Mendimtarët e mirë janë gjithmonë të kërkuar. Një person që e di se si mund të jetë, gjithmonë ka një punë, por personi që e di pse do të jetë, gjithmonë do të bëhet shef. Mendimtarët e mirë i zgjidhin problemet, atyre kurrë nuk u mungojnë idetë që mund të ndërtojnë diçka nga themelet dhe ata gjithmonë kanë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Mendimtarët e mirë rrallë e gjejnë veten e tyre në mëshirën e njerëzve të pamëshirshëm që do të përfitonin prej tyre ose që do i mashtronin ata, nga njerëz si diktatori nazist Adolf Hitler, i cili dikur mburrej: "Çfarë fati për sundimtarët që burrat nuk mendojnë."
Ata që zhvillojnë procesin e mendimit të mirë mund të sundojnë vetveten - edhe kur ndodhen nën një sundimtar shtypës ose brenda rrethanave të tjera të vështira. Me pak fjalë, mendimtarët e mirë janë të suksesshëm.
Unë kam studiuar njerëz të suksesshëm për shumë vite, edhe pse shumëllojshmëria që gjeta mes tyre është befasuese, unë kam gjetur se ata janë të gjithë njësoj në një mënyrë: si mendojne ata! Kjo është e vetmja gjë që ndan njerëzit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm.
Dhe ky është lajmi i mirë. Të mendoni si mendojnë njerëzit e suksesshëm.
Nëse ndryshoni të menduarit, mund të ndryshoni jetën tuaj.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja