Thelbi i optimizmit nuk është të heqësh dorë nga e kaluara e mbushur me dhimbje, as të mendosh në mënyrë pozitive për të ardhmen
Thelbi i optimizmit është të udhëtosh bashkë me mësimet e të kaluarës duke guxuar të përballesh me sprovat e të ardhmes.
Harresa nuk i shërben optimizmit.
Kujtesa nuk e dobëson shpresën.
Pesimizmi buron nga plogështia, nga frika se mos lëndohesh përsëri në të ardhmen.
Pesimizmi vret shpresën duke të hedhur prangat e dhimbjes së vjetër.
Pesimizmi luan me frikën, ndërsa optimzmi kërcen me shpresën.