unë  nuk  do  të jem  dashakeq  me  ju,  por  bujar;  sepse  ka  një mori  të  madhe  të  këtyre  pasazheve;  ata  janë shpërndarë  me  bollëk  -  nuk  kanë  nevojë  të mblidhen  së  bashku,  por  thjesht  të  merren.  Ato nuk  pikojnë përpara  herë  pas  here;  ato  rrjedhin  vazhdimisht.  Ata janë  të  pandërprerë  dhe  janë  të  lidhur ngushtë.  Pa  dyshim  që  do  të  ishin  me  dobi  të madhe  për  ata  që  janë  akoma  fillestarë  dhe adhurojnë  jashtë  faltores;  sepse  maksimat  zhyten  më  lehtë  kur  ato  shënohen  dhe kufizohen si një pjesë vargu. Kjo  është  arsyeja  pse  ne  u  japim  fëmijëve  një proverb,  ose  atë  që  grekët  e  quajnë  Chria  ,    që  të mësohet  përmendësh;  kjo  lloj  gjëje  mund  të kuptohet  nga  mendja  e  re,  e  cila  ende  nuk  mund  të mbajë  më  shumë. 

Sidoqoftë,  për  një  njeri, përparimi  i  të  cilit  është  i  qartë,  të  ndjekë nga pas verbërisht thënie të  zgjedhura  dhe  të  mbështesë  dobësinë e  tij  në thëniet e të  njohura  dhe  më  të  shkurtra dhe  të  varet  nga  kujtesa  e  tij; kjo është  përçmuese; është  koha  që  ai  të  mbështetet  në  vetvete.  Ai  duhet të  bëjë  maksima  të  tilla  dhe  të  mos  i  mësojë përmendësh  ato.  Sepse  është  e  turpshme  edhe  për një  plak,  ose  për  atë  që  ka  parë  pleqërinë,  të  ketë njohuri  për  një  libër  shënimesh.  "Kjo  është  ajo  që më tha filani  ."  Por  çfarë  keni  thënë ju vetë?  "Ky  është mendimi  i  filanit."  Por  cili  është  mendimi  juaj? Për  sa  kohë  do  të  marshoni  nën  urdhrat  e  një  njeriu tjetër?  Merrni  komandën  dhe  shqiptoni  ndonjë fjalë  të  cilën  pasardhësit  do  ta  mbajnë  mend.  Shfaq diçka  nga veprimet  e  tua. Për  këtë  arsye  unë  mendoj  se  nuk  ka  asgjë  të shkëlqyeshme  në  të  gjithë  njerëzit  e  tillë  si  këta,  të cilët  kurrë  nuk  krijojnë  asgjë  vetë,  por  gjithmonë përgjojnë  në  hijen  e  të  tjerëve,  duke  luajtur  rolin  e interpretuesve,  kurrë  nuk  guxojnë  të  bëjnë  një herë  në  praktikë  ato  që  kanë  qenë  kaq  gjatë  të mësuara.  Ata  i  kanë  ushtruar  kujtimet  e  tyre  në materialin  e njerëzve të  tjerë.  

Por  është  një  gjë tjetër  të kujtohet diçka,  dhe një  gjë  tjetër  të  dihet.  Të  kujtuarit  është thjesht  mbrojtja  e  diçkaje  që  i  është  besuar kujtesës;  të  dish  gjithsesi  do  të  thotë  ta  bësh gjithçka  tënden;  do  të  thotë  të  mos  varet  nga  kopja gjatë  gjithë  kohës  duke  i  kthyer  vëmendjen mjeshtrit.

"Kështu  tha  filani,  kështu  mendoi  fisteku,  vërtet!" 

Le  të  ketë  një  ndryshim  midis  vetes  dhe  librit  tuaj! Për  sa  kohë  do  të  jeni  nxënës imitues?  Tani  e  tutje  bëhu edhe  mësues!  "Por  pse", pyet, "a  duhet  të  vazhdoj  të  dëgjoj  leksione  mbi ato  që  mund  të  lexoj?"  "Zëri  i  gjallë,"  përgjigjet dikush,  "është  një  ndihmë  e  madhe".  Ndoshta,  por jo  zëri  që  thjesht  e  bën  veten  zëdhënësi  i  fjalëve  të tjetrit  dhe  kryen  vetëm  detyrën e postierit dhe  reporterit. Merrni  parasysh  edhe  këtë  fakt.  Ata  që  nuk  e kanë  arritur  kurrë  pavarësinë  e  tyre  mendore fillojnë,  në  radhë  të  parë,  duke  ndjekur verbërisht udhëheqësin edhe në  rastet  kur  të  gjithë  e  kanë braktisur  liderin;  pastaj,  në  radhë  të  dytë,  ata  e ndjekin  atë  në  çështje  ku  e  vërteta  ende  po hetohet.  Sidoqoftë,  e  vërteta  nuk  do  të  zbulohet kurrë  nëse  pushojmë  të  kënaqur  me  zbulimet  e bëra tashmë.  Përveç  kësaj,  ai  që  ndjek  një  tjetër jo  vetëm  që  nuk  zbulon  asgjë  por  as  nuk  po heton atë që mëson. Po  pastaj?  A  nuk  duhet  të  ndjek  gjurmët  e paraardhësve  të  mi?  Unë  vërtet  do  të  përdor rrugën  e  vjetër,  por  nëse  gjej  një që është  më  e  butë  për të  udhëtuar,  unë  do marr atë rrugë.  Burrat që  kanë  bërë  këto  zbulime  para  nesh  nuk  janë zotërit  tanë,  por  udhëzuesit  tanë.  E  vërteta qëndron  e  hapur  për  të  gjithë;  akoma nuk është monopolizuar.  Dhe  ka  shumë  që  ka  mbetur edhe  për  pasardhësit  për  të  zbuluar.

#NdalohetKopjimi 
#Lejohetshpërndarja