- Jeni ndarë?
- Jo, thjesht jemi zënë!
- Nuk flisni me njëri tjetrin?
- Jo, por mendojmë për njëri tjetrin!
- Pse jeni zënë?
- Sepse duhemi! A zien gjë kur tenxherja është bosh? A nuk e di ti që buzët përplasen me njëra tjetrën kur flasin por përsëri qëndrojnë bashkë në heshtje?
- Kur do jeni bashkë?
- Ne bashkë jemi sot dhe përgjithnjë sepse nëse dikë e ke futur në zemër, aty do mbetet gjithnjë!
- Uroj të keni sa më shumë dashuri, zënka dhe pajtime!
- Faleminderit! Gjithashtu dhe ty të uroj një tenxhere plot!
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja