Tuesday, April 27, 2021

Urtësia e ngjarjeve

Besoni se koha juaj nuk është domosdoshmërisht koha e natyrës. Të dyja rrjedhin në të njëjtin  proces por me nocione të ndryshme. Ju nuk duhet keni për qëllim të dini të gjitha përgjigjet, të paktën jo tani. Kur të jeni gati për një mësim të përgjithshëm dhe një mësim specifik, përgjigja do të vijë. Çfarë argëtimi do të ishte nëse do i dinit të gjitha kthesat e komplotit të një filmi në gjysmën e tij?

Shumë njerëz nuk dinë të trajtojnë nocionin se planet dhe qëllimet e tyre nuk do të shpalosen ashtu siç i parashikojnë. Ky lloj i të menduarit pasqyron një çështje kontrolli nga ana e tyre.  Dhe prapa nevojës së tyre për të kontrolluar shpesh qëndron frika. Zoti ka plane më të mëdha për ju sesa mund t’i dini. 
Prej urtësisë është të dish të dallosh rrjedhën e ngjarjeve si domosdoshmëri dhe rrjedhën e ngjarjeve si dëshirë. Kjo urtësi ka për tju dhënë një përgjigje të saktë për çdo ngjarje dhe një këndvështrim ndryshe për gjithçka që ndodh.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja