Tuesday, May 26, 2020

Bota nuk është e jotja

Bota nuk është e jotja që të bësh ndarjen sipas interesave, racave apo feve! Bota është e çdo kujt që ka lindur për të jetuar, e çdokujt që ka të drejtën të marrë frymë, e çdo kujt që ka shpirt për ta ushqyer. Bota nuk është e drejta e dikujt apo e një grupi të caktuar të cilët kanë fituar pushtet dhe pasuri! Bota është një vend ku çdo njeri ka të drejtën për të marrë dhe dhënë diçka. Kjo botë nuk është e askujt por e të gjithëve ! 
Kjo botë ka qenë para se ti të lindje dhe do të jetë kur ti të vdesësh.
Atëherë ku e gjen ti të drejtën të bësh një ndarje të tillë se kush duhet të jetojë e kush jo, ku duhet të jetojë e ku jo, si të jetojë dhe si jo !? 
A je ti Krijuesi i këtij vendi!? A nuk je dhe ti shpirt si të gjithë shpirtrat e tjerë të vdekshëm!?