Saturday, April 24, 2021

Nëse

Nëse përpiqesh ta joshësh dikë me pasuri, dije se ti vlen më pak se pasuria.
Nëse përpiqesh ta joshësh dikë me bukuri, dije se shpirti yt është më i shëmtuar se fytyra.
Nëse përpiqesh ta joshësh dikë me pushtet, dije se ti je më i poshtëruari nga të gjithë.
Nëse përpiqesh të krenohesh me arsimin, dije se nuk ja di vlerën dijes.
Nëse përpiqesh të krenohesh me vendin ku jeton, dije se balta e varrit është e njëjtë kudo.

Nëse krenohesh me atë që posedon, dije se një ditë, kur të largohesh nga kjo botë, asgjë nuk do marrësh me vete përveç veprave të tua.

Krenaria e vërtetë nuk qëndron në atë që posedon por në atë që vepron.

Ti je ajo që bën, jo ajo që ke.
Atëherë çfarë vlere ka ajo që ke, kur ti nuk ke vlera?

Dije se vetëm njerëzit e ndershëm të duan për atë që je, sepse në zemrat e tyre nuk ka vend zilia dhe smira.
Ndërsa njerëzit e prishur të duan për atë që ke, prandaj zemrat e tyre janë të mbushura me lakmi dhe zili.

Njerëzit e ndershëm të duan edhe nëse humbet gjithçka që posedon.
Ndërsa njerëzit e prishur të harrojnë sapo të humbet gjithçka që posedoje.

#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja