Sunday, April 18, 2021

Çdo të keqe e kemi nga duart tona

Për çdo gjë negative që të ndodh në jetë, dije se askush nuk të ka faj.
Çdo të keqe e kemi nga duart tona, prandaj askënd të mos fajësojmë për atë që na ndodh.
Shpesh nuk arrijmë të kuptojmë çfarë kemi bërë apo thënë dikur; a ishte e drejtë apo e gabuar, kështu që nuk jemi të vetëdijshëm për pasojat që ndodhin më pas dhe kur ndodhin, nuk jemi të vetëdijshëm kush e ka fajin. Kështu që në mënyrë të pavetëdijshme jemi mësuar të fajësojmë të tjerët për çdo gjë që na ndodh, fajësojmë të afërmit, miqtë, shokët, sendet, makinën, fatin, qënin...dhe ka që fajësojnë dhe Zotin. Vetëm veten e tyre nuk e fajësojnë!

Nëse çdo njeri prej nesh do ishte i ndërgjegjshëm për burimin e fajeve, gabimeve dhe çdo gjëje që është e keqe, atëherë secili prej nesh do merrej me veten e tij për ta rregulluar, për të kërkuar falje që kemi akuzuar dikë, për përmirësuar mendimet dhe jetën në raport me gjithçka që jemi të lidhur. 

Në fund të fundit ne jemi të gjithë gabimtarë dhe nuk është gabim të pranosh gabimin dhe më pas të largohesh prej tij me ndërgjegje të qetë. 
Gabimi më i madh është të mos pranosh gabimet dhe të vazhdosh me këtë ide gjatë gjithë jetës. 
Shpejtoni të përmirësoni veten duke korrigjuar gabimet dhe shkoni me vrap duke kërkuar falje atyre që i keni akuzuar pa të drejtë.
Sepse gabimi është njerëzore, ndërsa falja është hyjnore. 
Ai që kërkon falje dhe ai që fal janë të dy shpirtra të pasur me dashuri.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja