Tradita Zen thotë për mendjen e një fillestari: ata që i mbajnë mendjet e hapura për koncepte të reja - ata, gotat e të cilëve janë gjithmonë bosh - gjithmonë do të kalojnë në nivele më të larta arritjesh dhe përmbushjesh. Mos hezitoni kurrë të bëni as pyetjet më themelore. Mos e ushqeni veten me frikëra imagjinare për çështje sesi do duken gjërat nëse veproj kështu e ashtu. Frika është një përgjigje e kushtëzuar, një zakon që të heq jetën, i cili mund të konsumojë lehtësisht energjinë, kreativitetin dhe shpirtin tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm. Kur frika rrit kokën e saj të shëmtuar, goditeni shpejt. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të bësh atë që ke frikë se mos dukesh keq në sytë e të tjerëve.
#lejohetshpërndarja