Në të kaluarën, shumica prej nesh ishin të kënaqur me një punë që thjesht paguante faturat. Por tani, ne dëshirojmë shumë më tepër në punën tonë. Ne duam përmbushje, sfidë krijuese, rritje, gëzim dhe një ndjenjë që po jetojmë për diçka më shumë sesa vetveten. Me një fjalë, ne kërkojmë kuptimin. Një nga mënyrat më të mira për të gjetur kuptimin më të lartë në punën që bëni është të përdorni teknikën e pyetjeve krijuese për t'u bërë të vetëdijshëm për ndikimin që ka puna juaj në botën përreth jush. Bëni vetes pyetje si: Kush në fund të fundit përfiton nga produktet dhe shërbimet që ofron kompania ime? ose: Çfarë ndryshimi bëjnë përpjekjet e mia të përditshme? Pasi ta bëni këtë, do të filloni të vëreni lidhjen midis punës që bëni dhe jetës që jetoni. Kjo do t'ju frymëzojë.
#lejohetshpërndarja
#ndalohetkopjimi