Mendja është një mjet i shkëlqyeshëm, që përdoret për planifikimin, reflektimin dhe mësimin për gabimet e së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten. Mendja do t'ju ndihmojë të fitoni njohuri dhe të merrni edukim nga mësimet e jetës. Por mendja nuk duhet të drejtojë gjithë shfaqjen, siç bën për shumicën e njerëzve. Balancojeni jetesën me mendje duke i dhënë ngjyra nga zemra. Në të vërtetë, është zemra që i jep kuptim jetës.
Biseda mendore që e mbush mendjen e shumicës së njerëzve ka të bëjë kryesisht me atë se pse nuk duhet të bëjmë diçka dhe pasojat e pafavorshme të dështimit.
Mendja shumë shpesh na mban të vegjël.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja