Bekoni paratë tuaja
Nëse ndonjëherë ndodheni në Londër, Angli, mos harroni të vizitoni Foyle's, e cila është ndër libraritë më të vjetra në qytet. Kam gjetur më shumë xhevahire duke shfletuar përgjatë rafteve të saj me pluhur sesa në çdo librari tjetër që kam vizituar nëpër botë. Duke qenë vetë një student i përkushtuar i letërsisë për vetë-motivim, unë përgjithësisht hyj në çdo librari. Gjithmonë kërkoj një vepër pak të njohur që do të më ofrojë disa njohuri të reja mbi artin e të jetuarit që do më ndihmojë të përmirësoj cilësinë e jetës time. Dhe te Foyle, unë gjithmonë e gjej një të tillë. Disa vite më parë, gjeta një libër me titull "Nxirr magjinë e mendjes tënde". Është shkruar gati tridhjetë vjet më parë nga një burrë me emrin Al Koran, i cili asokohe njihej si "Magjistari më i Mirë Mendor në Botë". Në një kapitull të titulluar "Sekreti i Pasurisë" ai shkruan sa vijon: "Kur të dërgoni paratë tuaja, mos harroni që gjithmonë t'i bekoni. Kërkojini që të bekojë të gjithë ata që i prekin dhe urdhërojeni që të dalë dhe të ushqejë të uriturin dhe të veshë të zhveshurin dhe urdhëro të kthehet te ti një milion herë. Mos e kalo lehtë këtë. Unë jam serioz ". Gjatë ditëve të ardhshme, pse të mos ndiqni këshillat e AI Koranit dhe të shihni se çfarë do të ndodhë? Kur paguani për ushqimet tuaja, bekoni në heshtje të gjithë ata që kanë ndihmuar në sjelljen e këtij ushqimi tek ju: fermerët që e kanë rritur atë, njerëzit që e dorëzuan, që e kanë mbartur atë dhe nëpunësit e dyqaneve që e kanë furnizuar. Nëse po shkruani një çek për arsimimin e fëmijëve tuaj, pse të mos i vlerësoni në heshtje të gjithë mësuesit që po kalojnë ditët e tyre duke formuar mendjet e fëmijëve tuaj dhe të gjithë të tjerëve që bëjnë të mundur punën e tyre? Kur të nxirrni disa para për të blerë një libër në raft në një librari, bekojeni personin që po mundohet prapa banakut dhe shpresoni që paratë t'i shtojnë vlerë cilësisë së jetës së tij ose të saj.
Siç thotë ajo e vërtetë e përjetshme, "" Dora që jep është dora që mbledh ".
Edhe unë po e jap një bekim për të gjithë ata/o që më mësuan diçka për jetën, për të gjithë ata/o që do e lexojnë këtë dhe që do e shpërndajnë me qëllim që të përfitojmë nga ky bekim, për të gjithë ata/o që kanë shpenzuar mund për të përhapur dijen mes nesh në çdo formë dhe mënyrë, dhe për të gjithë ata/o që bëhen mësues të vetes dhe të të tjerëve gjatë jetës!
Bekimet më të mira qofshin për gjithë .
#ndalohetkopjimi